Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshim

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, duke e cilësuar rezultatin si një mesazh të qartë të qytetarëve për nevojën e ndryshimit politik në vend.
Përmes një reagimi në rrjetin social X, Obama u shpreh se votuesit amerikanë kanë kërkuar një politikë që bashkon njerëzit dhe jo një politikë që thellon ndarjet mes tyre.
“Sonte, populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë – ata duan një politikë që i bashkon njerëzit në vend që t’i ndajë, dhe udhëheqës që ofrojnë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen”, shkroi ish-presidenti.
Gjatë fushatës zgjedhore, Obama ishte angazhuar në mbështetje të disa kandidatëve demokratë në shtete të rëndësishme elektorale, përfshirë Michiganin dhe Xhorxhian.
Ai theksoi gjithashtu se pas rezultatit zgjedhor, demokratët duhet të përqendrohen te puna konkrete dhe te zbatimi i ndryshimeve që kanë mundësi të realizojnë.
“Puna jonë tani është të përveshim mëngët, të bëjmë ndryshime kudo që kemi fuqinë për ta bërë këtë, të parandalojmë dëme të mëtejshme dhe të hedhim themelet për të ardhmen”, përfundoi Obama.
Reagimi i ish-presidentit vjen pas fitores së demokratëve, të cilët kanë siguruar shumicën në të dyja dhomat e Kongresit amerikan, duke ndryshuar raportet politike të forcave në Uashington për dy vitet e fundit të mandatit të Donald Trump.
Lexo edhe
BOTA
Një shtet tradicionalisht i dominuar nga republikanët/ Marsha Blackburn zgjidhet guvernatorja e parë grua në historinë e Tenesit

SHBA/ I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, zbulohet se e dënuara me vdekje vuan nga një formë e rrallë kanceri

Fitore historike në Michigan/ “Habibi, do të më betohesh në janar”, Abdul El-Sayed pritet të bëhet senatori i parë mysliman në SHBA...

Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale?

Zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë!





