POLITIKE

"20 mijë ton lëndë e rrezikshme u trafikuan nga Shqipëria drejt Azisë", PD: Skandali që përfshin kompaninë Sokolaj dhe autoritetet shtetërore

r.ll Përditësimi i fundit 20 Tetor 2024, 12:19
"20 mijë ton lëndë e rrezikshme u trafikuan nga
foto ilustruese

TIRANË- Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli , ka folur në një deklaratë për mediat lidhur me skandalin e transportit të mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria në drejtim të Tajlandës apo Kinës.  Vangjeli tha se dy javë pas publikimit të skandalit Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro urdhëroi “Verifikimin e subjekteve që gjenerojnë mbetje industriale”, ku janë kontrolluar 26 subjekte. 

Ajo shton më tej se nga kontrolli i kompanisë Sokolaj, rezultoi se nuk janë 816 ton, por kjo kompani ka eksportuar nga Porti i Durrësit plot 20 mijë ton lëndë të rrezikshme të zhdukura pa destinacion, dhe me origjinë të panjohur, për të cilat kompania Sokolaj pretendon se i ka marrë nga Kurum.

Zëdhënësja e PD-së tha sot se në konfirmim të inspektimit me urdhër të ministres Kumbaro, Ministria e Mjedisit, dha një tjetër detaj, që shtoi dyshimet për origjinën e 20 mijë ton mbetjeve të rrezikshme. Sipas saj, rezultoi se kompania Kurum nuk kishte kontratë aktive për transferimin e mbetjeve të rrezikshme, ndaj dhe është gjobitur me 1.5 milionë lekë gjobë, dhe pezullimin e aktivitetit të transferimit deri në lidhjen e një kontrate.

DEKLARATË PËR MEDIA ZËDHËNËSJA PËR ANTIKORRUPSION NË PD, GENTA VANGJELI

Kryeministri Edi Rama mohoi përfshirjen e Shqipërisë në linjën ndërkombëtare të trafikut të mbetjeve të rrezikshme, por deklarimet e tij u hodhën poshtë nga emisioni investigativ Plug në Syri Televizion, i cili publikoi pak ditë më parë dokumentat lidhur me skandalin e transportit të mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria në drejtim të Tajlandës apo Kinës. 

Kështu, pas denoncimit të kryer nga Rrjeti i Bazelit, që zbuloi se nga vendi ynë ishin nisur drejt Tajlandëskontenierë me 816 tonë mbetje të rrezikshme, u zbuluan të dhëna për sasinë por edhe për origjinën e prodhimit të këtyre mbetjeve.

Vlen të theksohet se Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro, ka vendosur në dispozicion dokumentat respektive dhe ka bërë me dije KM, por kjo situatë i fshihen publikut për të mbrojtur trafikun e mbetjeve të rrezikshme. 

Dy javë pas publikimit të skandalit Ministrja Kumbaro urdhëroi “Verifikimin e subjekteve që gjenerojnë mbetje industriale”, ku janë kontrolluar 26 subjekte. 

Nga kontrolli i kompanisë Sokolaj, rezultoi se nuk janë 816 ton, por kjo kompani ka eksportuar nga Porti i Durrësit plot 20 mijë ton lëndë të rrezikshme të zhdukura pa destinacion, dhe me origjinë të panjohur, për të cilat kompania Sokolaj pretendon se i ka marrë nga Kurum.

Në konfirmim të inspektimit me urdhër të ministres Kumbaro, Ministria e Mjedisit, dha një tjetër detaj, që shtoi dyshimet për origjinën e 20 mijë ton mbetjeve të rrezikshme. 

Rezultoi se kompania Kurum nuk kishte kontratë aktive për transferimin e mbetjeve të rrezkishme, ndaj dhe është gjobitur me 1.5 milionë lekë gjobë, dhe pezullimin e aktivitetit të transferimit deri në lidhjen e një kontrate.  

Kjo gjetje në Kompaninë Kurum, konfirmon se jo vetëm 816 tonët me destinacion Tajlandën, por edhe 20 mijë tonët e eksportuara nga Sokolaj, nuk mund të jenë marrë te Kurum, për sa kohë mes dy kompanive nuk ka një marrëveshje. 

Edhe kompania Kurum, në një deklaratë për mediat u shpreh se 816 tonët me mbetje të rrezikshme nuk janë të sajat.

Ekspertët e mjedisit konfirmuan faktin se Shqipëria nuk mund të prodhojë një sasi të tillë mbetjesh

Nga të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit rezultoise: Mbetje të ngurta nga trajtimet e gazeve, qëpërmbajnë substanca të rrezikshme, të identifikuara  me Kodin 10 02 07*, në një vit, e gjithë industria shqiptare e marrë sëbashku prodhon 8.6 ton. 

Dokumentat zyrtare të publikuara në emision ngarkojnëme përgjegjësi direkte MIE dhe autoritetin portual Durrës, si institucionet që do të duhet të kishin parandaluar këtë aferë. 

Trafiku i mbetjeve të rrezikshme, duket se nuk është një histori e re për Shqipërinë. 

Prej vitit 2020, Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me gjermanët e GIZ kanë hartuar Dokumentin e Politikave Strategjike dhe Planin Kombëtar të Menaxhimit tëIntegruar të mbetjeve, ku pjesë e këtij studimi është edhe harta e zonave me ndotjen më të lartë nga mbetjet e rrezikshme. 

Sipas këtij dokumenti, janë dhjetëra zona të ndotura në territorin e vendit, që prej vitesh janë kthyer në një rrezikpër jetën e qytetarëve, pasi këto mbetje nga shiu dhe uji përhapen në natyrë e gjallesa duke u kthyer në rrezik serioz për jetën e qyetarëve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë