Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
KLSH: Koncesioni i sterilizimit tejkaloi me 3.5 miliardë lekë financimin e planifikuar Blerja e një banese, 76% më e shtrenjtë në raport me të ardhurat se para 10 vitesh, rekord në Europë E martë, ditë “tersi” për disa shenja/ Nga stuhia në çift te krizat financiare, ja kush duhet të bëjë kujde... Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen
LIFESTYLE

Peshku helmues tropikal shfaqet në një plazh të Anglisë, dyshohet se u soll nga stuhitë

Një krijesë detare tepër helmuese, që zakonisht jeton në ujërat tropikale, është zbuluar në një plazh të Anglisë, pasi dyshohet se është zhvendosur qindra kilometra nga stuhitë e fuqishme

P
Piranjat 9 November 2026, 13:24 · 2 min lexim
Peshku helmues tropikal shfaqet në një plazh të Anglisë,

Një krijesë detare tepër helmuese, që zakonisht jeton në ujërat tropikale, është zbuluar në një plazh të Anglisë, pasi dyshohet se është zhvendosur qindra kilometra nga stuhitë e fuqishme. Bëhet fjalë për një peshk të njohur si pufferfish, i cili u gjet i ngordhur në plazhin Knoll Beach, në Studland të Dorset. Zbulimi u bë nga zhytësi Owen Booty, i cili fillimisht mendoi se objekti i rrumbullakët në rërë ishte një bovë e vogël.

Por kur u afrua, kuptoi se ishte një peshk i fryrë si tullumbace, me gjatësi rreth 43 centimetra. “Kam kaluar shumë kohë duke eksploruar bregdetin e Dorset, por nuk e prisja kurrë të gjeja një peshk të tillë”, tregoi ai. Fotografitë iu dërguan organizatës Dorset Wildlife Trust dhe një biologu detar, të cilët konfirmuan identifikimin.

Ekspertët shpjegojnë se këta peshq gjenden zakonisht në Atlantikun e ngrohtë, Oqeanin Indian dhe Paqësor. Dyshohet se stuhitë e fundit Austen dhe Boalo e kanë shtyrë krijesën drejt brigjeve britanike. Peshku ka aftësinë të fryhet për t’u mbrojtur nga grabitqarët, por përmban toksina shumë të rrezikshme për njerëzit. Helmimi mund të ndodhë veçanërisht nga konsumimi i peshkut të përgatitur gabimisht. Organizata Dorset Wildlife Trust u ka bërë thirrje qytetarëve të mos i prekin këta peshq dhe të raportojnë çdo rast të ngjashëm.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.