
A e nis ditën plot energji, por pa e kuptuar, ka ardhur pasditja dhe ndihesh e lodhur, e dehidratuar dhe pa energji? Nuk ke pirë ujë sa duhet, nuk ke lëvizur pothuajse fare dhe duket sikur dita po të ikën nga duart?
TikTok mendon se ka një zgjidhje dhe quhet “rregulli 3×3”. Ky trend u bë viral falë @fit.abbie, e cila tregon se 3 veprime të vogla para mesditës mund të kenë ndikim të madh në energjinë dhe mirëqenien tonë.
“Para orës 12:00, unë bëj 3,000 hapa, pi një të tretën e sasisë ditore të ujit dhe konsumoj 30 gram proteina”, tha ajo.
“Nëse bën këtë çdo ditë, do të ndihesh më në formë, më i/e shëndetshme dhe më i/e lumtur.”
Kjo ide u përhap me shpejtësi në rrjet dhe fitoi miliona shikime, me shumë përdorues që e përshkruajnë si një metodë “të thjeshtë, por jashtëzakonisht efektive”, duke e përshtatur sipas stilit të tyre të jetesës.
Pse funksionon rregulli 3×3?
Sipas trajneres personale dhe nutricionistes Kristina Turnure, kjo metodë prek tre zakone që shumë njerëz i anashkalojnë në mëngjes:
mungesën e proteinave,
dehidratimin,
dhe mungesën e lëvizjes.
“Është një metodë e thjeshtë, fleksibile dhe të ndihmon të kesh energji për pjesën tjetër të ditës,” shpjegon Turnure.
Si funksionon konkretisht rregulli 3×3?
3,000 hapa para mesditës
Një shëtitje e shpejtë në mëngjes të ndihmon jo vetëm të arrish qëllimin ditor të lëvizjes (zakonisht 8,000–10,000 hapa), por gjithashtu ul stresin, përmirëson gjumin dhe rrit qartësinë mendore, falë edhe ekspozimit ndaj dritës natyrore.
30 gram proteina në mëngjes
Proteina ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak, mbajtjen e masës muskulore dhe parandalimin e lodhjes gjatë ditës. Mund ta marrësh nga vezët, kosi grek, drithëra me proteina, etj.
1/3 e sasisë ditore të ujit
Për të qëndruar i/e hidratuar, nuk është nevoja ta pish të gjithë ujin e ditës në darkë. Duke filluar që në mëngjes me hidratimin, nxit tretjen, rrit energjinë dhe shmang dehidratimin e ngadaltë, që shpesh kalon pa u vënë re.
Nuk është nevoja ta bësh këtë çdo ditë në mënyrë perfekte. Turnure thotë:
“Çdo ditë është një mundësi për t’u përmirësuar qoftë edhe 1%. Nëse sot nuk të bëhet të ecësh apo të hash mëngjes, thjesht pi pak ujë, merr një snack të shëndetshëm dhe provo përsëri nesër.”
Pra, edhe nëse nuk e realizoni menjëherë, mos u demoralizoni.
Artikuj te sugjeruar
LIFESTYLE
4 Tetor08:52
Këto janë 4 vitaminat që duhet t’i merrni patjetër në vjeshtë
Ka nisur stina e virozave, gripit e të ftohtit dhe bashkë me të edhe kujdesi i shtuar për të mbrojtur organizmin. Ekspertët v&eu...
LIFESTYLE
4 Tetor07:14
"Financat do të dobësohen, kujdes me shpenzimet"/ Horoskopi për ditën e sotme, 4 tetor 2025
Dashi
Ditë mjaft premtuese kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat mes jush do shkojnë me se miri dhe nuk do keni &...
LIFESTYLE
4 Tetor00:03
Ishujt që u rikthyen në parajsën e dikurshme pasi u larguan minjtë
Atoli Bikar dhe Ishulli Jemo janë parajsa klasike ishujsh nga lart: plazhe me rërë të bardhë, ujëra të pastra ngjyrë bru...
LIFESTYLE
3 Tetor19:30
Si mund ta transformojë përkthimi në kohë reale udhëtimin dhe çfarë mund të humbasim
Funksioni i ri i përkthimit të drejtpërdrejtë i Apple është një ndihmë për udhëtarët, por mbështetja...
LIFESTYLE
3 Tetor18:24
Shkencëtarët krijojnë “super ushqim” për bletët/ Suplementi i ri përmirëson ndjeshëm riprodhimin në koloni
Një studim i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit ka zhvilluar një suplement ushqimor të projektuar posaçërisht për ble...
LIFESTYLE
3 Tetor16:22
Këto shenja të horoskopit do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor
Ekuinoksi i vjeshtës dhe sezoni i Peshores sjellin ekuilibër dhe reflektim, por për disa shenja, e vërteta del fuqishëm në sip&e...
LIFESTYLE
3 Tetor11:10
Vullneti/ Fuqia e brendshme që drejton jetën tonë
"Vullneti është për mendjen si një i verbër i fortë, që mban mbi shpatulla një njeri të çalë, i cili ...
LIFESTYLE
3 Tetor09:53
Modeli ‘Charger Daytona SRT Banshee EV’, anulohet dalja në treg nga Dodge
Dodge ka lënë një shije të hidhur tek shumë adhurues të markës, pasi raportet e fundit sugjerojnë se Charger Daytona S...
LIFESTYLE
3 Tetor09:34
Makinat e reja 'Mercedes-AMG', kombinim i performancës dhe dizajnit ikonik
Mercedes-AMG ka prezantuar planet për makinat e saj të ardhshme, të cilat do të përqendrohen jo vetëm në performancë, ...
LIFESTYLE
3 Tetor07:07
Horoskopi 3 tetor 2025, ja çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Dashi
Energjia ju shtyn drejt sfidave të reja profesionale. Marsi ju mbështet, duke ju bërë të vendosur dhe të guximshëm. Mu...