POLITIKE

“Armiq të shtetit”/ Birn analizon sulmet e Ramës ndaj gjyqtarëve: Strategji që në fund nuk dëmton qeverinë për skandalet e shumta

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Shtator 2025, 13:24
“Armiq të shtetit”/ Birn analizon sulmet e Ramës ndaj

Më herët këtë javë, kryeministri shqiptar Edi Rama publikoi në Facebook një fotografi bardhë e zi të një burri dhe e akuzoi atë se po tallej me ligjin.

Burri në foto, Marko Boshku, nuk është i akuzuar për ndonjë krim, e as nuk është rival politik i Ramës. Ai është gjyqtar, por së fundmi ka dhënë një vendim që kryeministrit nuk i ka pëlqyer.

“Mesazhi im është ky: Kush tallet me interesat e shtetit dhe përqesh ligjin… do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e lartpërmendura të vetëqeverisjes së gjyqësorit, po edhe në sytë e opinionit publik ”, paralajmëroi Rama në postimin e tij, pasi Boshku ndërmori hapa për të rikthyer në punë një zyrtar policie që ishte shkarkuar.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të martën e përshkroi shpërthimin e Ramës si një përpjekje për të uzurpuar pushtetin gjyqësor që ishte “në kufijtë e një vepre penale”. Shoqata e Gjyqtarëve i bëri thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë të shprehnin mbështetje për pavarësinë e sistemit gjyqësor.

Boshku, megjithatë, nuk është figura e vetme e gjyqësorit që përballet me kritika publike nga Rama, lideri veteran i Partisë Socialiste që aktualisht po shijon një mandat të katërt të paprecedentë radhazi.

Prej muajsh, kryeministri ka sulmuar vazhdimisht gjyqtarë dhe prokurorë në fjalime dhe rrjete sociale, të nxitur, duket, nga arrestimi në shkurt i aleatit të tij të ngushtë dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për akuza korrupsioni.

Ekspertët thonë se ndërhyrjet e Ramës rrezikojnë të minojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe të gërryejnë ndarjen demokratike të pushteteve.

“Duke sulmuar gjyqtarë, prokurorë dhe institucionet e drejtësisë, krijohet perceptimi se kryeministri ka të drejtë të gjykojë dhe të drejtojë drejtësinë,” tha analisti Lutfi Dervishi.

“Nëse ai fyen dhe ushtron presion publik, mesazhi që përcillet është se vendimet gjyqësore vlejnë për të tjerët, por jo për qeverinë”, tha i për BIRN. “Nuk kemi të bëjmë vetëm me retorikë të tepruar, por me një ndërhyrje që gërryen themelet e ndarjes së pushteteve.”

Arrestimi i aleatit të tij

Pati një kohë kur Rama refuzonte të komentonte për arrestimin e një aleati partie apo ministri kabineti. “Është çështje e drejtësisë”, thoshte ai, dhe “përgjegjësia është personale”.

Gjithçka ndryshoi në shkurt, kur Veliaj u vu në pranga me akuza për korrupsion, shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie.

Që prej asaj kohe, Rama hoqi “dorashkat” dhe nisi të kritikonte publikisht sistemin gjyqësor, veçanërisht Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dhe Gjykatat e Posaçme, të krijuara në vitin 2019 si pjesë e reformës në drejtësi të nisur nga qeveria e tij e parë me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Rama e quajti këtë “kritikë konstruktive”, por së fundmi i ka zgjeruar sulmet, gjë e cila ka sjellë paralajmërime për rrezikun e ushtrimit të presionit të papërshtatshëm mbi gjykatat.

Në korrik, Rama kritikoi një prokurore në Shkodër për mos hetim të ndërtimeve të paligjshme në Parkun Kombëtar të Thethit, duke thënë se do t’i kërkonte Këshillit të Lartë të Prokurorisë të shqyrtonte nëse ajo meritonte ende të paguhej nga shteti.

