Bënë simbolin e shqiponjës në Malin e Zi, 4 gjimnazistët nga Durrësi kalojnë natën në polici
Një udhëtim turistik i nxënësve të gjimnazit “Naim Frashëri” në Durrës drejt Malit të Zi ësht&eum...
Një udhëtim turistik i nxënësve të gjimnazit “Naim Frashëri” në Durrës drejt Malit të Zi ësht&eum...
Një 34-vjeçar, i dyshuar për një seri vjedhjesh në Tiranë dhe Vlorë, është arrestuar nga policia. Në pranga...
Në Prishtinë do të mbahet sot protesta e pestë radhazi për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Tubimi...
Protesta e zhvilluar sot në Tiranë ka tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane Corriere della Sera, e cila raporton për pë...
Kompania e sigurisë private, “Myrto Security”, të cilës iu hoq licensa pas episodeve të rënda në Zvërnec, në...
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe është pjesë e dosjes hetimore të SPAK p...
Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 1 nëntorit në zonën e Tufinës, ...
Në muret pranë institucioneve qeveritare në Tiranë janë shfaqur parulla të shkruara nga studentë që protestojnë ku...
Policia ka arrestuar 6 persona, mes tyre dy të mitur, në vijim të hetimeve për aktet e dhunës të regjistruara gjatë protest&...
Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në rrugën e Voskopojës....
Situata në protestën e studentëve në Tiranë vijon të jetë e tensionuar. Pas djegies së koshave të mbeturinave dhe incidenteve të mëparshme, drejt efektivëve të policisë po hidhen molotovë dhe sende të forta. Forcat speciale janë vendosur në gatishmëri, ndërsa në zonë ka dalë edhe një automjet ujëhedhës.
Tensionet nuk kanë të ndalur në protestën që po zhvillohet këtë të shtunë në kryeqytet. Situata është përshkallëzuar më tej, ndërsa në drejtim të forcave të policisë po hidhen molotovë dhe sende të forta, duke rritur rrezikun e përplasjeve mes protestuesve dhe efektivëve të rendit.
Përballë këtyre zhvillimeve, policia ka shtuar masat e sigurisë, ndërsa në terren kanë dalë edhe forcat speciale, të cilat janë vendosur në gatishmëri për të ndërhyrë nëse situata del jashtë kontrollit. Në zonën e protestës është pozicionuar gjithashtu një automjet ujëhedhës, ndërsa efektivët po monitorojnë lëvizjet e protestuesve.
Incidentet e fundit vijnë pas tensioneve të regjistruara më herët përpara Ministrisë së Arsimit, ku disa të rinj të maskuar u vunë flakën koshave të mbeturinave. Pas këtyre veprimeve, policia u bëri thirrje protestuesve përmes megafonit që të distancoheshin nga aktet e dhunës dhe të shmangnin përplasjet.
Gjatë protestës është raportuar gjithashtu për hedhjen e sendeve me llastiqe në drejtim të Ministrisë së Arsimit, çka solli paralajmërime të tjera nga forcat e rendit për ndërprerjen e veprimeve të dhunshme.
Protesta e sotme zhvillohet në ditën e 19-të të mobilizimit studentor kundër qeverisë. Studentët u grumbulluan fillimisht në Rrugën e Durrësit, përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa kishin paralajmëruar edhe një marshim drejt Kryeministrisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa pakënaqësitë e shprehura gjatë javëve të fundit lidhen me kostot e arsimit, kushtet e jetesës, mundësitë e punësimit dhe korrupsionin.
Tubimi është shoqëruar edhe me tensione mes studentëve dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike. Deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, së bashku me mbështetës të opozitës, marshuan nga selia e PD-së drejt Kryeministrisë dhe më pas iu drejtuan Ministrisë së Arsimit, ku u përballën me kundërshtimin e një pjese të protestuesve.
Një protestues i cili u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Shtetit, pasi kishte dhënë një intervistë për media...
Situata është përshkallëzuar në Rrugën e Durrësit, pasi protestuesit kanë gjuajtur llastiqe kundër efektivëve ...
Situata para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar. Protestuesit kanë ndezur flakadanë dhe disa kosha mbeturinash,...
Aktori, moderatori i Piranjave dhe aktivisti Florjan Binaj i është bashkuar protestës studentore. Protesta po mbahet nën masa të...
“Shqiptarët janë bashkë, por jo kriminelët”, u shpreh një tjetër protestuese gjatë tubimit. Ndërsa një ...
Dy protestues të vegjël janë ulur te vizat e bardha në rrugën te Ministria e Arsimit, ndërsa para tyre qëndrojnë efekti...
Tre aksidente rrugore janë regjistruar brenda një harku kohor prej vetëm 30 minutash në fshatin Fshat të Bashkisë Klos, në ak...
Siç edhe ishte paralajmëruar studentët, qytetarët janë organizuar në protestë të Ministria e Arsimit. Forca policia ja...
Një tubacion i ujit të pijshëm ka pësuar defekt në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan, duke lënë prej disa dit&...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë dalë nga selia blu dhe pritet t’i bashkohen protestës kombëtare, në shenjë mb...