POLITIKE

Berisha: Beleri fitoi, por u arrestua politikisht! Vangjel Tavo nuk është as grek, as vllah, as sllav, as shqiptar, është mafioz si Edi Rama

n.f Përditësimi i fundit 11 Gusht 2024, 21:41
Berisha: Beleri fitoi, por u arrestua politikisht! Vangjel Tavo nuk
Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të tij. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se Himara është një nga aktet, shembujt më flagrant të regjimit të diktaturës së bandave të vendosur në Shqipëri.

Ai shtoi se pasi përdoren të gjithë boritë e neveritshme të propagandës së tyre kundër Belerit, pasi e cilësuan terrorist, armik etj., pasi Edi Rama antishqiptari ndër më të mëdhejtë e kohërave u shpall patriot, Beleri fitoi, qytetarët e Himarës e votuan.

Berisha theksoi se ata e votuan, kurse dora e zezë e arrestoi atë pas mesnate për ti grabitur mandatin që i dhanë qytetarët e Himarës. Ai shtoi se atyre të cilëve për atdhetarizëm, për nacionalizëm si strofulla e fundit e horrave, sulmonin Belerin, të arrestuar politik, të burgosur politik i pyes, papagajtë e Edi Ramës, lakejtë; na thoni pak, i kujt ishte pushteti në këtë vend? Kreu i PD-së shtoi se nëse Beleri kishte kryer krime, Shqipëria ka jo një, por pesë ligje që nuk e lejojnë atë të kandidojë në çdo garë.

Ai shtoi se nëse Beleri ndjehet grek dhe shpreh krenari me qenien e tij greke dhe kjo është normale për njerëz të lirë kudo në botë ndërsa tha se Vangjel Tavo nuk është as grek, as vllah, as sllav, as shqiptar, është mafioz si Edi Rama.

Miqtë e mi! Persekutimi politik në një vend është dëshmia më flagrante e instalimit të diktaturës në atë vend. Himara është një nga aktet, shembujt më flagrant të regjimit të diktaturës së bandave të vendosur në Shqipëri. Pasi përdoren të gjithë boritë e neveritshme të propagandës së tyre kundër Belerit, pasi e cilësuan terrorist, armik etj., pasi Edi Rama antishqiptari ndër më të mëdhejtë e kohërave u shpall patriot, Beleri fitoi, qytetarët e Himarës e votuan.


E votuan, kurse dora e zezë e arrestoi atë pas mesnate për ti grabitur mandatin që i dhanë qytetarët e Himarës. Atyre të cilëve për atdhetarizëm, për nacionalizëm si strofulla e fundit e horrave, sulmonin Belerin, të arrestuar politik, të burgosur politik i pyes, papagajtë e Edi Ramës, lakejtë; na thoni pak, i kujt ishte pushteti në këtë vend? Nëse Beleri kishte kryer krime, Shqipëria ka jo një, por pesë ligje që nuk e lejojnë atë të kandidojë në çdo garë.


Shqipëria ka 10-15 burgje në të cilat ai mund të dergjej për krimet e tij. Apo nuk është kështu.
Lakej mjeranë. U hedh nga një kockë Edi Rama dhe shkelmoni çdo parim themelor të një shoqërie të lirë, të një vendi të lirë. Sipas jush qenka më pak armik Vangjel Tavo. Vangjel Tavo, nëse Beleri ndjehet grek dhe shpreh krenari me qenien e tij greke dhe kjo është normale për njerëz të lirë kudo në botë, Tavo nuk është as grek, as vllah, as sllav, as shqiptar, është mafioz si Edi Rama.


Ju mjeranë që vishni qyrkun e nacionalistit, ndërkohë që jeni në thelb kundër lirisë së shqiptarëve, ju pyes unë ju; në një vend të lirë a nuk ka të drejtë të zgjidhet çdo qytetar, çdo shtetas i tij në përputhje me ligjin, pavarësisht nga etnia, besimi, përkatësia partiake në çdo post të këtij vendi.
Kjo është atëherë kur kushtetuta dhe rendi respektohen. Kurse ju, nuk keni kushtetutë, ligj, vlera. Ju jeni mjeranë lakej, papagaj të Edi Ramës, të regjimit më të shpërfytyruar të diktaturës më shëmtuar. Mbushni hapësirën mediatike me trillime dhe mashtrime të turpshme, kriminale. Bëheni krah i mafias që po shfaros shqiptarët në mënyrë paqësore.

berisha fredi beleri vangkel tavo edi rama

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë