
Bëni kujdes nga temperaturat e ulëta apo gjatë udhëtimeve në vendet me dëborë. I ftohti ndikon në rritjen e infarkteve dhe problemeve të tjera kardiake. Mjekët këshillojnë pacientët që vuajnë nga zemra që në këto ditë të ftohta të vishen mirë dhe të mos neglizhojnë medikamentet. Pacientët të cilët kanë probleme me enët e zemrës duhet me patjetër të jenë më të kujdesshëm në temperaturat e ulëta, që do të thotë se duhet të marrin mjekimin në mënyrë të rregullt.
Duhet të kenë të veshura disa shtresa në momentin që temperaturat janë të ulëta.
“Shpeshherë, në vendet me borë, këta lloj pacientësh bëjnë edhe një lloj eforti të shtuar, shpeshherë duke marrë lopatat dhe duke hequr borën në segmente të caktuara, çka mund të shfaqë edhe te pacientët që nuk kanë qenë në dijeni më përpara episode të tilla siç është angina pectoris, ose ajo që njihet në popullatë si dhimbje gjoksi”, thotë kardiologu Ermir Tafai.
Ai tregon disa nga shenjat që jep zemra edhe te personat e shëndetshëm për shkak të ngushtimit të enëve të gjakut nga i ftohti. “Një dhimbje shtrënguese, që ne i themi një dhimbje retrosternale, e cila mund të përhapet majtas ose djathtas sternumit, ose majtas e djathtas gjoksit, që mund të marrë krahun e majtë ose të dy krahët njëkohësisht, ose mund të përhapet shpeshherë edhe prapa shpatullave. Një dhimbje që zgjat disa minuta dhe pushon në momentin kur futemi në ambiente të ngrohta ose në momentin kur ndalojmë pjesën e efortit”, shpjegon ai.
“Këto janë dhimbje të cilat duhen konsideruar dhe, me thënë të drejtën, janë një alarm i kuq, një kambanë alarmi që duhet patjetër të na bëjë të shkojmë drejt mjekut”.
Stina e dimrit rrit dhe përkeqëson sëmundjet kardiovaskulare, ndaj duhet bërë kujdes dhe të ndiqen rekomandimet e mjekëve.
Artikuj te sugjeruar
LIFESTYLE
13 Janar18:57
Studimi i ri zbulon se si truri i astronautëve ndryshon pas udhëtimit në hapësirë
Një studim i ri mbi efektet shëndetësore të fluturimeve në hapësirë ka treguar se truri i astronautëve ndryshon pozici...
LIFESTYLE
13 Janar17:55
Misteri i meteoritit që ra në Bari
Një shkëndijë, një shpërthim dhe menjëherë pas kësaj një gjëmim. Natën e 10 janarit, një objekt i pa...
LIFESTYLE
13 Janar17:48
"Jam gay dhe nuk më interesojnë gratë”/ Një burrë 57-vjeçar lirohet në sallën e gjyqit pas denoncimit për të
"Nuk e kam prekur kurrë, edhe sepse jam homoseksual dhe nuk kam interes për gratë”.
Kjo është ajo që një burrë 57...
LIFESTYLE
13 Janar17:21
Filloi në Kinë dhe tani po përhapet kudo! Aplikacioni i ri për njerëzit e vetmuar
Një aplikacion me një emër të pazakontë dhe paksa makabër, por me një qëllim të thjeshtë, ka arritur të b...
LIFESTYLE
13 Janar14:45
13 janari/ Pse të gjithë e konsiderojnë një ditë të pafat
Kalendari thotë të martën, data 13 sot, një ditë që konsiderohet më e pafata e vitit.
Në përgjithësi, e mar...
LIFESTYLE
13 Janar11:48
Shenjat e zodiakut që do të jenë të favorizuara financiarisht në vitin 2026
Pesë shenja të zodiakut favorizohen financiarisht në vitin 2026, pas një viti veçanërisht të vështirë. Viti 202...
LIFESTYLE
13 Janar09:46
A na bën sheqeri hiperaktivë? Ja çfarë thotë shkenca
Prej dekadash, prindërit janë paralajmëruar se konsumimi i tepërt i sheqerit, veçanërisht tek fëmijët, mund të ...
LIFESTYLE
13 Janar07:00
Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
Dashi Dita nis me energji dhe dëshirë për të lëvizur përpara. Je më i vendosur se zakonisht dhe kjo të ndihmon...
LIFESTYLE
12 Janar22:57
Foshnja “mrekulli” që lindi në pemë vdes në moshën 25-vjeçare
Ajo u pa si një "fëmijë mrekullie" pasi lindi në një pemë në të cilën nëna e saj ishte ngjitur për t'i ...
LIFESTYLE
12 Janar22:49
Majmunët e arratisur tërbohen në qytet ndërsa inteligjenca artificiale pengon përpjekjet për t'i kapur ata
Një grup majmunësh kanë kaluar ditë të tëra duke vrapuar të tërbuar në një qytet amerikan dhe inteligjenca art...