LIFESTYLE

Këto janë 10 nga rregullat më të famshme dhe të çuditshme të Met Gala! Një gabim mund të të kushtojë përjetë ftesën

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Maj 2026, 18:02
Këto janë 10 nga rregullat më të famshme dhe të

Pas tapetit ikonik dhe veshjeve marramendëse të Met Gala fshihet një listë rregullash strikte që çdo personazh i famshëm duhet të zbatojë pa diskutim. Eventi më ekskluziv i modës në botë, i organizuar çdo vit nën kujdesin e Anna Wintour, njihet jo vetëm për luksin, por edhe për disiplinën e hekurt që mund t’i përjashtojë yjet përgjithmonë nga lista e të ftuarve.

Një nga rregullat më të forta është ndalimi total i selfie-ve dhe përdorimit të telefonave brenda eventit. Organizatorët kërkojnë që magjia e mbrëmjes të mbetet private dhe larg rrjeteve sociale. Po ashtu, pirja e duhanit në ambientet e muzeut konsiderohet shkelje serioze e protokollit.

Shumë pak njerëz e dinë se në Met Gala nuk lejohen persona nën 18 vjeç. Eventi konsiderohet ekskluzivisht për të rritur, ndërsa çdo emër që merr pjesë duhet të miratohet personalisht nga Anna Wintour.

Edhe darka luksoze kontrollohet deri në detaj. Qepa, hudhra dhe ushqimet me aromë të fortë janë të ndaluara plotësisht nga menuja për të shmangur situatat e pakëndshme gjatë komunikimit mes të ftuarve. Gjithashtu shmangen ushqimet që mund të njollosin veshjet milionëshe të yjeve.

Një tjetër rregull interesant është se të ftuarit nuk zgjedhin vetë vendin ku do të ulen. Çdo tavolinë organizohet me kujdes maksimal për të krijuar kombinimet perfekte mes personazheve të famshëm, stilistëve dhe biznesmenëve më të rëndësishëm të industrisë.

Ndërkohë, respektimi i temës së eventit është pothuajse detyrim. Veshjet duhet të lidhen me konceptin artistik të mbrëmjes, pasi mosrespektimi i dress code-it konsiderohet mungesë serioziteti ndaj organizatorëve.

Megjithëse shumë yje e shohin thyerjen e rregullave si një akt rebelimi, pasojat mund të jenë të rënda. Në botën elitare të Met Gala, një gabim i vetëm mund të të fusë përgjithmonë në listën e zezë të eventit më prestigjioz të modës në botë.

10 rregulla të Met Gala që shumica nuk i dinë

Në event ndalohen totalisht selfiet dhe përdorimi i telefonit.

Pirja e duhanit brenda muzeut është shkelje e rëndë e protokollit.

Askush nën 18 vjeç nuk lejohet të marrë pjesë.

Anna Wintour miraton personalisht çdo emër në listën e të ftuarve.

Qepa dhe hudhra janë të ndaluara në menu për shkak të aromës.

Nuk serviren ushqime që mund të njollosin veshjet luksoze.

Të ftuarit nuk zgjedhin vetë vendin ku do të ulen.

Çdo person duhet të respektojë detyrimisht temën e eventit.

Shumë të famshëm paguajnë mijëra dollarë vetëm për një vend në event.

Një shkelje e madhe mund të të fusë përgjithmonë në listën e zezë të Met Gala./piranjat news

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?