
Një objekt krejt i pafajshëm po shndërrohet në mjet modern vjedhjeje, me grabitësit që shfrytëzojnë momentin e befasisë së pronarit të një mjeti. Vjedhjet e makinave evoluojnë vazhdimisht, bandat braktisin teknikat e ndërlikuara elektronike dhe po përdorin kurthe të thjeshta, të përditshme, që mund të mashtrojnë edhe drejtuesit më të kujdesshëm. Ndërsa shumë shoferë shqetësohen për dobësitë e sistemeve keyless, keqbërësit tregojnë se nganjëherë metoda më e efektshme është edhe më e thjeshta.
Së fundmi, në disa vende të Evropës janë regjistruar raste ku hajdutët përdorin një objekt që të gjithë e kemi në shtëpi ose në makinë: një shishe plastike uji. Thjeshtësia e saj është edhe arma më e madhe e këtij truku, pasi shumica e drejtuesve nuk do t’i kushtonin kurrë vëmendje, e aq më pak ta konsideronin të dyshimtë.
Sipas raportimeve, shishja e zakonshme plastike përdoret në një mënyrë të thjeshtë por shumë të zgjuar. Ajo vendoset mes njërit prej rrotave të pasme dhe harkut të gomës. Kur drejtuesi i pavëmendshëm ndez makinën dhe lëviz disa metra, rrota shtyp shishen, duke krijuar një zhurmë shumë të fortë. Shoferi, i alarmuar nga tingulli, del menjëherë të kontrollojë rrotën e pasme për të parë çfarë ka ndodhur. Në nxitim e sipër, ai zakonisht harron çelësat në kontakt. Pikërisht atë çast, grabitësit që e vëzhgojnë nga afër futen në makinë dhe e marrin duke ikur përpara syve të tij.
Dhjetëra drejtues automjetesh në Evropë kanë rënë tashmë pre e këtij mashtrimi, ndaj policitë kanë ngritur alarmin dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm.
Rekomandimi kryesor, para se të hyni në makinë, kontrolloni vizualisht zonën përreth rrotave dhe pjesën e jashtme të automjetit. Nëse vini re një shishe të futur mes rrotës dhe harkut, njoftoni menjëherë policinë, pasi hajdutët ka shumë gjasa të jenë fshehur vetëm disa metra larg.
Artikuj te sugjeruar
LIFESTYLE
7 Dhjetor12:24
Gjuha e rrallë e fshatit grek që nuk e kuptojnë as vetë grekët
Në lindje të Rodosit, rreth 30 kilometra nga qyteti, shtrihet Arkangjelos - një nga fshatrat më të mëdhenj dhe më të gja...
LIFESTYLE
7 Dhjetor12:19
Historia e vajzës 9-vjeçare shqiptare që fitoi festivalin historik italian
Emma Dakoli, 9 vjeç, u shpall mbrëmjen e së dielës fituese e edicionit të 68-të të “Zecchino d’oro”, nj&e...
LIFESTYLE
7 Dhjetor10:25
Video/ Shpërthimi spektakolar i vullkanit, shini se si ngrihen shatërvanët e zjarrtë prej 100 metrash
Episodi 38 i shpërthimit gati njëvjeçar të Kilauea-s përfundoi të shtunën pas pak më shumë se 12 orësh.
Sh&...
LIFESTYLE
7 Dhjetor08:38
Dhjetori nuk është muaji i tyre/ Këto janë tre shenjat e pafata të zodiakut
Pak para fundit të vitit vjen momenti kur qëndrojmë pak me veten dhe dallojmë ato që duam t’i marrim me vete në vitin e ri d...
LIFESTYLE
7 Dhjetor07:15
Njihuni me parashikimin e motit e diel, 7 dhjetor
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime të...
LIFESTYLE
6 Dhjetor07:00
Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
Dashi
Gjate kësaj dite do ndiheni mjaft te lumtur pranë atij qe dashuroni. Ne krahët e tij do përjetoni kënaqësi pa fund dhe do...
LIFESTYLE
5 Dhjetor23:54
VIDEO/ Incidenti i pazakontë, gomari përfundon në Parlament dhe përplaset me deputetët
Një incident i çuditshëm dhe zbavitës ndodhi brenda Parlamentit të Pakistanit kur një gomar hyri papritur në sallën e ...
LIFESTYLE
5 Dhjetor22:56
çfarë duhet të konsumoni për qarkullimin sa më të mirë të gjakut
Hudhra është një nga thesaret më të mrekullueshëm të nëntokës. Që në lashtësi, hudhra është...
LIFESTYLE
5 Dhjetor21:41
Historia prekëse e veteranit 88-vjeçar që humbi pensionin dhe punon 8 orë në ditë, por fati i buzëqesh me mbi 1 milion dollarë
Një veteran 88-vjeçar i Ushtrisë Amerikane është bërë viral pasi zbuloi se punon pesë ditë në javë n&eu...
LIFESTYLE
5 Dhjetor20:49
Si përhapen lajmet e rreme të mjekëve për të shitur suplemente nëpërmjet inteligjencës artificiale
TikTok dhe platforma të tjera të mediave sociale po transmetojnë video të rreme të gjeneruara nga inteligjenca artificiale të mjek...