Kurti: Urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve të luftës duhet të gjykohen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin vjetor të punës së Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), nga drejtori ekzekutiv i këtij institucioni, Atdhe Hetemi.
Me këtë rast, Kurti ka vlerësuar të arriturat e institutit në dokumentimin e krimeve të luftës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet, organizatat dhe qytetarët në Kosovë dhe më gjerë. Ai ka bërë me dije se në fund të korrikut është publikuar lista preliminare me 13 mijë e 195 viktima të vrara të luftës, të verifikuara për periudhën 1998–2000. Sipas tij, databaza përditësohet çdo ditë, ndërsa rezultatet e reja do të publikohen në fund të janarit 2027. Kurti ka përmendur edhe publikimin e vëllimit të parë shkencor nga shtëpia botuese ndërkombëtare “Routledge”, me 12 punime shkencore, organizimin e konferencës së dytë ndërkombëtare shkencore, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit me institucione partnere ndërkombëtare.
"Pastaj kemi pasur edhe mbledhjen e dëshmive dhe intervistimit të të mbijetuarve me mbi 127 intervista të realizuara nga rreth 1,000 sosh sa janë të planifikuara në kuadër të projektit 'Kujtesa e Masakrave', ka theksuar Kurti.
Sipas Kurtit, arkivi i institutit po pasurohet vazhdimisht përmes mbledhjes, digjitalizimit dhe verifikimit të materialeve dokumentuese.
“Po krijohet një bazë e qëndrueshme dokumentare dhe shkencore për ruajtjen e të vërtetës historike, por njëkohësisht edhe një arkiv tejet i vlefshëm për sistemin e drejtësisë, në veçanti për Prokurorinë e Shtetit, në mënyrë që të zbardhet e vërteta, të kërkohet përgjegjësia dhe të gjithë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve ndaj shqiptarëve që janë bërë në kuadër të forcave të ndryshme të Serbisë të udhëhequra nga regjimi i Millosheviqit, të gjykohen e të dënohen në Republikën tone”, shtoi Kurti.
Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i IKKL-së, Atdhe Hetemi, ka thënë se mbështetja institucionale për dokumentimin e krimeve të luftës është dëshmi e pjekurisë politike dhe institucionale.
Ai ka theksuar se instituti është shndërruar në një qendër ku grumbullohen materialet që dokumentojnë krimet e luftës, të cilat më pas u vihen në dispozicion studiuesve, institucioneve dhe palëve që kanë nevojë për to për qëllime shkencore, kulturore dhe të drejtësisë.
Hetemi ka bërë me dije se qytetarët në Kosovë dhe diasporë po kontribuojnë vazhdimisht me informacione të reja për viktimat e luftës, ndërsa përditësimi i radhës i të dhënave pritet të publikohet në fund të janarit 2027.
"Instituti është shndërruar në një qendër në të cilën të gjithë ato burime që posedojnë materiale që dokumentojnë krimet e luftës i dorëzojnë këto materiale, dhe në të njëjtën kohë të gjitha ato palë që kanë nevojë për materiale që dokumentojnë krimet e luftës furnizohen pikërisht nga instituti për qëllime të punimeve të tyre shkencore, kulturore apo edhe për çështje të drejtësisë", pohoi ai.
Kurti i përgjigjet kritikave për uniformat: Asnjëherë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror për policët dhe ushtarët
Kryeministri Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët e pranishëm pyetur nëse janë siguruar uniformat për policët e rinj që diplomojnë sot. Ai ka theksuar se buxheti për Policinë e Kosovës është rritur vazhdimisht, ndërsa ka shtuar se asnjëherë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror e qeveritar për policët, ushtarët dhe oficerët.
Tutje ai ka thënë, sot Policisë së Kosovës pritet t'i shtohen mbi 300 kadetë të rinj, prej të cilëve rreth 30 për qind janë gra.
“Unë tash do të shkoj atje dhe natyrisht është një arritje e re që Republikës së Kosovës po i shtohen edhe mbi 300 kadetë të rinj, nga të cilët rreth 30% janë gra. Tash sa i përket furnizimit me pajisje, me uniforma, është Ministria e Punëve të Brendshme që mund t'ju japë përgjigjen e duhur mbi atë se si shkojnë proceset, por buxheti për Policinë e Kosovës është rritur vazhdimisht dhe kurrë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror e qeveritar për policin, ushtarin, oficerin dhe uniformën sikurse tani", u përgjigj ai.
Lexo edhe
KOSOVA
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

Hashim Thaçi zotohet: Do të dal me çdo qelizë time të pastër në fund të këtij rrugëtimi

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

Kurti-BE-së: Hapni negociatat për anëtarësimin e Kosovës!

Rasti i Arlinda Zekajt, aktivistet kërkojnë takim me kryeprokurorin e shtetit