Në gusht, i zemëruar nga vendimet kundër një fushate që ai nisi për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, Rama la të kuptohej se një gjyqtar i Gjykatës Administrative të Tiranës ishte i korruptuar dhe e quajti një tjetër “armik të shtetit”, një term që të risjell në kujtesë periudhën komuniste.

Po atë muaj, ai akuzoi gjyqtarët se favorizonin persona të shpallur fajtorë për disa nga zjarret që përfshinë Shqipërinë gjatë verës, duke thënë se ata kishin “ndjeshmëri njerëzore zero, dhe integritet moral zero me xhufkë”.

Në fund të gushtit, Këshilli i Lartë Gjyqësor reagoi, duke u bërë thirrje “të gjithë subjekteve publike dhe private të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e shtetit të së drejtës”.

Rigels Xhemollari, kreu i OJQ-së Qëndresa Qytetare, tha se Rama nuk ishte në pozicion për t’u ankuar.

“Pavarësisht se 90 për qind e vendimeve të Gjykatave Administrative janë në favor të shtetit, kryeministri sërish nuk është i kënaqur”, tha ai për BIRN. “Ai kërkon që të mos ketë asnjë vendim kundër fushatave të qeverisë, shkeljeve të të drejtave civile apo akteve të qeverisë pa bazë ligjore dhe kushtetuese.”

“Mendoj se retorika fyese e kryeministrit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhet me mospranimin e disa vendimeve gjyqësore që kanë minuar dhe delegjitimuar veprimet e shtetit.”

Shqetësimi i BE-së

Ermal Hasimja, një ekspert politik me qendër në Tiranë, tha se Rama po kërkon ta vërë gjyqësorin nën kontroll.

“Qëndrimi i Ramës ka dy komponentë që në fakt janë pjesë e së njëjtës strategji: i pari është elementi i sulmit, agresiviteti që shohim që tregon pakënaqësinë e tij, por është gjithashtu një formë presioni mbi gjyqtarët; elementi i dytë është te Rama që përpiqet të paraqitet jo si sulmues kundër sistemit të drejtësisë, por si dikush që kërkon ta përmirësojë atë, pasi ai nuk mund të dalë hapur dhe të thotë se është kundër asaj që sistemi i drejtësisë po i bën popullit të tij”, tha Hasimja.

“Në sytë e opinionit publik, ai do ta bëjë të qartë se sistemi i drejtësisë nuk po funksionon siç duhet, por nga ana tjetër se ai është në favor të rregullimit të sistemit të drejtësisë në mënyrën e duhur”.

Kjo “mënyrë e duhur”, megjithatë, “është një mënyrë që nuk do ta dëmtonte qeverinë dhe Partinë Socialiste për skandalet e tyre të shumta”, tha Hasimja.

Sipas një procesi vetingu të nisur në vitin 2016 dhe të hartuar për të spastruar zyrtarët e korruptuar, rreth 430 nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar në veting janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqjen.

Por këtë muaj, ndërsa zbuloi kabinetin e tij të fundit, Rama tha se ende ka disa prokurorë dhe gjyqtarë “që nuk kanë integritet… dhe janë një kërcënim real”.

“Individë që paguhen nga taksat tona shumë më tepër sesa mësuesit, mjekët dhe infermierët, përdorin pavarësinë e tyre për të sulmuar interesat e shtetit”, tha Rama.

Në një dokument të brendshëm të botuar në qershor në median shqiptare, Këshilli i Bashkimit Evropian shprehu shqetësim për “presionin e tepërt” mbi sistemin e drejtësisë shqiptare dhe paralajmëroi për një ndikim në përparimin e vendit në negociatat e pranimit.

Ai citoi arrestimin e një zyrtari të zgjedhur në shkurt si shkaktar të “reagimeve të paprecedenta publike nga degët ekzekutive dhe legjislative, përfshirë përpjekjet për të ushtruar presion mbi SPAK dhe institucionet gjyqësore. Kjo përbën një shqetësim serioz”.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë