Pedagogët sot në protestë në orën 10:00, marshim në mbështetje të studentëve
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të...
Banka Botërore e vlerëson si mesatarisht të pakënaqshme ecurinë e projektit për qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve ...
Dashi Klima në jetën tuaj në çift do jetë shumë e ngrohtë gjatë gjithë kësaj dite. Do ndiheni mirë p...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se prindërit e studentëve duhet të paguajn&...
Furtuna e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në administratën shtetërore ka nisur të marrë formë konkrete. Pas ultimatum...
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon...
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...

Banka Botërore e vlerëson si mesatarisht të pakënaqshme ecurinë e projektit për qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike dhe zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri, me një financim prej 72.4 milionë dollarësh.
Sipas raportit më të fundit, vetëm 9% e fondeve janë disbursuar, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e investimeve të planifikuara nuk kanë nisur ende dhe treguesit kryesorë të rezultateve mbeten në zero.
Në raportin e publikuar më 21 tetor 2026, Banka Botërore ruan vlerësimin “Moderately Unsatisfactory”, ose “mesatarisht i pakënaqshëm”, si për progresin drejt objektivave të zhvillimit, ashtu edhe për zbatimin e përgjithshëm të projektit. Ky vlerësim është i pandryshuar nga raporti i mëparshëm.
Projekti u miratua në mars 2023 dhe hyri në fuqi në shkurt 2024, me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si institucion zbatues. Ai synon përmirësimin e konkurrueshmërisë së prodhimit bujqësor, modernizimin e ujitjes dhe kullimit, forcimin e sigurisë ushqimore dhe përshtatjen e sektorit ndaj ndryshimeve klimatike.
Banka Botërore evidenton se vonesat fillestare janë shkaktuar nga nisja e ngadaltë e prokurimeve, kapacitetet e kufizuara institucionale, aktivitetet përgatitore dhe finalizimi i kontratave.
“Zbatimi mbetet pas afateve në disa fusha kritike dhe do të nevojiten përpjekje të vazhdueshme për të përshpejtuar aktivitetet prioritare dhe për t’i kthyer angazhimet në progres fizik dhe rezultate në terren”, thuhet në raport.
Një nga shqetësimet kryesore lidhet me kapacitetet institucionale për zbatimin dhe qëndrueshmërinë e projektit, të cilat aktualisht vlerësohen me risk të lartë, nga risk i ulët në momentin e miratimit. Ndërkohë, risku fiduciar, që lidhet me administrimin e fondeve dhe procedurat e prokurimit, është rritur nga mesatar në të konsiderueshëm, ndërsa risku i përgjithshëm i projektit mbetet mesatar.
Sipas të dhënave financiare, nga 72.4 milionë dollarë financim i rishikuar, janë disbursuar 6.51 milionë dollarë, ndërsa 65.89 milionë dollarë mbeten të padisbursuara. Afati i përfundimit është shtatori 2028.
Vonesat reflektohen në rezultatet konkrete. Shitjet e produkteve bujqësore përmes qendrave Micro Food Hubs mbeten në zero, kundrejt objektivit prej 6,000 tonësh.
“Ky tregues mbetet në zero, pasi qendrat Micro Food Hubs nuk janë krijuar ende dhe deri më tani nuk është gjeneruar asnjë shitje”, konstaton Banka Botërore. Asnjë fermer nuk ka përfituar ende nga aktivitetet e këtyre qendrave apo nga grupimet prodhuese të financuara nga projekti.
Edhe investimet në ujitje dhe kullim janë pas objektivave. Sipërfaqja që ka përfituar shërbime të përmirësuara mbetet në zero, kundrejt synimit për 12,300 hektarë. Nuk është regjistruar progres as në objektivin për uljen me 30% të kostove të ujitjes apo në përdorimin e energjisë së rinovueshme në këto sisteme.
Në sigurinë ushqimore, asnjë nga gjashtë pikat e inspektimit kufitar të planifikuara nuk është përfunduar. Në zero mbeten gjithashtu analizat e reja në laboratorët rajonalë, trajnimi i 75 punonjësve laboratorikë dhe shtimi i kapaciteteve të magazinimit për produktet e bllokuara. Nuk ka progres të regjistruar as në akreditimin e metodave të analizës në Laboratorin Kombëtar të Referencës.
Raporti evidenton vonesa edhe në krijimin e platformës së analizës së të dhënave për Ministrinë e Bujqësisë dhe bashkitë, ndërsa mekanizmat për marrjen e vlerësimeve nga përfituesit dhe trajtimin e ankesave nuk janë bërë ende plotësisht funksionalë.
Gjithsesi, Banka Botërore konstaton një përmirësim të ritmit të zbatimit, duke përmendur nisjen e punimeve në skemën e ujitjes së Mursisë dhe përparimin në modernizimin e sistemeve të ujitjes dhe laboratorëve.
Për përshpejtimin e projektit, Ministria e Bujqësisë dhe Banka Botërore kanë rënë dakord të forcojnë mbikëqyrjen, koordinimin institucional, prokurimet dhe monitorimin e rezultateve, duke lënë të hapur mundësinë e ndryshimeve në objektin dhe mënyrën e zbatimit të tij./Monitor
Protestat e nisura prej më shumë se dhjetë ditësh nga studentët po ndikojnë në rënien e konsumit në bare dhe rest...
Këto ditë dhunë, kërbaç që s'kishim parë që nëpër dyqanet e ndërtimit të shkonin të bliheshin...
Gazetari Artan Hoxha ka vënë në pikëpyetje vlerën e dëmeve të publikuara nga qeveria pas protestës, duke ironizuar shum&...
Furtuna e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në administratën shtetërore ka nisur të marrë formë konkrete. Pas ultimatum...
Avokati i Popullit po vijon monitorimin në terren të pasojave të protestave, përmes vizitave në komisariate, në Bllokun e Siguris&...
Gazetarja Klodiana Lala është përfshirë në një debat me zëvendësministren e Brendshme, Silva Caka, lidhur me mënyr&...
Aktori Laert Vasili pretendon se protestuesit që kanë kryer akte dhune dhe vandalizmi në "Rrugën e Durrësit" nuk flisnin shqip me nj&eu...
Protesta që gjatë ditës ishte zhvilluar e qetë është shoqëruar me tensione në orët e mbrëmjes, Kuvendit. Forca...
Gazetari Klevin Muka, në një intervistë për News24, denoncoi dhunën policore gjatë protestave 10-ditore të studentëve. ...
Tensione në protestë. Policia po vazhdon veprimet për të shpërndarë protestuesit, që gjenden në bulevardin “Dë...