Aksidentet rrugore rriten 6.8% në gjysmën e parë të vitit, kryeson Tirana
Aksidentet rrugore në vend u rritën në qershor, ndërsa numri i tyre në gjysmën e parë të vitit u zgjerua me 6.8% kraha...
Aksidentet rrugore në vend u rritën në qershor, ndërsa numri i tyre në gjysmën e parë të vitit u zgjerua me 6.8% kraha...
Analisti Enton Abilekaj ka reaguar për marrëveshjen që pritet të shqyrtohet në Kuvend, duke paralajmëruar se miratimi i saj pa u...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare është është shndërruar në një skandal...
Napoli ka siguruar fitoren e parë nën drejtimin e Massimiliano Allegrit. Në miqësoren e zhvilluar në Dimaro,...
Një moment i pazakonte është regjistruar ditën e sotme në ambientet e Kuvendit. Në përfundim të seancës plenare, ...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur të zgjasë me 3 muaj të tjerë afatet e hetimit për ish-zëvendëskryeministren dhe min...
Është zbardhur dëshmia e Rozalinda Plakës, ish-të fejuarës së Refit Buzit, i cili tre ditë më parë vrau prin...
Një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta është regjistruar në zonën e pedonales, pranë...
Ish-mesfushori legjendar ka konfirmuar vetë, përmes një postimi në rrjetet sociale, se nuk është më kandidat për panki...
Tensione në protestën e sotme. Ndërsa kanë qenë duke vijuar marshimin, pati një situatë kaotike. Policia u vendos kordon d...
Nga Albert Vataj
Kjo frazë monumentale e tolerancës i atribuohet Volterit, megjithëse nuk gjendet në asnjë nga veprat e tij. Është një parafrazë e mendimeve të tij, të shprehura nga shkrimtarja Evelyn Beatrice Hall, në librin e saj “Miqtë e Volterit” (1906). Fraza shpërfaq parimin e lirisë së shprehjes dhe mendimit, të cilin Volteri i ka mbrojtur dhe promovuar gjithmonë, duke e patur atë si postulat.
Volteri (21 nëntor 1694 – 30 maj 1778) ishte një nga shkrimtarët më të nderuar dhe më të cituar në historinë e letërsisë, gjithëpoaq i konsideruar si një nga baballarët e Iluminizmit. Ai ishte mbështetësi i zëshëm, kujdestari i patundur dhe kryqtari i palodhur për idealet më të larta të tolerancës, bashkëjetesës së harmonishme mes diversiteteve të kulturave dhe botkuptimeve.
Veprat e tij karakterizohen nga një stil ironik dhe polemik, në të cilin ai kritikon padrejtësitë, bestytnitë dhe fanatizmin. Ndër veprat e tij më të njohura janë “Fjalori filozofik”, “Candide” dhe në kryeradhë të të gjithave “Traktat mbi tolerancën”.
Në zemër të demokracive moderne qëndron besimi themelor në lirinë e shprehjes. Është një gur themeli që i lejon njerëzit të shprehin mendimet, besimet dhe ndjenjat e tyre pa frikë nga hakmarrja.
Fraza e Volterit na fton të kuptojmë se në një shoqëri të ndryshme do të ketë gjithmonë mendime të ndryshme. Më shumë se një kërcënim, kjo përfaqëson një pasuri. Perspektivat e ndryshme japin nuancë dhe pasurojnë debatin publik. Të mbrosh të drejtën e dikujt për të shprehur një opinion nuk do të thotë domosdoshmërisht të pajtohesh me të, por të njohësh rëndësinë e pluralitetit në diskursin publik.
Toleranca është një virtyt që kultivohet me kalimin e kohës. Pranimi se të tjerët kanë të drejtë të shprehin mendime të kundërta me tonat, na detyron të reflektojmë mbi vlerat dhe besimet tona. Ky reflektim mund të na shtyjë të riafirmojmë bindjet tona ose t’i rishqyrtojmë ato, por në të dyja rastet na pasuron si individë dhe si shoqëri.
Gjatë historisë, ne kemi parë rreziqet e censurës dhe shtypjes së shprehjes së lirë. Diktaturat dhe regjimet autoritare shpesh fillojnë duke kufizuar fjalën e lirë. Duke mbrojtur të drejtën e secilit për t’u shprehur, ne mbrojmë gjithashtu demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Megjithatë, si me të gjitha të drejtat, liria e shprehjes ka kufijtë e saj. Nuk mund të përdoret për të nxitur dhunë ose për të përhapur urrejtje. Këtu qëndron sfida: Si ta balancojmë të drejtën e shprehjes së lirë me përgjegjësinë për të mbrojtur shoqërinë nga fjalët e dëmshme?
Fraza që i atribuohet Volterit është një kujtesë e vazhdueshme e rëndësisë së lirisë së shprehjes në një shoqëri demokratike. Ai na bën thirrje që të jemi tolerantë, të vlerësojmë diversitetin e opinioneve dhe të jemi gjithnjë vigjilentë ndaj përpjekjeve për të kufizuar këtë të drejtë themelore. Është një thirrje për të mbrojtur jo vetëm zërat tanë, por edhe zërat e atyre me të cilët nuk jemi dakord. Sepse në këtë mbrojtje qëndron thelbi i vërtetë i lirisë.
Po, iluministët duhet të kryesojnë betejat për lirinë e shpirtit, tha Volter, edhe pse nuk ishte i vetëm në këtë sipërmarrje, atij ju desh që i vetëm t’i bënte ballë kërcënimeve dhe pengimeve që ky parim i vuri përballë si prej krejt ndeshjeve, këtë më të vështirën dhe fondamentalen.
Ke parë ndonjëherë një film që të trondit shpirtin? Ke lexuar një citat që të ngjalli një ndjenjë të...
Ai u formua shumë afër Diellit dhe u përplas me Tokën primordiale vetëm 100 milion vjet pas lin...
Krijimtaria e shkrimtarit amerikan Mark Twain është pasur si botues dhe lektor e bënë që të cilësohej nga William Faulkn...
Më 2 dhjetor shënohet 73-vjetori i lindjes së Visar Zhitit, shkrimtarit dhe poetit që ka lënë gjurmë të pashlyeshme n&eu...
Nëse keni vënë re që gjyshërit tuaj zgjohen herët, ndërsa adoleshentët kanë vështirësi të ngrihen ...
Sëmundjet e zemrës mund të parandalohen në 90 përqind të rasteve me zakone më të shëndetshme jetese. Kur bë...
Dashi Do i jepni rëndësinë e duhur jetës suaj ne çift gjate kësaj dite dhe do përjetoni ndjesi akoma me te veçant...
Një autoportret nga Frida Kahlo vendosi një rekord të ri në ankand për artisten meksikane, duke arritur 54.7 milionë dollarë...
Një studim i ri zbulon se reduktimi i përdorimit të rrjeteve sociale për vetëm një javë mund të ulë ndjeshëm...
Një kryebashkiak italian i ka kërkuar falje familjes së Luciano Pavarotti-t pasi një pistë akulli për Krishtlindje bllokoi nj&eu...