POLITIKE

Abilekaj: Emri i Ramës i ekspozuar në dosjet e SPAK, politikisht ai është përgjegjësi kryesor

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2026, 21:29
Abilekaj: Emri i Ramës i ekspozuar në dosjet e SPAK, politikisht ai

Analisti Enton Abilekaj ka deklaruar se emri i kryeministrit Edi Rama ka dalë tashmë në disa prej dosjeve më të bujshme të hetuara nga SPAK, duke përmendur dosjen 184, çështjen e Llogarasë dhe hetimet që lidhen me AKSH-in.

Në studion e ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV, Abilekaj u shpreh se në këto materiale hetimore shfaqen elementë që tregojnë mënyrën e ushtrimit të pushtetit dhe raportet me biznesmenë për tendera publikë. Ai theksoi se, pavarësisht nëse do të ketë apo jo përgjegjësi penale të provuar nga drejtësia, në planin politik kryeministri mban përgjegjësi për mënyrën si është administruar pushteti dhe për lidhjet me personat e përfshirë në hetime.

Enton Abilekaj: Në fakt, emri i Ramës, aty ku është lejuar të dalë, dhe ka dalë i plotë me gjithë aktivitetin e vet, është dosja 184, është dhe dosja e Llogarasë ose dosja e ‘Ballukut’ siç njihet. Është e qartë, ne e shohim aty se si të gjitha udhëzimet që jepen aty, janë pasi ata, fituesit, kanë takuar Ramën. Dhe kjo është hera e parë që SPAK-u ka shkuar deri te Rama. Pavarësisht se nuk e ka bërë nën akuzë, se është një dosje tjetër e të tjera e të tjera. Pavarësisht se hetimi nuk ka shkuar deri atje, por është hera e parë që ne e shohim të zbuluar se si qeveris Rama, si urdhëron Rama dhe si takon Rama biznesmenët në biseda private dhe u premton tendera miliona eurosh. Kështu që emri i Ramës ka dalë. Nuk është më, edhe në Sky ka dalë, kuptohet, por ka dalë në vetë të tretë, këtu ka dalë më hapur, më e qartë dhe shoqërohet me veprime konkrete. Biznesmeni filan që ka takuar Ramën, merr një tender. Biznesmeni dhe pronari i mediave filan, që ka folur me Ramën, paguhet. E të tjera e të tjera. Pra, është e qartë fare që këtu ka një pushtet të cilin ai e shfrytëzon në mënyrë okulte, siç gjithë, si çdo pushtet që kontrollon gjithçka, dhe kontrollin okult me përfitime që ne nuk i dimë, por duhen hetuar, pastaj e imponon tek varësit e tij. Kështu që nuk është fare çudi emri i Ramës.

Emri i Ramës, nuk e di a do të dalë, sepse ne nuk e kemi parë të plotë dosjen e AKSH-it, por është e qartë që edhe aty është Edi Rama, apo jo? Ne e dimë shumë mirë. Lidhja që Edi Rama ka me të gjithë këta protagonistët e akuzuar të AKSH-it, me atë grupin e strukturuar kriminal që thotë SPAK-u, është një lidhje që tashmë e njohur për të gjithë. Mbrojtja që Rama i bën atyre, është një mbrojtje e detyruar për të gjithë. Se ne e dimë shumë mirë që Mirela Kërçanaj, drejtoresha e AKSH-it, e dimë shumë mirë që ka vite, më shumë se tetë vjet aty. Dhe ka punuar me njerëz të ndryshëm në afera të ndryshme me fonde të pafundme, 500 milionë euro e sipër në vit, dhe e dimë shumë mirë që nuk jeton në shtëpi me qira, nuk është pasuri e vetme e saj shtëpia me qira. Ashtu siç thotë Rama. Ashtu siç e dimë shumë mirë që njerëzit e shpallur në kërkim nga kjo dosje, janë në Shqipëri dhe SPAK-u nuk i arreston dot, sepse nuk do policia.

Dhe policinë e drejton Edi Rama. Apo jo? Ashtu siç e shohim shumë mirë, që ju e keni parë, që një ish-nëndrejtor i AKSH-it, i cili ka dy vjet që ka ikur që aty, dhe që nuk ka asnjë vendimmarrje te AKSH-i, sot po sulmohet vetëm pasi dëshmoi për çfarë ka ndodhur në AKSH. Dhe dihet shumë mirë kush e sulmon. Mediat që e sulmojnë dhe arsyet pse e sulmojnë. Dhe as SPAK-u nuk e mbron dëshmitarin e vet, që vajti, bashkëpunoi me të, dhe as qeveria nuk kujtohet ta ndihmojë një njeri që ka bashkëpunuar me drejtësinë.

Pse? Sepse qeveria është e rreshtuar në anën e kriminelëve, nuk është e rreshtuar në anën e atyre që ndihmojnë drejtësinë. Kështu që emri i Ramës është i ekspozuar. Rama vetë ka dalë hapur kundër drejtësisë në bashkëpunim me të akuzuarit dhe kriminelët. Dhe ne nuk kemi pse presim më të dali. Pra, juridikisht është tjetër çështje se çfarë do të bëjë SPAK-u, është tjetër gjë çështje. Politikisht Rama është një njeri i pandehur sot për ne. Politikisht Rama është hajduti numër një në Shqipëri. Dhe kjo nuk ka diskutim. Dhe vjedhjet për të cilat ai akuzohet, janë të nivelit shumë të lartë, të paimagjinueshëm. Dhe kjo nuk ka nevojë për SPAK-un.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?