POLITIKE

Batutat e Ramës për Trump/ Si doli foto e McGonigal në zyrën e tij në kryeministri?

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Tetor 2025, 11:59

Batutat e Ramës për Trump/ Si doli foto e McGonigal në zyrën

Nuk kanë kaluar as 24 orë nga batutat e Ramës për presidentin Donald Trump në një samit me liderë të tjerë europianë në Kopenhagen dhe menjëherë nga Shtetet e Bashkuara ka ardhur një sinjal i hidhur për kryeministrin tonë. Për herë të parë është publikuar foto e Charles McGonigal, ish-shefit të zyrës së kundërzbulimit të FBI në New York, aktualisht i burgosur që shfaqet i përqafuar me Ramën, në zyrën e tij në kryeministri. Me gjasë ky është takimi i tyre i parë në datën 9 shtator 2017.

Fakti që McGonigal dhe Rama, takohen bashkë në kryeministri nuk është një lajm i ri. Ky fakt është konfirmuar në dosjen e FBI dhe është pranuar edhe nga vetë Rama. Megjithatë është hera e parë që del një foto e ish-zyrtarit të FBI së bashku me kryeministrin Edi Rama. Takimi u mundësua nga ish-këshilltari i Ramës Dorian Duçka dhe ish agjenti i SHIK, Agron Neza, i cili më vonë i dha Charles McGonigal një shumë prej 220 mijë dollarësh. Në takim, siç ka pranuar McGonigal është folur për licencat e naftës në jug të Shqipërisë, pasi McGonigal shprehu interesin e një kompanie të caktuar duke influencuar edhe me funksionin e tij si shef i kundërzbulimit në zyrën e tij të FBI në New York. Pikërisht këtu lindi miqësia, për të cilën të dy do të pendoheshin rëndë disa vite më vonë.

Në dosjen penale, që çoi në burg Charles McGonigal, thuhet se pikërisht këtë foto, ai ia dërgoi një miku të tij duke i thënë se Edi Rama po reformonte drejtësinë në vendin e tij dhe kjo paraqiste “mundësi të shumta”. Nuk dihet se çfarë nënkuptonte Charles McGonigal me këto fjalë, por duke qenë se ishte në prag të pensionit, McGonigal e ka pranuar se ishte në Shqipëri për të bërë para.

Pikërisht nga ky moment që tregohet në foto nisi një marrëdhënie e ngushtë interesi për të cilën McGonigal do të dënohej në SHBA me 2 vjet e 4 muaj burg. Teksa ish-zyrtari i lartë i FBI ishte i interesuar për zhvendosjen e disa licencave të nxjerrjes së naftës në jug, Rama kërkonte një mënyrë për ta përfshirë Lulzim Bashën në një hetim të FBI, që lidhej me paratë e paguara nga Partia Demokratike për lobimin në SHBA.

Në akt-akuzën që dënoi McGonigal me burg në Washington, paragrafi 22 thuhet se: “Në 9 Shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u takua me Personin B dhe kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të personit A, i pandehuri McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë të ishte i kujdesshëm në dhënien e licencave për fushat e naftës në Shqipëri për kompani ruse. Personi A dhe Personi B kishin të dy interes financiar në vendimin e qeverisë për dhënien e licencave për nxjerrjen e naftës”

Por si e rrëfen Rama takimin? Kryeministri i Shqipërisë fillimisht mohon diskutimin për licenca nafte apo interesin e Charles McGonigal për një vendim konkret të qeverisë. Në përgjigjen që përsëriti pak a shumë njësoj në disa intervista, Rama tha se biseda kishte qenë e përgjithshme për influencën ruse, madje e quajti një “bashkëbisedim miqësor të përgjithshëm”.

“Më ka treguar që puna e tij ka në fokus influencën ruse në tërësi, më foli për rajonin, ku influenca ruse është prezente, ndërsa në Shqipëri është inekzistente” tha Rama në një intervistë për Grida Dumën në Top Channel.

“Nuk ka folur ai me mua për asnjë lloj biznesi në favor të personave të tjerë” shtoi kryeministri gjatë intervistës.

