Një shtet tradicionalisht i dominuar nga republikanët/ Marsha Blackburn zgjidhet guvernatorja e parë grua në historinë e Tenesit
NASHVILLE – Republikania Marsha Blackburn ka fituar zgjedhjet për guvernatore të shtetit të Tenesit, duke u bërë gruaja e parë që merr këtë post në historinë e shtetit amerikan. Sipas vlerësimeve të ekipit të analizës së rezultateve zgjedhore të CNN, senatorja republikane ka siguruar fitoren përballë kandidatit demokrat Jerry Green. Blackburn do të shkruajë kështu […]

NASHVILLE – Republikania Marsha Blackburn ka fituar zgjedhjet për guvernatore të shtetit të Tenesit, duke u bërë gruaja e parë që merr këtë post në historinë e shtetit amerikan.
Sipas vlerësimeve të ekipit të analizës së rezultateve zgjedhore të CNN, senatorja republikane ka siguruar fitoren përballë kandidatit demokrat Jerry Green.
Blackburn do të shkruajë kështu një faqe të re në historinë politike të Tenesit, një shtet tradicionalisht i dominuar nga republikanët.
Ajo do të pasojë në këtë detyrë guvernatorin aktual, Bill Lee, të cilit po i përfundon mandati.
Fitorja e Blackburn shënon një moment historik për përfaqësimin e grave në politikën e Tenesit, pasi për herë të parë në këtë shtet një grua do të drejtojë ekzekutivin shtetëror.
Lexo edhe
BOTA
SHBA/ I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, zbulohet se e dënuara me vdekje vuan nga një formë e rrallë kanceri

Fitore historike në Michigan/ “Habibi, do të më betohesh në janar”, Abdul El-Sayed pritet të bëhet senatori i parë mysliman në SHBA...

Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale?

Zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë!

Kostoja e jetesës dhe emigracioni ndikuan te votuesit/ Historike në Teksas, James Talarico mposht kandidatin e Trump, demokratët rikthehe...





