Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit
POLITIKE

Paga në 12 borde/ Mazniku kërkon 10 mln lekë nga Berisha. Avokati: Padia, e pabazë

Nga Boldnews.al Rreth 5 vjet më parë, deputeti aktual i Partisë Socialiste, Arbjan Mazniku, në atë kohë nënkryetar i Bashkisë

P
Piranjat 3 November 2026, 18:55 · 4 min lexim
Paga në 12 borde/ Mazniku kërkon 10 mln lekë nga Berisha.

Rreth 5 vjet më parë, deputeti aktual i Partisë Socialiste, Arbjan Mazniku, në atë kohë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, u vë në qendër të kritikave, për shkak të numrit të lartë të pagave që merrte në struktura të ndryshme publike.

Në raportimet mediatike të fillim-shkurtit 2021, ai rezultonte se paguhej në 12 borde të ndryshme njëkohësisht. Këto të dhëna u përdorën për qëndrim politik nga Sali Berisha, kryetari aktual i Partisë Demokratike, në një postim në rrjetet sociale, diku rreth një muaj pas raportimeve fillestare.

Mazniku, i cili nuk sqaroi asnjëhërë publikisht pozicionin e tij, zgjodhi që të bënte një padi civile ndaj Berishës, një lëvizje që, sipas avokatit të kryedemokratit, Franc Nuri, është një tentativë për të frenuar denoncimin dhe qëndrimin publik.

Pas më shumë se pesë vitesh nga iniciimi i procesit civil, Arbjan Mazniku kërkon një dëmshpërblim në shumën 10 milionë lekë të reja nga Sali Berisha, duke i vendosur këtë çmim nderit dhe reputacionit të tij publik.

Çështja po shqyrtohet nga gjyqtarja e Tiranës, Manjola Xhaxho dhe tashmë është në fazën finale të saj. Deputeti socialist përfaqësohet në gjykim nga avokati Plarent Ndreca, i njëjti që mbron aktualisht ish-shefin e tij në Bashki, Erion Veliaj dhe që është futur personalisht në një kurs përplasjeje të ashpër publike me kryeministrin Edi Rama.

Për një koincidencë interesante, Arbjan Mazniku kërkon dëmshpërblim nga Berisha në shumën 10 milionë lekë, e njëjtë me atë që ka kërkuar në disa padi Edi Rama ndaj drejtuesit demokrat dhe që ka dështuar në të gjithë rastet.

Avokati Franc Nuri, i cili mbron interesat e Berishës në këtë proces gjyqësor, i tha gjykatës se padia e Maznikut është e pabazuar në ligj dhe në prova.

Sipas tij, deklarimet e Berishës, përveçse janë të prejardhura nga raportimet mediatike, “ato përbëjnë qëndrim politik, si politikan, deputet dhe një prej denoncuesve më të mëdhenj të skandaleve të kësaj maxhorane”.

Gjithashtu, mbrojtësi ligjor konstaton se, megjithëse raportimet për pagesat e shumëfishta të Maznikut janë përhapur gjerësisht në media dhe janë përdorur nga politikanë të ndryshëm, ligjvënësi socialist ka zgjedhur që të padisë vetëm Berishën.

“Natyrisht, asnjëri nuk duhet të jetë i kufizuar në të drejtën e padisë, por fakti që Mazniku padit vetëm Berishën, duket si një tentativë për prodhuar efekt frenues mbi debatin politi dhe denoncimin publik”, theksoi Nuri në qëndrimin e tij në gjykatë.

Në vijim, përfaqësuesi ligjor i kryedemokratit u shpreh se “deklarimi i zotit Berisha nuk është veprim i paligjshëm. Po ashtu, nuk ka as dëm të pretenduar nga paditësi Mazniku prej deklaratave të Berishës, pasi informacioni ka qarkulluar më parë publikisht në media dhe debatin publik”. /Bold/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.