POLITIKE

"Aty qëndrojnë mijëra e mijëra jetë të sakrifikuara", Berisha: Konservatorizimi në Shqipëri ka rrënjë më të thella

M.B. Përditësimi i fundit 10 Shtator 2024, 18:38
"Aty qëndrojnë mijëra e mijëra jetë të
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet lidhjes online në aktivitetin ‘Forumi për të Ardhmen e Shqipërisë - Rruga Konservatore’, organizuar nga ‘The Albanian Policy Center, The Heritage Foundation’ dhe ‘Nazione Futura.’ Gjatë fjalës së tij Berisha tha se konservatorizimi në Shqipëri ndryshe nga sa mendohet, ka rrënjë më të thella, sipas tij, ndoshta se në çdo vend tjetër.

Po ashtu Berisha tha se në rrënjët e tij qëndrojnë mijëra e mijëra jetë të sakrifikuara për vlerat bazë themelore që konservatorët ndajnë me njëri-tjetrin për dinjitetin dhe liritë, për vendin, për besimin e tyre, besimin e tyre fetar, dashurinë për atdheun e tyre.

Ai shtoi se në këtë kontekst, pavarësisht se diktatura e Enver Hoxhës, ishte e vetmja diktaturë e 3 apo 4 fishtë në Europën Lindore, përsëri shqiptarët me sakrificën e bërë për këto vlera, nuk mund të mos përqafonin qëndrimet konservatore pas përmbysjes së diktarës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma të pranishëm në panel dhe në sallë. Së pari do të përshëndes shumë përzemërsisht, praninë e miqve tanë nga fondacioni Heritage, tempulli i doktrinës së konservatorizmit në botë, doktor James Carathanos dhe Stive Buçi, miku im i vjetër. Nderohemi shumë nga prania juaj, jemi shumë mirënjohës. Dua të përshëndes praninë këtu të përfaqësuesit të djathtës polake, eurodeputetit, Ryszard Czarnecki me të cilin shkëmbeva gjatë mendimet.

Drejtuesin e fondacionit konservator të Italisë, Francesco Giubilei si dhe përfaqësuesit e qendrës për të drejtat themelore të Hungarisë, Nagy Dénes András. Të përshëndes të gjithë miqtë që kanë ardhur dhe nderuar këtë konferencë që unë e vlerësoj jashtëzakonisht të rëndësishme për opozitën shqiptare dhe Shqipërinë. Të dashur miq! Konservatorizimi në Shqipëri ndryshe nga sa mendohet, ka rrënjë më të thella, ndofta se në çdo vend tjetër. Në rrënjët e tij qëndrojnë mijëra e mijëra jetë të sakrifikuara për vlerat bazë themelore që konservatorët ndajnë njëri me tjetrin për dinjitetin dhe liritë, për vendin, për besimin e tyre, besimin e tyre fetar, dashurinë për atdheun e tyre.

Në këtë kontekst, pavarësisht se diktatura e Enver Hoxhës, ishte e vetmja diktaturë e 3 apo 4 fishtë në Europën Lindore, përsëri shqiptarët një popull tradite, me sakrificën e bërë për këto vlera, nuk mund të mos përqafonin qëndrimet konservatore pas përmbysjes së diktarës. Në rast se ndonjëri nga ju do të më pyeste çfarë është për mua, me një fjalë të vetme, për individin, konservatorizmi, unë do të zgjidhja; dinjiteti i njeriut. Një konservator lufton mbron, qëndron për dinjitetin e tij. Dhe e vërteta është se, nëse lirinë do ta përfytyronim si një sferë me shumë shtresa, ajo thelb do të kishte dinjitetin njerëzor.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë