
Avokatët Erion Veliajt kanë dalë kundër kërkesës së kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e klientit të tyre si kryebashkiak i Tiranës. Në një reagim për Top Story ata rendisin argumentet e mbrojtjes që sipas tyre ndalojnë shkarkimin e Veliajt. Sipas mbrojtjes, Erion Veliaj nuk mund të shkarkohet për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë kundër tij dhe për sa kohë nuk është arrestuar në flagrancë, duke kryer një krim në detyrë.
Veliaj, thonë avokatët, ka të drejtën të ankohet në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të qeverisë për shkarkim. Erion Veliaj ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Kushtetuese. Derisa të marrë vendimin Gjykata Kushtetuese, vendimi i qeverisë është i pezulluar.
Sipas tyre, Veliaj kryetar në detyrë dhe i zgjedhur me mbi 160 mijë vota, nuk ushtron dot detyrën, për shkak se është në paraburgim, jo për shkak të vullnetit të tij. Avokatët ngrenë më tej pyetjen nëse do të zbatojë Këshilli Bashkiak kërkesën kushtetuese për proces të rregullt ligjor, duke e ftuar kryetarin e Bashkisë të shprehet dhe të mbrohet para tij.
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, që pak ditë më parë kërkoi edhe nisjen e procedurave për largimin e Erion Veliajt nga drejtimi i Bashkisë, anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak u mblodhën sot për të përgatitur kërkesën për shkarkimin e Veliajt, duke theksuar mungesën 3 mujore të kryebashkiakut në detyrë.
Më tej, u vendos që kjo kërkesë të shqyrtohet në 23 shtator në Këshill Bashkiak. Ndërkohë, nuk është diskutuar thirrja e Veliajt për të folur në Këshill përpara votimit.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
17 Shtator22:48
Paralajmërimi i fortë i Dash Sulës: Do ketë vrasje gjyqtarësh e prokurorësh si në Itali
Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula ka bërë një paralajmërim të fortë në A2 CNN kur tha se Shqipëria ndodhet në k...
POLITIKE
17 Shtator22:19
Prapaskenat e shkarkimit të Veliajt, si e rrëzoi PS kërkesën e opozitës në Këshillin Bashkiak për mungesë 3 muaj në detyrë
Anëtarët socialistë pritet të dorëzojnë të martën në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë kërkes&...
POLITIKE
17 Shtator21:58
Bardhi i zhgënjyer nga Dumani: Premtoi shumë, po nuk bëri asgjë
Gazment Bardhi nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij personal në lidhje me punën e kreut të Strukturës së Posaçme Antikorrups...
POLITIKE
17 Shtator21:42
Vokshi: Rama po vendos regjim pa llogaridhënie përmes 'ministres' Diella! Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi akuzon ashpër kryeministrin Edi Rama se po vendos një regjim pa llogaridhënie, përmes ...
POLITIKE
17 Shtator21:26
Muze Arti dhe Trashëgimi Islame, Rama: Stacion kyç i historisë sonë si komb
Muzeu i Artit dhe Trashëgimisë Islame, një qendër e re kulture, që do të ndërtohet në një godinë historik n&...
POLITIKE
17 Shtator20:51
“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU
Mesila Doda do të jetë deputete e pavarur në Kuvend, duke ‘tradhtuar’ kështu kreun demokrat Sali Berisha. Në zgjedhj...
POLITIKE
17 Shtator20:28
Diella vetëm për propagandë/ Gazeta zvicerane: AKSHI kontrollohet direkt nga Rama
Edhe mediat më të mëdha ndërkombëtare e kanë kuptuar se shpikja e Edi Ramës për një ministre virtuale ësht&eum...
POLITIKE
17 Shtator18:50
Shkarkimi i Veliajt, Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet të martën! Përfundon mbledhja e socialistëve në seli
Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e këshilltarëve socialistë të Bashkisë së Tiranës, në selinë ...
POLITIKE
17 Shtator18:46
SPAK refuzon të hetojë Maznikun, dosjen e tenderit 471 mln lekë ia kthen sërish prokurorisë Tiranë
Prokuroria e Posaçme SPAK, ka refuzuar të hetojë Arbian Maznikun për një tender me vlerë 471 milion lekë të vjetra q...
POLITIKE
17 Shtator17:56
Zgjedhjet për Bashkinë Tiranë, gazetari: E pafalshme që opozita nuk ka një emër konkrret!
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e parakoshme që do të mbahen për Bashkinë Tiranë pas arrestimit t&eum...