POLITIKE

Abilekaj: Pse vendimi për Ballukun është një valvul shkarkimi që i shërben Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2025, 21:59
Abilekaj: Pse vendimi për Ballukun është një valvul

Analisti Enton Abilekaj është shprehur në ‘Çim Peka Live’ në Syri TV, se vendimi i GJKKO për masat ndaj Belinda Ballukut po funksionon si një mekanizëm shkarkimi presioni politik për Kryeministrin Edi Rama, në një moment kur opozita po e akuzon drejtpërdrejt për aferën e tunelit të Llogarasë.

Sipas tij, pavarësisht nëse vendimi është kërkuar apo jo nga kreu i qeverisë, efekti është i qartë: barra e përgjegjësisë po i faturohet vetëm Ballukut, ndërsa Rama del i pa prekshëm.

Abilekaj kujton edhe dëshmitë publike që implikojnë kryeministrin në proceset e tenderimit, duke theksuar se përfituesi i vetëm i kësaj lëvizjeje të shpejtë të drejtësisë është Edi Rama.

Enton Abilekaj: A duhet të marrë këtë vendim gjykata, GJKKO  apo jo? A është, quhet kjo Republikë e prokurorëve apo jo? Unë po ju kujtoj, nuk mund të them nëse e ka bërë Rama, e ka kërkuar Rama apo e kanë bërë ata jashtë kontrollit të Ramës, sepse nuk e kam këtë informacion, por ajo që di është që në fillim të kësaj jave, të hënën opozita bëri një foltore, protestë. E bëri para Kryeministrisë dhe zgjodhi të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit dhe zëvendëskryeministres, apo jo?

Për tunelin e Llogarasë. Kjo që ndodhi sot është një valvul shkarkimi që kryeministri të shpëtojë nga kërkesa e llogarisë. Pra, në qoftë se opozita kërkon, e quan kryeministrin fajtor, bashkë me zëvendëskryeministren në çështjen e tunelit të Llogarasë, shkarkimi i përgjegjësisë te Balluku që ka bërë sot gjykata bashkë me prokurorinë, na thotë të kundërtën, na thotë që përgjegjësi është Balluku dhe kjo do e mbajë gjithë barrën e Llogarasë. Edi Rama nuk e mban, nuk ka asnjë lloj përgjegjësie.

Është ndryshe fare, se përveç se ka firmosur. Ne kemi një fotografi të qartë dhe një dëshmi të qartë nga Arben Ahmetaj tek komisioni juaj, që Edi Rama ishte ai që shkoi në Ankara dhe i mori këta dhe u tha, do fitojë kjo firma, apo jo? Dhe këto dihen dhe këto janë me dëshmi, ka një fotografi, ka një dëshmi të zëvendëskryeministrit, njerëzve të afërt.

Pra, por edhe opozita, duke e ditur që Rama po kërkonte që ta përdorte Belinda Ballukun si valvul shkarkimi, siç përdori ata që përdori për inceneratorët, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit. Sot, vendimi i shpejtë i marrë për shkarkimin e Ballukut mendoj që i shërben kësaj, i shërben Edi Ramës. A e ka kërkuar Edi Rama pastaj? A është jashtë kontrollit të Edi Ramës, prokuroria dhe gjykata speciale? Këtë ne nuk e dimë, por përfituesi nga ky vendim, mendoj unë, është Edi Rama.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?