Dy reparte ushtarake marrin 271 milionë euro investime ketë vit, 37% të buxhetit të mbrojtjes
Dy reparte ushtarake, konkretisht ai 3001 dhe 1001 kanë një plan investimesh prej 25.7 miliardë lekësh ose 271 milionë eurosh nga bux...
Dy reparte ushtarake, konkretisht ai 3001 dhe 1001 kanë një plan investimesh prej 25.7 miliardë lekësh ose 271 milionë eurosh nga bux...
Shqipëria po humbet popullsi dhe veçanërisht të rinj, por tkurrja e kësaj grup-moshe nuk po shoqërohet me një lehtës...
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Rastet e shumta të raportuara së fundmi për vetëvrasje dhe tentativa vetëvrasjeje tek të rinjtë kanë rikthyer në qendër të vëmendjes rëndësinë e shëndetit mendor dhe nevojën për të folur më hapur për të.
Në këtë kontekst, kemi zgjedhur të vëmë në fokusin zërin e ekspertëve, një prej të cilave, psikologia dhe psikoterapistja psikodinamike Froso Fotinaki, e cila ka ndarë një mesazh të fortë sensibilizues mbi atë që shpesh fshihet pas mendimeve vetëvrasëse, nisur nga i njëjti fenomen që ka tronditur edhe vendin fqinj, Greqinë, si për të dëshmuar se një problem i tillë nuk është lokal.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo thekson se vetëvrasja nuk duhet parë si një akt dobësie apo mungese force, por si pasojë e një dhimbjeje të thellë emocionale dhe e ndjenjës se nuk ka më rrugëdalje.
“Njerëzit që mendojnë për vetëvrasje nuk duan domosdoshmërisht të vdesin. Ata duan që dhimbja e tyre të ndalet”, shkruan ajo.
Psikologia nënvizon se shumë herë shenjat paralajmëruese janë të heshtura dhe kalojnë pa u vënë re. Izolimi, mungesa e shpresës, ndryshimet e papritura në sjellje, “lamtumirat” indirekte apo edhe një qetësi e pazakontë pas një periudhe të vështirë emocionale mund të jenë sinjale alarmi që nuk duhen injoruar.
Ajo shprehet se shoqëria ende e trajton me frikë ose heshtje këtë temë, ndërsa diskutimi i hapur mund të bëjë diferencën.
“Të flasësh për vetëvrasjen nuk i shtyn njerëzit drejt saj. Përkundrazi, mund t’u japë ndjesinë se dikush i dëgjon dhe i kupton”, thekson ajo.
Sipas saj, një nga gjërat më të rëndësishme është të mos minimizohet kurrë dhimbja e dikujt. Nëse një person flet për mendime vetëvrasëse, ai ka nevojë për dëgjim, mbështetje dhe ndihmë profesionale, jo për gjykim apo fraza të tipit “do të kalojë”.
Psikologia kujton se vetëvrasja është në shumë raste e parandalueshme, nëse personat që vuajnë marrin ndihmën e duhur në kohën e duhur. Ajo inkurajon familjarët, miqtë dhe të afërmit të jenë më të vëmendshëm ndaj ndryshimeve emocionale tek njerëzit pranë tyre, sidomos tek të rinjtë.
Në fund të mesazhit të saj, ajo u drejtohet të gjithë atyre që mund të ndihen të pashpresë:
“Nuk je vetëm. Dhimbja që po ndjen është reale, por ka njerëz që mund të të ndihmojnë. Fol me dikë që i beson, me një mik, familjar apo profesionist të shëndetit mendor. Jeta jote ka vlerë.”
Nëse ju ose dikush pranë jush ka nevojë për ndihmë emocionale apo psikologjike, mund të kontaktoni:
ALO 116 111 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë dhe Adoleshentë (24 orë)
116 117 – Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza
127 – Urgjenca mjekësore
112 – Numri kombëtar i emergjencës
Të kërkosh ndihmë nuk është dobësi. Është hapi i parë drejt shërimit.
Fryrja e barkut është një nga shqetësimet më të zakonshme, që ndonjëherë shfaqet pas një vakti të bolls...
Të kesh një qen në shtëpi nuk lidhet vetëm me shoqëri dhe argëtim, por edhe me përfitime të mundshme për sh&...
Dashi Jeni më i menduar se zakonisht dhe kjo të ndihmon të shmangësh gabimet. Kohët e fundit ke shpenzuar shumë energji, ndosht...
Një kopsht zoologjik në Kinë është kritikuar ashpër pasi vizitorët me sy shqiponje bënë një zbulim trondit&eum...
Një kthim në të kaluarën që, në një botë që përqafon gjithnjë e më shumë dixhitalin në &cc...
Të gjithë, qoftë edhe vetëm një herë, jemi ndalur te Liqeni Artificial dhe kemi parë “Mikin” që përqa...
Gjetja e një rubini të madh është e rrallë në vetvete. Por gjetja e një rubini që peshon gati 11 paund dhe pes...
Një burrë paranojak shkatërroi një pub me një buldozer, nga frika se gruaja e tij po flinte me klientët e rregullt të lokalit...
Industria e idhujve është një shtyllë qendrore e kulturës japoneze të argëtimit, me kompanitë që inv...
WhatsApp ka prezantuar biseda private me chatbot-in e tij me inteligjencë artificiale, të cilat as kompania teknologjike nuk do të jetë n&eu...