POLITIKE

Banka Europiane e Investimeve financon programin për uljen e rreziqeve klimatike

n.f Përditësimi i fundit 24 Janar 2025, 16:53
Banka Europiane e Investimeve financon programin për uljen e rreziqeve
Takimi

TIRANË- Zëvendëspresidenti i Bankës Europiane të Investimeve (BEI), De Groot ishte për një vizitë në Shqipëri, ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësuesit e nivelit më të lartë të qeverisë dhe BE-së, me qëllim diskutimin dhe forcimin e bashkëpunimit në fushat prioritare si energjia, transporti, lidhja rajonale dhe zhvillimi i sektorit privat.

Sipas një njoftimi për shtyp, ai nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me guvernatorin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, Gent Sejko, për zbatimin e programit Sistemet e Gjelbra Financiare të BEI-t, në prani të Shefit të Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së, Hubert Perr. Asistenca teknike e ofruar nëpërmjet këtij programi do t’i mundësojë Bankës së Shqipërisë të përfshijë rreziqet klimatike në kuadrin rregullator, duke zhvilluar njëkohësisht taksonominë e gjelbër për sektorin financiar në vend, në përputhje me Marrëveshjen e Parisit.

Në këtë mënyrë, ai do të ndihmojë bankat shqiptare të zbatojnë praktikat më të mira të financimit të klimës, të nisin financime të reja për projekte të gjelbra dhe të vlerësojnë, monitorojnë dhe raportojnë më mirë mbi rreziqet e lidhura me klimën.

Këto përpjekje do të nxisin investimet e gjelbra te kompanitë shqiptare, duke i ndihmuar ato të zbatojnë strategjitë e nevojshme të tranzicionit për të zbutur rreziqet klimatike. Nga ana tjetër, kjo do të mundësojë një rritje të qëndrueshme dhe rezistente ndaj klimës të ekonomisë shqiptare. Ky program, i financuar nga Fondi Ndërkombëtar i Nismës për Klimën, po zbatohet në partneritet me Partneritetin e Kontributeve të Përcaktuara Kombëtare, një koalicion global i vendeve dhe i institucioneve të angazhuara për avancimin e masave për klimën përmes zhvillimit të qëndrueshëm.

Në të njëjtin rast, zëvendëspresidenti De Groot nënshkroi marrëveshjen e vendit pritës me Republikën e Shqipërisë, përfaqësuar nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në prani të ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato. Kjo marrëveshje do t’i mundësojë BEI-t të forcojë bashkëpunimin me partnerët vendas në kuadër të nismës “Team Europe” për të maksimizuar mbështetjen financiare dhe teknike për projektet kryesore, si modernizimi i linjës hekurudhore nga Vora deri në kufirin me Malin e Zi, përmirësimi i sistemit të shpërndarjes së ujit në bashkinë e Tiranës, prezantimi i financimeve të favorshme për bizneset e vogla etj.

Zëvendëspresidenti i BEI-t, Robert de Groot,  përgjegjës për Ballkanin Perëndimortha: ““Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve shënon një moment historik të rëndësishëm për Bankën Evropiane të Investimeve në Shqipëri. Duke ecur përpara në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, jemi të angazhuar të zbatojmë projekte të reja me ndikim të madh, të cilat nxisin lidhshmëri më të mirë dhe tranzicion të gjelbër në Shqipëri. ”

Igli Hasani, ministër i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, tha: “Marrëveshja e vendit pritës me BEI-n, e nënshkruar sot, forcon rolin e saj në nxitjen e zhvillimit të shpejtë ekonomik të Shqipërisë dhe të integrimit në BE. BEI e ka mbështetur që në fillim tranzicionin e Shqipërisë. Rritja e financimit dhe e ekspertizës do të ndihmojë në zbatimin e planit ekonomik e të investimeve dhe të planit të rritjes të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Tirana zyrtare është e vendosur në rritjen e saj si qendër ekonomike rajonale.”

Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë tha: “Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë hapa thelbësorë për të rritur kapacitetin e sektorit financiar për të trajtuar rreziqet klimatike. Nëpërmjet bashkëpunimit me Bankën Evropiane të Investimeve, një institucion me ekspertizë të gjerë në financat e qëndrueshme, ne jemi të fuqizuar të avancojmë financimin e gjelbër, të përafrojmë politikat tona me praktikat më të mira evropiane dhe të ndërtojmë një sistem financiar të aftë që të përballojë sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm.

Kjo marrëveshje nënvizon angazhimin tonë të përbashkët për të nxitur financimin e gjelbër dhe mbështetjen e një sistemi financiar që drejton tranzicionin drejt një ekonomie të qëndrueshme dhe elastike. Taksonomia e Gjelbër, që do të zhvillohet përmes këtij partneriteti, do të luajë një rol vendimtar në orientimin e fondeve drejt investimeve me ndikim mjedisor, duke nxitur transparencë më të madhe dhe qëndrueshmëri financiare.”

Kreu idelegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato u shpreh: “BE-ja në Shqipëri mbështet forcimin e partneritetit midis Bankës Evropiane të Investimeve, Bankës së BE-së dhe Qeverisë së Shqipërisë, në këtë moment të rëndësishëm, ku Shqipëria është duke përshpejtuar përpjekjet e saj drejt anëtarësimit të plotë në BE. BEI është një partnere kyç e BE-së kur bëhet fjalë për mbështetjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Fokusi ynë i përbashkët tani është të mbështesim në mënyrë aktive zbatimin nga ana e Shqipërisë të Planit të Rritjes së BE-së dhe Agjendës së Reformave dhe Rritjes, duke nxitur modernizimin, reformat dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike. Tani është momenti që Shqipëria të maksimizojë përfitimet e partneritetit të saj me BE-në dhe BEI-në për të ndërtuar themelet e një Shqipërie më të fortë, më të lidhur dhe më të begatë brenda BE-së.”

Që nga viti 2010, BEI Globale ka siguruar 420 milionë euro për projektet kryesore të transportit, ujësjellësit, energjisë dhe sektorit privat në Shqipëri.

BEI është institucioni financues afatgjatë i Bashkimit Evropian në pronësi të shteteve të tij anëtare. Ai vë në dispozicion financime afatgjata për investime të shëndosha në mënyrë që të kontribuojë drejt qëllimeve të politikës së BE-së. BEI mbështet projekte në katër fusha prioritare: infrastrukturë, inovacion, klimë dhe mjedis, dhe ndërmarrje të vogla e të mesme (NVM). BEI Globale është krahu i specializuar i Grupit të BEI-t, i dedikuar për rritjen e ndikimit të partneriteteve ndërkombëtare dhe financave të zhvillimit, si dhe një partner kyç i Global Gateway.

Ne synojmë të mbështesim investime me vlerë 100 miliardë euro deri në fund të vitit 2027— rreth një të tretën e objektivit të përgjithshëm të kësaj nisme të BE-së. Brenda “Team Europe” BEI Globale nxit partneritete të forta dhe të fokusuara së bashku me institucionet e tjera financiare të zhvillimit dhe shoqërinë civile. BEI Globale e afron Grupin e BEI-t më pranë njerëzve, kompanive dhe institucioneve vendase përmes zyrave tona në mbarë botën.

Rreth BEI Globale në Ballkanin Perëndimor:

BEI është një financues kryesor ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor. Që nga viti 2009, banka ka financuar projekte që arrijnë në afro 11 miliardë euro në rajon. Përveç mbështetjes së vazhduar për rindërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës publike, që nga viti 2010, BEI është zgjeruar në shumë fusha të reja, si kujdesi shëndetësor, kërkim-zhvillimi, arsimi dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Rreth BEI-t në Shqipëri:

BEI ka qenë aktive në Shqipëri që prej vitit 1995. Deri më sot, janë financuar 27 projekte dhe janë investuar mbi 700 milionë euro, kryesisht në infrastrukturën kryesore të transportit, energjisë dhe ujësjellës-kanalizimeve./ Monitor

banka europiane e investimeve gent sejko

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë