Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...

Familjarët apo njerëzit që kanë lidhje të forta me politikën janë më të privilegjuarit për marrjen e lejeve për parqe fotovoltaike, të cilat janë hapur si “kërpudhat” kohët e fundit. Qarku i Fierit është “kampion” i lejeve të dhëna, teksa përfitues kanë qenë firma të mëdha, individë apo firma pa asnjë përvojë, apo persona që kanë lidhje familjare me krerët e mazhorancës.
Pas djalit të Gramoz Ruçit, një tjetër leje është dhënë në zonën e Fierit, ku kësaj herë përfitues është vajza dhe dhëndri i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafës, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Amantia Xhafaj dhe Ditjon Baboçi, e para vajza dhe i dyti dhëndri, janë pronarë të kompanisë “InvestALB & Konsulencë”, teksa kjo kompani është pronare e 50 % të aksioneve të firmës “DION Energji”.
Familjarët e deputetit janë bashkëpronarë të kësaj firme me Artan Sakon, vëllain e kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, Gramoz Sako, ish-drejtues i Gardës së Republikës. Një lidhje tepër e ngushtë e biznesit me politikën, ku vetë politika apo krerët e mazhorancës, favorizojnë familjarët e tyre!
Ditët e fundit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka zbardhur një tjetër leje për park fotovoltaik në Fier. Sipas dokumenteve KKT-ja ka vendosur miratimin me kusht të lejes së ndërtimit për objektin “ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW dhe veprave ndihmëse”.
Ky park ndodhet në Fier dhe ka si subjekt zhvillues shoqërinë “DION Energji” sh.p.k. Leja përfundimtare do t’i jepet pas pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë për llogari të Bashkisë Fier.
“Zona e projektit është e vendosur në veri perëndim të fshatit Grykë, në një distance prej rreth 3.9 km. Ajo ndodhet në ultësirën bregdetare në fushën e Myzeqesë. Zona e studimit ndodhet në afërsi me plazhin e Semanit. Pasazhi bujqësor i rajonit të Topojës konsiderohen si habitat i krijuar nga njeriu ose krejtësisht artificial. Prona në të cilën zhvillohet projekti ka një sipërfaqe prej 35.245 m²”, thuhet në dokument.
Por, kush qëndron pas kompanisë që ka marrë lejen për park fotovoltaik?! Rezulton se 50 % të aksioneve të kësaj firme (DION) i ka firma “Investalb & Konsulencë”.
Blerja e këtyre aksioneve është bërë në muajin qershor të vitit 2023, teksa pronarët e (Investalb) janë Amantia Xhafaj, e bija e Fatmir, e lindur në Tiranë më 31 mars 1990 dhe Ditjon Baboçi, i biri i Agim, i lindur në Tiranë më 15 nëntor 1986
“Shqyrtimi i mundësisë për përcaktimin e vlerës së kontratës midis palëve, për blerjen e një pjesë të kuotës që përfaqëson përkatësisht 50% të pjesëmarrjes në kapitalin themeltar të shoqërisë ‘DION Energji’, në shumën prej 30.000 euro. Autorizohet përfaqësuesi ligjor i shoqërisë, Baboçi për kryerjen e të gjitha veprimeve dhe firmosjen e të gjitha akteve të nevojshme për realizimin e qëllimit të këtij vendimi”, thuhet në dokument.
Ndërkohë, pjesën tjetër të kompanisë, po 50 % të aksioneve, i zotëron Artan Sako. Edhe ai, në të njëjtën kohë, pra në qershor të vitit 2023, i bleu aksionet për vetëm 30 mijë euro. Nëse blerja është bërë fiktive, apo për konjuktura të tjera, këto dyshimet duhet t’i zbardhin institucionet ligjzbatuese.




Kryeministri Edi Rama ka reaguar "X" pas raportimeve për një sulm ndaj territorit të Azerbajxhani, ku u godit infrastrukturë civile në ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video duke e paraqitur si transmetim “live”, ndërkohë që aktivi...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se po shkel Kushtetutën p&...
Ndryshimet në qeveri dhe lëvizjet e fundit politike shihen si një "makiazh" i kryeministrit Edi Rama, ndërsa ministrat e tij konsiderohen th...
Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë deklarata të forta nga foltorja e Kuvendi i Shqipërisë ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë fjalës së saj në Kuvend, deklaroi se nismat ligjore marrin vlerë vetëm ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe teksa mori fjalën në Kuvend, vuri në dukje mungesën e ministrave dhe deputetëve ...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Znj. Erisa Xhixho, përpara Parlamentit, denoncoi sot vendimin e qeverisë që ka ulur pagat e mij&e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka kritikuar ashpër mazhorancën gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke e aku...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij për gazetarët jashtë Kuvendit, u bëri thirrje shqiptarëve q&e...