POLITIKE

‘Agoni politike dhe rrugë vdekjeje’/ Zhulali: Çdo ditë me Ballukun në detyrë është rrezik për jetën e qytetarëve

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Janar 2026, 18:42
‘Agoni politike dhe rrugë vdekjeje’/ Zhulali: Çdo

Ekspertja e Çështjeve Ndërkombëtare, Ilda Zhulali, e ftuar në emisionin “Task Forcë” në Syri TV me Sonila Meçon, deklaroi se Shqipëria po përjeton zgjatjen e një “agonie politike” të kryeministrit Edi Rama, i cili sipas saj po përpiqet të fitojë kohë për vete, ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me pasojat e korrupsionit.

Duke iu referuar gjendjes së rrugëve në të gjithë vendin, nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim, Zhulali theksoi se dështimi i investimeve publike nuk është pasojë e fatkeqësive natyrore, por e vjedhjes dhe keqmenaxhimit ekstrem. Ajo shtoi se mbajtja e Belinda Ballukut në detyrë përbën një rrezik të vazhdueshëm për qytetarët, ndërsa protestat e fundit dhe jehona ndërkombëtare e tyre tregojnë se durimi i shoqërisë ka arritur në kufi dhe se qeveria është gjithnjë e më e ekspozuar si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

Ilda Zhulali: Është zgjatja e një agonie që është agonia politike e Edi Ramës, se kërkon të fitojë kohë për vete, por është agoni për qytetarët që mund të bien çdo ditë dhe në çdo moment viktima e këtij korrupsioni. Sepse në ato rrugë kalojnë çdo ditë qytetarë nga të katër anët e Shqipërisë dhe po të shikoni gjeografinë e rrugëve që unë kam përshkruar, janë nga veriu në jug, nga lindja në perëndim. Dhe të gjithë, në mos në një moment, në një moment tjetër do t'i përshkojmë ato rrugë. Kështu që për të gjithë ata që nuk e kuptojnë çfarë po ndodh me Belinda Ballukun, është që çdo ditë më shumë në detyrë e Belinda Ballukut, do të thotë një mundësi më shumë rreziku për çdo qytetar shqiptar, se nuk e ka më njeri mendjen në ministrinë e saj për të rregulluar këto rrugë që po prishen dhe nuk është fatkeqësia natyrore që na e shkakton këtë tronditje, është hajdutëria dhe vjedhja deri në ekstrem.

Se vetëm një tufë grabitqarësh mund të arrijnë që të gjitha punët publike t'u prishen kaq shpejt. Dhe nuk ka asnjë që t'i rezistojë, s'po themi dekadave, po t'i rezistojë kohës që po qeverisin vetë. As kohën e kolaudimit nuk e kalon. Nuk dhe nuk i kanë marrë ende në dorëzim plotësisht. Kështu që, kjo është për t'i thënë të gjithë qytetarëve edhe për t'i falënderuar se njerëzit nuk është se nuk reagojnë. Fakti që u mblodhën të gjithë ata njerëz ditën e shtunë në protestën e opozitës, tregon që njerëzit reagojnë, e kuptojnë se me kë kanë të bëjnë, kë kanë përpara dhe se durimi u ka sosur.

Edi Rama po përpiqet të fitojë kohë sepse është i rrethuar, mendoj unë, nga brenda dhe nga jashtë. Pra, përveç asaj që i ka ndodhur nga jashtë, që ka humbur mburojën e dikurshme ndërkombëtare, është i ekspozuar çdo ditë e më shumë, qoftë edhe përmes medias ndërkombëtare, edhe tek partnerët, se si e ka kthyer Shqipërinë në një rrezik jo vetëm të brendshëm për qytetarët e vet, por edhe një rrezik edhe për Evropën, edhe për NATO-n. Ai ka dhe rrezikun e brendshëm që janë protestat. Jehona që i bën gjithashtu media ndërkombëtare kësaj proteste në Shqipëri, këtë tregon që edhe ndryshe nga protestat e tjera, për shembull, kishte një shtjellim edhe më të hollësishme se pse protestojnë njerëzit. Cilat janë arsyet? Pra nuk është që thjesht opozita konteston Edi Ramën. Jepte Belinda Ballukun. Kjo e çon edhe njëherë Belinda Ballukun dhe të ngjashmit e saj në veshët e atyre partnerëve dhe jo vetëm.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?