POLITIKE

Tabaku: Malit të Zi iu miratua IBAR brenda ditës, Shqipëria ka që në datë 25 shkurt dhe nuk diskutohet

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Mars 2026, 21:42
Tabaku: Malit të Zi iu miratua IBAR brenda ditës, Shqipëria ka

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi se vendet anëtare të Bashkimi Evropian kanë shfaqur shqetësime serioze për ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit, veçanërisht në lidhje me kapitullin e parë të negociatave.

E ftuar në emisionin ‘A Show’ në SYRI TV, Tabaku tha se në Bruksel ka pasur një interes të pazakontë për mbledhjen e formatit Coela, ku përfaqësuesit e vendeve anëtare kanë ngritur një numër të madh pyetjesh lidhur me situatën në Shqipëri.

Sipas saj, më 25 shkurt, në të njëjtën ditë kur qeveria shqiptare ndërmori ndryshime në përbërje, në axhendën e Coela-s u prezantua raporti i parë ndërmjetëm IBAR për Shqipërinë.

Ky raport lidhet me përmbushjen e detyrimeve në kuadër të grup-kapitullit të parë, i cili përfshin reformën në drejtësi, lirinë e medias, zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe luftën kundër korrupsionit.

Duke bërë një krahasim me Mali i Zi, Tabaku theksoi se ky i fundit ka mbyllur tashmë 13 kapituj negociatash, ndërsa Shqipëria mbetet ende në fazën e parë të raportit IBAR për kapitullin e parë. Sipas saj, diskutimet për Malin e Zi janë mbyllur brenda një kohe të shkurtër, ndërsa për Shqipërinë procesi vijon prej 25 shkurtit dhe ende nuk ka një përfundim.

‘Nga Brukseli thonë që nuk ka pasur kurrë ndonjëherë kaq shumë interes për këtë mbledhjen e Coelës, që është kjo e përfaqësuesve të vendeve të Bashkimit Europian. Ato thonë që na janë bërë pyetje dhe gazetarëve shqiptarë si në këtë rast, në asnjëherë tjetër.

Tani çfarë ka ndodhur? Ditën, me 25 shkurt, ditën që qeveria shqiptare ndërmori disa ndryshime, ku u zëvendësua Balluku me Koçiun, se s'po i mbaj mend emrat se po ndryshojnë kaq shpesh dhe nuk po e di kush është më në qeveri.

Në axhendën e Coelës u prezantua projekti i bar për Shqipërinë, që janë pak a shumë sa Shqipëria i ka realizuar objektivat e ndërmjetme në këtë fazë. Detyrat e Shqipërisë ishin një listë me 40 ligje, por nga ana tjetër ishin dhe disa detyrime të cilat lidhen me ligjin, sepse bëhet fjalë për grup kapitullin e parë, për reformën në drejtësi, për pushtetin e medias, për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, luftën ndaj korrupsionit që lidhet me koncesionet.

Janë të gjitha pjesë e grup kapitullit të parë. Tani, ti nuk mund t'i thuash dot vendeve anëtare që unë i kam plotësuar detyrimet në grup kapitullin e parë se kam miratuar te Kodi Penal, kam hequr shpifjen vetëm për gazetarët. Ndërkohë që e merr gazetarin aty në konferencë për shtyp dhe e sakaton, e përjashton.

Procesi i integrimit është jo një listë ligjesh e miratuar, por një listë standardesh të arritura dhe vendet anëtare pikërisht këtë po përpiqen që të kuptojnë. Nga data 25 shkurt deri më sot, në takime të njëpasnjëshme, kanë ngritur pyetje dhe shqetësime.

Kanë qenë vende nga më të ndryshmet, se ne flasim gjithmonë për Gjermaninë, po Hollanda ka ngritur pyetje, Austria ka ngritur pyetje, ë Belgjika ka ngritur pyetje, Suedia ka ngritur pyetje, kanë ngritur pyetje edhe Franca përsa i përket emigracionit.

Janë të gjitha vende të cilat thonë, prit se te ky grup kapitulli i parë neve do shohim reforma në drejtësi, a po i ndihmon apo i pengon hetimet e zyrtarëve në drejtim të korrupsionit të zyrtarëve të nivelit të lartë? Po duam të shohim koncesionet. A ka sot më pak apo më shumë korrupsion me koncesionet?

Nuk na nuk ka rëndësi për neve se u miratua ligji i koncesioneve, për ne ka rëndësi në praktikë. A ka hapur më shumë rrugë apo më pak rrugë për korrupsion ky ligj? Si është zbatuar në praktikë? Dhe pikërisht ndodhemi në këtë fazë, në qoftë se dua që të të krahasoj me Malin e Zi, Mali i Zi ka mbyllur 13 kapituj. Ndërkohë që ne jemi akoma tek raporti i parë IBAR, raporti i parë i ndërmjetëm, për grup kapitullin e parë.

Malit të Zi u fut në axhendë të hënën, ju mbyll të hënën diskutimi. Ndërkohë që në Shqipëri është futur me 25 shkurt, ne ndodhemi në mes të marsit dhe duket se do të vazhdojë. Për të mos bërë as parashikuesin, për të mos bërë as orakullin në këtë proces.

E thjeshtë është që vendet anëtare janë të shqetësuar, se me atë që ndodhi me imunitetin e zëvendës kryeministres Balluku, procesi i reformës në drejtësi është shpartalluar, jo është vënë pikëpyetje, por është shpartalluar, është krijuar një precedent i rrezikshëm për të ardhmen, nga njëra anë dhe nga ana tjetër është përdorur mandati i imunitetit si një privilegj, ndërkohë që duhet të konsiderohet si një përgjegjësi.

Atje vendet anëtare kanë hyrë dhe në diskutime se është më i gjerë koncepti i imunitetit në një vend apo në një tjetër. Kjo nuk ka rëndësi se si e përcakton legjislacioni i një vendi. Rëndësi ka që politika është bërë barrierë për luftën dhe korrupsionit dhe kjo është bërë pengesë tashmë në procesin e integrimit.’ tha ndër të tjera deputetja e PD, Jorida Tabaku në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë