
OpenAI ka lançuar në SHBA një veçori të re të ChatGPT-së, të quajtur ChatGPT Health, që mund të analizojë regjistrat mjekësorë të përdoruesve për t’u dhënë përgjigje më të personalizuara mbi shëndetin dhe mirëqenien. Përdoruesit mund të ndajë të dhëna nga aplikacione si MyFitnessPal, Apple Health dhe Peloton, përveç regjistrave mjekësorë, të cilat do të përdoren për të dhënë këshilla më relevante.
OpenAI thekson se bisedat në ChatGPT Health do të ruhen veçmas nga bisedat e tjera dhe nuk do të përdoren për të trajnuar mjetet e tyre të AI-së. Kompania pohoi gjithashtu se veçoria nuk është e destinuar për diagnozë apo trajtim mjekësor, por vetëm për të mbështetur kujdesin shëndetësor.
Megjithatë, aktivistët për privatësinë shprehin shqetësime. Andrew Crawford nga organizata amerikane Center for Democracy and Technology tha se është thelbësore që të ekzistojnë masa të forta për mbrojtjen e informacionit shëndetësor të përdoruesve. “Të dhënat shëndetësore janë ndër më të ndjeshmet që një person mund të ndajë dhe duhet të mbrohen me rigorozitet,” tha ai. Crawford gjithashtu paralajmëroi se ndërsa OpenAI po eksploron modele biznesi që përfshijnë reklamim, është jetësore që të dhënat shëndetësore të mbeten të ndara nga kujtimet e tjera të ChatGPT-së.
Sipas OpenAI-së, më shumë se 230 milionë njerëz pyesin chatbot-in e tyre për shëndetin dhe mirëqenien çdo javë. Blogu i kompanisë thekson se ChatGPT Health ka “privatësi të përmirësuar për të mbrojtur të dhënat sensitive”.
Ekspertë të industrisë e shohin këtë veçori si një hap të rëndësishëm. Max Sinclair, CEO dhe themelues i platformës së marketingut AI Azoma, e përshkroi lançimin si një “moment vendimtar” që mund të transformojë kujdesin ndaj pacientëve dhe tregtinë, duke ndikuar jo vetëm tek mënyra se si njerëzit marrin informacion mjekësor, por edhe tek blerjet që mund të bëjnë për trajtimin e problemeve të tyre.
OpenAI planifikon ta bëjë fillimisht këtë veçori të disponueshme për një “grup të vogël përdoruesish të hershëm” dhe ka hapur një listë pritjeje për akses. Megjithatë, ChatGPT Health nuk është ende i disponueshëm në MB, Zvicër dhe Zonën Ekonomike Evropiane, ku kompanitë teknologjike duhet të respektojnë rregulla të rrepta mbi përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave.
Crawford paralajmëroi se lançimi në SHBA nënkupton që disa firma, që nuk janë të detyruara nga ligjet për privatësinë, “do të mbledhin, ndajnë dhe përdorin të dhënat shëndetësore të njerëzve”. Ai shtoi se rregullat për mbledhjen, përdorimin dhe ruajtjen e të dhënave janë të vendosura nga vetë kompanitë, duke e bërë mbrojtjen e të dhënave një çështje kritike.
Artikuj te sugjeruar
LIFESTYLE
9 Janar17:35
Bëri seks me të burgosurin në shtëpinë e saj dhe ngeli shtatzënë me të, jepet vendimi për oficeren
Sarah Barnett, ish-oficere burgu në Derbyshire, Angli, u shpall fajtor për shpërdorim detyre pasi filloi një marrëdhënie të p...
LIFESTYLE
9 Janar07:00
Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
Dashi
Dashi
Një ditë dinamike që të shtyn të marrësh iniciativa dhe të shprehësh mendimin pa hezitim. Në punë...
LIFESTYLE
8 Janar07:17
Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
Dashi Sot ndiheni më energjikë dhe të motivuar për të ndërmarrë hapa të rinj, sidomos në fushën prof...
LIFESTYLE
7 Janar22:55
Ndodh në Shkup/ Bekoi makinat e policisë në ambientet e ministrisë, nisin hetimet për priftin
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedonin e Veriut njoftoi se autoritetet kanë nisur një hetim për priftin i cili zhvilloi nj...
LIFESTYLE
7 Janar16:15
Paralajmërojnë shkencëtarët: Vullkani nëndetar pranë SHBA-ve mund të shpërthejë në vitin 2026
Një nga vullkanet nëndetare më aktive në botë, Axial Seamount, i ndodhur rreth 480 kilometra larg brigjeve të shtetit amerikan t...
LIFESTYLE
7 Janar15:02
Marrëdhëniet përmirësohen për këto shenja të zodiakut në janar 2026
Në janar të vitit 2026, marrëdhëniet përmirësohen ndjeshëm për disa shenja të zodiakut , pasi ato marrin një...
LIFESTYLE
7 Janar14:40
Sot komunikimi dhe flirtimi janë në kulm për këto dy shenja të horoskopit
Sot Hëna ndodhet në shenjën e Virgjëreshës, duke sjellë një humor të qetë dhe të ekuilibruar. Energjia e saj...
LIFESTYLE
7 Janar07:00
Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
Dashi Dita sjell energji dhe dëshirë për të vepruar, por është e rëndësishme të mos nxitosh. Në punë mu...
LIFESTYLE
6 Janar19:02
Babai rreh me lugë druri djalin 11-vjeçar dhe videoja bëhet virale. Prindërit e pësojnë pas rrengut nga vajza e vogël
"Unë jam prindi yt", bërtet burri 59-vjeçar nga Katania, duke e goditur vazhdimisht djalin e tij 11-vjeçar me një lugë druri. ...
LIFESTYLE
6 Janar14:57
Pesë kontrollet bazë shëndetësore që nuk duhet t’i neglizhoni në vitin 2026
Në vitin 2026, kujdesi parandalues për shëndetin mbetet një nga mënyrat më efektive për të shmangur sëmundjet ser...