VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni

Një situatë shqetësuese është denoncuar në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku grumbuj të mëdhenj mbeturinash janë kthyer në një problem serioz për banorët e zonës.
Pamjet e mbërritura në redaksinë e Piranjat news tregojnë mbeturina të hedhura në mënyrë të pakontrolluar, të shpërndara në një hapësirë të konsiderueshme. Sipas denoncimit, situata paraqitet alarmante në Lagjen 17, në rrugën “Drenica”, ku era e rëndë që përhapet nga mbeturinat e bën edhe më të vështirë jetesën për banorët.
Qytetarët shprehen të shqetësuar për rrezikun që paraqet kjo ndotje për shëndetin publik, duke e cilësuar zonën si një burim të mundshëm infeksionesh.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen urgjente të institucioneve përgjegjëse për pastrimin e zonës dhe marrjen e masave që kjo situatë të mos përsëritet./piranjat news
Lexo edhe
AKTUALITET
E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

"Jo thjeshte protestë, por lëvizje shoqërore"/ Dy protestueset: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

Mashtrimet përmes SMS-ve/ Policia e Shtetit apelon: Mos vendosni të dhënat tuaja bankare në faqe të dyshimta!

“Take-or-pay” pa gaz/ Si e pranoi Shqipëria rrezikun që fqinjët e refuzuan