Interesante është se foto ka dalë nga ish-këshiltari i Trump për politikën e jashtme gjatë fushatës së vitit 2016, George Papadopoulos. Ai ka marrë shkas nga gajasjet e Ramës në samitin e Kopenhagen, kur kryeministri i Shqipërisë tallej me ngatërresën që Trump kishte bërë mes Shqipërisë dhe Armenisë. I irrituar nga ajo që dëgjon në video, Papadoupolos ngre pikëpyetje nëse edhe Rama do të rrëzohet ashtu siç ra Mcgonigal.

“Charles McGonigal është fotografuar këtu me Kryeministrin shqiptar ndërsa ai po pranonte ryshfete. Ai gjithashtu drejtonte hetimin “Crossfire Hurricane” me Comey në të njëjtën kohë. Ai tani është i burgosur. A do të rrëzohet edhe ai?” shkruan Papadoupolos duke iu referuar Ramës.

Ndërkohë më poshtë në komentet e rrjetit social X, bie në sy një reagim i Allison Guerrero, ish e dashura e Charles McGonigal që thotë se e kishte pasur dikur këtë foto por ishte detyruar ta fshijë nga rrjetet sociale.

“Pothuajse 2 vjet më vonë, kur më dorëzuan thirrjen time të parë në gjyq për këtë çështje për hetimin e DDC, agjentët e FBI-së erdhën në shtëpinë time, më treguan postimin që kisha bërë dhe më pyetën për të. Megjithatë, postimi nuk ekzistonte më në faqen time. U detyrova ta fshija. Unë dhe Charlie shkuam në gjykatë për këtë, kështu që është në ato të dhëna gjyqësore. Ai e përdori atë në një procedurë civile kundër meje kur paraqiti një urdhër ndalimi. As nuk e dija që dikush tjetër e kishte këtë foto.” shkruan Guerrero.
Ende nuk dihet se si kjo foto përfundoi në rrjetet sociale, por siç thotë ish e dashura e Charles McGonigal, e sigurtë është që agjentët e FBI e kishin atë prej kohësh në duart e tyre.

Shakatë e Ramës me Donald Trump

Një video e Ramës që bënte shakaxhiun me dekletatat e Trump u bë virale një ditë më parë në rrjetin X, teksa kryeministri i Shqipërisë,  i rrethuar nga disa krerë shtetesh në samitin e Komitetit Politik Europian, i thoshte me ironi presidentit francez Emanuel Macron: “Duhet të na kërkoni falje… sepse nuk na përgëzuat për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit”. Ironia qëndron në faktin se Trump gjatë disa fjalimeve të tij ka ngatërruar Shqipërinë me Armeninë, pas negociatave që kreu për t’i dhënë fund konfliktit me Azerbajxhanin. Presidenti azer Ilham Aliyev shpërthen në të qeshura, ndërsa Macron, dukshëm i sikletosur e mban për pak sekonda shakanë: “Më vjen keq për këtë”, thotë ai, duke e qëlluar Ramën në faqe, si për t’i thënë se shakaja ishte e tepërt.

Në të vërtetë, Rama nuk është i vetmi që është tallur me Trump. Presidenti i SHBA ka deklaruar se, në shtatë muajt e fundit, ka ndërprerë shtatë konflikte që, sipas tij, ishin konsideruar si “të pafundme”.

“E kam bërë krejtësisht i vetëm. OKB-ja nuk më ndihmoi dhe as më falënderoi”, u shpreh Trump në fjalimin para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Është e kuptueshme se Trump pret të shpërblehet me Çmimin Nobel për Paqe, një dëshirë të cilën ai nuk e ka fshehur asnjëherë. Në lojë është pikërisht kjo ambicie e Donald Trump. Jo më kot batutat e Ramës bënë xhiron e botës me qindra mijëra shikime në rrjetin social X. Disa prej demokratëve madje e përdorën për të sulmuar Trump. Njëri prej tyre ishte edhe guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom.

E sigurtë është që batutat e Ramës, në një moment euforik kur ai sillet si një adoleshent në një samit ndërkombëtar nuk kanë kaluar pa u vënë re përtej Atlantikut, dhe jo të gjithë i kanë pritur me të qeshura./Lapsi.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë