Ahmetaj zbardh përgjimin: Po bëhet trafik armësh, vijnë nga Afrika paketohen në Shqipëri, marrin rrugët ...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervist...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...

Insituti i Studimeve Politike ka publikuar hartën e riskut elektoral për zgjedhjet e 2023-it si pjesë e një tradite që ky insitut e ka nisur qysh prej zgjedhjeve të vitit 2015. Qëllimi i hartës është paraqitja e potencialeve të mundshme për tensione, incidente dhe parregullsi elektorale në zona të caktuara.
Hartimi i dokumentit dhe i hartës bazohet në disa tregues cilësor dhe sasiorë.
Synimi i ISP nuk është fokusimi tek emrat e veçantë, por paralajmërimi drejtuar partive politike, kandidatëve, autoriteteve ligjzbatuese, autoriteteve të administrimit të votës, medias dhe vëzhguesve shqiptarë dhe ndërkombëtarë në zgjedhje. ISP vëren se në zgjedhjet e vitit 2021 lista e zonave “të nxehta” kryesohej nga Elbasani dhe Durrësi, zona ku realisht u shënuan incidente, përfshirë edhe ngjarje të rënda me humbje jete.
Por cilat janë zonat me riskun më të lartë për vitin 2023, sipas ISP?

“Tri bashki kanë koeficient të njëjtë negativ: bashkia Durrës, bashkia Kamëz dhe bashkia Vau i Dejës, ndjekur nga bashkitë Shkodër, Elbasan, Kavajë, Kurbin dhe Lezhë. Në bashkitë më problematike bëjnë pjesë edhe Kukësi, Malësia e Madhe, Shijak, Kruja, Dibra, Bulqizë dhe Hasi”, vëren ISP
Nga raporti rezultojnë edhe disa bashki, në të cilat situata zgjedhore është shumë më e qetë në të gjithë komponentët e saj dhe ku shanset për risk elektoral janë minimale. Të tilla janë bashkitë Pustec dhe Maliq, Roskovec dhe Delvinë, Patos dhe Gramsh, Belsh dhe Përmet, Libohovë dhe Kuçovë, Konispol dhe Dropull, Tropojë dhe Skrapar, etj. Merita specifike e këtyre zonave, sipas ISP, krahas treguesve objektivë, janë edhe vetë kandidatët për kryetarë bashkie dhe këshilltarë, të cilët kanë dëshmuar dhe dëshmojnë sjellje më të përgjegjshme dhe përpjekje për të zhvilluar procese zgjedhore sa më afër normave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor.
Harta e riskut elektoral (HRE) u krijua për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2015 për të vijuar në zgjedhjet e vitit 2017, 2019 dhe 2021. Qëllimi i HRE është paraqitja e potencialeve të mundshme për tensione, incidente dhe parregullsi elektorale në zona të caktuara.
Hartimi i dokumentit dhe i hartës bazohet në disa tregues cilësor dhe sasiorë, përfshirë
"Parimi mbetet i njëjtë: në zonat ku palët politike kanë diferencë minimale dhe ku ka grupe kriminale aktive, gjithnjë ka pasur incidente dhe parregullsi gjatë proceseve zgjedhore. Gara në zgjedhjet vendore është mazhoritare, një votë më shumë bën diferencën midis kandidatëve dhe në më shumë se 50% të bashkive fitorja e mandatit nuk lidhet vetëm me synime politike, por edhe projekte informale të grupeve mbështetëse, kryesisht grupe informale apo oligarkë", thotë ISP.

Për hartimin e HRE janë analizuar rezultatet në 10 vitet e fundit në zonat përkatëse, CV e individëve në garë dhe përbërja e drejtuesve reale të stafeve zgjedhore, niveli i përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë, specifika lokale që lidhen me përbërjen demografike, rolin e familjeve të mëdha apo firmave më të njohura private në zonë, rolin e individëve të njohur për rekorde kriminale, si dhe denoncimet që janë adresuar gjatë viteve për shkelje të legjislacionit zgjedhor, trafikim të votës apo presin ndaj votuesve.
"Stafi i ISP uron dhe dëshiron që parashikimet të mos jenë të sakta dhe në bashkitë me risk të madh zgjedhor të mos shënohet asnjë incident apo parregullsi zgjedhore, gjithsesi përvoja e zgjedhjeve 2015, 2017, 2019 dhe 2021 ka treguar përputhshmëri të lartë midis parashikimeve të hartës së riskut elektoral dhe zhvillimeve në terren"- thotë ISP./GazetaSi
Votimi dhe numërimi elektronik garanton 100% të fshehtësisë së votës. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një dalje p...
TIRANË- Sot është kryer testimi i pajisjeve të identifikimit elektronik dhe votimit elektronik për zgjedhjet e 14 majit. Votimi dhe n...
TIRANË- SYRI TV ka siguruar letërporosinë e Prokurorisë së Tiranës, e cila kërkon informacione nga Prokuroria e Romës ...
Në vitet e para pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, në Tiranë kishte një legatë të Shteteve të B...
KQZ ka urdhëruar sot heqjen e posterave pa shënimin politikë në të gjithë vendin pasi nuk kanë plotësuar kërkesat...
Përfaqësues të bizneseve eksportuese dhe prodhuese zhvilluan sot takim me ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj për ef...
TIRANE- Pasi e zhduku nga posterat e fushatës, kryeministri Edi Rama u përplas disa herë publikisht me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Vel...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se betejën për zgjedhjet e 14 majit e ka me arritjet dhe jo me kundërshtarët. I ftuar sot n&...
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama shkon në Shkodër dhe përpiqet të manipulojë qytetar&e...
Ish lojtari kombëtares shqiptare dhe i Besës së Kavajës, Andi Lila, ka dalë në mbështetje të Erion Veliajt në Kav...