Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kërkesat e "pamundura" të Rusisë për paqe: Të dalë Finlanda nga NATO dhe të mbajë gjithë territoret e pusht... Brukseli ngre alarmin për korrupsionin dhe polarizimin politik në Shqipëri Berisha nga Kukësi: Studentët dhe gjimnazistët i dhanë Edi Ramës vdekjen politike pa apel Nga TikTok-u te tregu amerikan i kokainës! Ish-oficeri britanik ngre alarmin: Bandat shqiptare zgjerojnë pe... Sky News: Si kanë ndryshuar grupet kriminale shqiptare tregtinë e kokainës në Britani “Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka “, Berisha: Lista të hapura 100 përqind, të ndajmë shtetin nga partia Ukraina forcon kufirin me Bjellorusinë, vijojnë punimet për zgjerimin e fortifikimeve mbrojtëse Berisha: Çirakët e Ramës përpiqen të mbrojnë farsën! Me zgjedhje të lira, PD është fituese Bundestagu gjerman i shton kompetencat Shërbimit Federal të Inteligjencës Detaje/ Ky është 30-vjeçari që u kap me armë në Tiranë, person me precedentë penal Plas keq mes kreut të FIFA-s dhe UEFA-s, miliarda euro në lojë Stuhia godet Tropojën, pisha gjigante shembet mbi kullën historike në Padesh
SHOWBIZ

Kufizimet amerikane rrezikojnë pjesëmarrjen e modeleve afrikane në edicionin e 75-të të konkursit Miss Universe

P
Piranjat13 November 2026, 19:08 · 2 min lexim
Kufizimet amerikane rrezikojnë pjesëmarrjen e modeleve afrikane

Përfaqësueset afrikane të modës rrezikojnë të mbeten jashtë edicionit të 75-të të konkursit Miss Universe, që do të mbahet më 24 nëntor në Porto Riko. Problemi raportohet për shkak të kufizimeve amerikane për vizat. 

Pjesë e modeleve do të jetë edhe Miss Universe Zimbabwe, Roseanna Hall, e cila ende nuk ka arritur të sigurojë vizën për të udhëtuar drejt territorit amerikan.

Hall ka treguar se prej javësh po përpiqet të marrë miratimin për vizën, pasi konkurrentet kanë nisur të mbërrijnë në Porto Riko që prej 8 nëntorit për regjistrimin dhe aktivitetet paraprake.

Ajo bëri të ditur se nuk është e vetmja në këtë situatë, pasi edhe përfaqësuesja e Sudanit të Jugut po përballet me pasiguri për pjesëmarrjen. Ndërkohë, Zambia ka vendosur të tërheqë nga gara përfaqësuesen e saj, Pamela Mubanga, për shkak të pamundësisë për të udhëtuar drejt SHBA-ve.  

Vështirësitë lidhen me kufizimet e vendosura nga administrata amerikane ndaj 19 shteteve, përfshirë Zimbabvenë dhe Zambian, përmes Proklamatës Presidenciale 10998, e cila hyri në fuqi më 1 janar 2026. Masat parashikojnë pezullimin e lëshimit të disa kategorive të vizave, përfshirë ato turistike, studentore dhe të emigracionit, si dhe kufizime për kategori të tjera vizash.

Organizatorët e Miss Universe në Zambia kanë theksuar se tërheqja e Mubangës nuk lidhet me probleme personale apo me dokumentacionin e saj, por drejtpërdrejt me kufizimet e udhëtimit të vendosura nga SHBA-të.

Sipas tyre, edhe pesë shtete të tjera afrikane po përballen me vështirësi të ngjashme, pa bërë të ditur emrat e tyre. Finalja e konkursit do të zhvillohet në Coliseum José Miguel Agrelot, në San Juan të Porto Rikos.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.