POLITIKE

"Akt i paprecedentë"/ BIRN: Kuvendi i Shqipërisë ‘nderon’ figurën e diktatorit Enver Hoxha

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Tetor 2025, 10:12

"Akt i paprecedentë"/ BIRN: Kuvendi i Shqipërisë

Në një akt të paprecedentë, Kuvendi i Shqipërisë prodhoi të premten një dokument zyrtar ku nderon mes figurave kombëtare edhe diktatorin Enver Hoxha, i cili udhëhoqi regjimin totalitar komunist për gati gjysmë shekulli, duke izoluar shqiptarët, shtypur të drejtat e njeriut dhe shkaktuar mijëra viktima.

Në një dokument të cilësuar ‘informativ’ për deputetët me titullin “figurat kombëtare (tetor) dërguar nga zyra e Institutit Parlamentar në emailin e 140 deputetëve të Kuvendit, Hoxha përshkruhet si “Hero i Popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”, ndërsa në biografi përmendet si udhëheqës i shtetit shqiptar, i Partisë Komuniste dhe më pas i Partisë së Punës.

Emri i tij vendoset në radhë me personalitete të tjera të historisë shqiptare që kanë lindur apo vdekur në muajin tetor, të tillë si Sulejman Delvina, kryeministër i qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjes, priftërinjtë françeskanë me kontribute në etnologji e letërsi, At Shtjefën Gjeçovi, At Gjergj Fishta, rilindasve Abdyl dhe Naim Frashëri, Mbretit Zogu i I-rë, shkrimtarit Dritëro Agolli, etj..

Emaili solli reagimin e menjëhershëm të deputetëve të opozitës, historianëve dhe organizatave të shoqërisë civile, që e cilësuan veprimin e shërbimeve të Kuvendit si një akt të paprecedent që krijonte përçarje dhe fyente viktimat e komunizmit.

Deputeti Erald Kapri i Partisë Mundësia i kërkoi zyrtarisht Kuvendit që të tërheqë dokumentet dhe të kërkojë ndjesë, ndërsa e cilësoi aktin si “skandaloz” në një reagim publik.

“Si mundet që Kuvendi i Shqipërisë u kërkon deputetëve të respektojnë ish-diktatorin që është përgjegjës për mijëra të vrarë, burgosur, internuar”, -shkruan Kapri në e-mailin dërguar zyrës përgjegjëse për prodhimin e dokumentit.

Edhe Belind Këlliçi nga Partia Demokratike e cilësoi dokumentin si përpjekje për të ‘ringjallur’ diktatorin.

“Tendenca të tilla të manipulimit të historisë tregojnë për një përpjekje djallëzore për të ringjallur mitet e historiografisë komuniste, ku kriminelet konsiderohen heronj të popullit dhe mendësia totalitare helmon mendjet e të rinjve, duke e bërë regjimin monist jo vetëm të pranueshëm por edhe të dëshirueshëm”, shkruan ndër të tjera Këlliçi në një status në Facebook.

Organizata “Qendresa Qytetare” gjithashtu mbajti qëndrim duke e cilësuar një “akt skandaloz” që “nxit përçarje dhe fyerje”.

“Futja e emrit të Enver Hoxhës në listën e personaliteteve të muajit tetor në Kuvend është si të futet emri i Hitlerit në hollet e Bundestagut,” thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Kuvendi i Shqipërisë nuk u tërhoq nga dokumenti dhe as nuk kërkoi falje për ngjarjen.

Në një reagim të shkurtër për mediat, zyra e shtypit e cilësoi rastin si një “praktikë rutinë” të punës së sektorit të bibliotekës së Kuvendit, “që informon në mënyrë periodike deputetët me të dhëna historike dhe arkivore, me qëllim informimin e përgjithshëm për ngjarje, data apo elementë të tjerë me karakter historik”.

Më tej, Kuvendi u justifikua se materiali ishte i bazuar tërësisht në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (2008).

“Kuvendi i Shqipërisë nuk ka planifikuar zhvillimin e ndonjë aktiviteti të veçantë në lidhje me figurat e përmendura në këtë material dhe nuk ka shprehur asnjë qëndrim vlerësues, pozitiv apo negativ, për asnjërën prej tyre,” sugjerohet në reagim.

Niko Peleshi, kryetari i Kuvendit, nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN se si institucioni që ai drejton, i cili ka dënuar krimet e Hoxhës me të paktën dy rezoluta të miratuara më parë (2006;2016) e përshkruan diktatorin me terma glorifikues.

Ndërkohë, kabineti i Peleshit vuri në dispozicion disa faqe të Enciklopedisë së Akademisë së Shkencave për të justifikuar atë që e quajtën si “gafë të një specialisti”.

Në Enciklopedi gjenden dy faqe kushtuar Hoxhës, ku ndër të tjera thuhet se sistemi i drejtuar prej tij ishte i modelit ‘stalinist’ me luftë të ashpër të klasave, që futi vendin në krizë ekonomike nëpërmjet zhdukjes së pronës private dhe izolimit total. Në fund të përshkrimit, autori kontribuues i enciklopedisë vë në dukje se Hoxha ka mbajtur titujt “hero”, por nuk përmend faktin se këto tituj janë hequr pas vitit “90 dhe as rezolutën e parlamentit (2006) që dënon krimet e kryera nga shteti komunist nën udhëheqjen e tij.

Për studiuesen dhe pedagogen e historisë, Enriketa Papa, ky akt nuk mund të kalohet me një larje duarsh.

“Kjo nuk është vetëm një fyerje për viktimat, por një akt që rihap plagët dhe minon përpjekjet për një kulturë demokratike dhe pajtim social,” shkruan Papa në një reagim në Facebook.

Shqipëria u drejtua nga Enver Hoxha nga viti 1944 derisa vdiq në vitin 1985, kohë gjatë së cilës shqiptarët u privuan nga të drejtat elementare të njeriut. Në burgjet, hetuesitë, kampet e internimit dhe kampet me punë të detyruar të ngritura nga ky regjim raportohen nga dokumentet arkivore mijëra vdekje nga uria, torturat, dëbimet, puna e detyruar, terrori fizik dhe psikologjik. Gjatë regjimit komunist u ndalua e drejta e besimit fetar dhe u ndërmor një represion i pashembullt ndaj klerikëve, kryesisht atyre katolikë, represion për të cilin Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një rezolutë te veçantë në vitin 2016 që i parapriu ceremonisë së Lumturimit të disa klerikëve katolikë shqiptarë të vrarë padrejtësisht nga regjimi komunist./BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë