POLITIKE

Berisha: Brenda 100 ditëve të para, barra fiskale mbi naftën zbret në nivelin e Maqedonisë dhe Kosovës

n.f Përditësimi i fundit 5 Prill 2025, 20:11

Berisha: Brenda 100 ditëve të para, barra fiskale mbi naftën

MALËSI E MADHE- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasditen e sotme ka prezantuar kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Madhështore në Malësinë e Madhe. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se një nga problemet në vendin tonë është se 57% e pensionistëve në Shqipëri marrin një pension të ulët. Ai mori shembull një pensionist nga Puka i cili pas 47 vitesh punë si shofer merr 67 euro pension.

Berisha theksoi se më ardhjen në pushtet PD do të vendosë pensionin 200 euro. Sipas tij brenda 100 ditëve të para të marrës së detyrës barra fiskale mbi naftën do të zbresë në nivelin e Maqedonisë dhe Kosovës.

"Këtë vit, janar, Edi Rama shtroi në tavolinë buxhetin. 8 miliardë euro. 8 miliardë, çdo taksë e paguar nga ju. Qeveria nuk prodhon asnjë qindarkë. 8 miliardë euro. Dhe kur thotë, për pensionistët 16 milionë. Atëherë, më thoni ju mua? A ka cinizëm më të madh se ky? A ka shpërfillje më të madhe se kjo? Çfarë i quan ti këta njerëz? I konsideron ti njerëz? Dhe kur ne dërguam ligjin për të vendosur minimumin jetik 200 euro, e mbajti në parlament nuk e votoi kurrë. Deklaroi se kjo e zhyt në humnerë Shqipërinë.

Unë jam këtu para jush, dhe ju lutem të trokisni, se unë do të doja shumë, të mos mbaja asnjë fjalim nëpër mitingje, por të shkoja të flisja në çdo derë, tek çdo shqiptar, tek çdo malësor, tek çdo malësore dhe të ulemi të bisedojmë me të. Jo, absolutisht! Nga 8 miliardë që janë këtu në tavolinë, do të ndahen ato që do t’i jepen 200 euro çdo shqiptari dhe nuk ka shqiptar që të marrë pension nën 200 euro. Nuk janë shumë. Jo, absolutisht! Problemi është se 57% e pensionistëve në Shqipëri marrin një pension nga 67 euro që tha zotëria mbrëmë, maksimumi 168 euro. Pra, marrin një pension ndën 200 euro. Të gjithë pa përjashtim nga vitet e punës, nga çfarëdo lloj faktori tjetër do të marrë 200 euro.

200 euro do marrë çdo i papunë, çdo person në ndihmë ekonomike. Dhe jo vetëm kaq. Secili prej tyre do të ketë kartën e konsumatorit. Çfarë është ajo? Të gjitha mallrat që blejnë për ushqime dhe për gjërat bazë do t’i blini më lirë se të tjerët. 20% më lirë. Tvsh-në do ua kthejmë dhe do merrni 450 euro në vit, sipas llogarive të sotme, dhe sa të shkojë për ushqimet pa tvsh. Jo vetëm këto. Ilaçet. E kam thënë dhe e them. Në mënyrë absolute, Shqipëria do ketë listën e rimbursimit të plotë të ilaçeve që ka republika italiane.

Jemi larg italianëve ne me gjendje ekonomike, por me ilaçe do të jemi njëlloj si ata. E kemi këtë mundësi, padiskutim. Dhe ne do ta bëjmë. Rroga minimale nuk do jetë nën 500 euro. Çdo biznesmeni i them, nuk duhet të zemërohesh, duhet të tregosh mirëkuptim të plotë, sepse ne do të ulim taksat dhe barra tjera fiskale dhe të garantoj se do të kesh sukses më të madh. Por, ne nuk mund të pranojmë që shqiptarët të trajtohen me një rrogë me të cilën nuk e mbyllin dot muajin e as 15 ditëshin. Jo, do të trajtohen me një rrogë që të mund të përballojnë jetën. Kurse, ty si biznesmen, ne do të të ulim taksat, do të të ulim çmimin e energjisë nga 18 lekë, në 6 lekë.

Sot, isha në tregun e Tiranës dhe i them një zonje: do ta ulim çmimin e energjisë. Aq e kemi patur kur ke qenë ti, tha. Nafta. Po ka një mënyrë për t’i rënduar qytetarët. Shkon dhe i ëvnë naftës taksën 1.1 euro, në një kohë kur të tjerët të dashur mië, e shesin naftën botë 1.1 euro. Ky 1.1 euro i merr taksë. Ky, me këtë çmim ka inkurajuar gjithashtu kontrabandën. 300 mijë ton është kontrabanda e naftës, minimumi në Shqipëri. Brenda 100 ditëve të para barra fiskale mbi naftën zbret në nivelin e Maqedonisë dhe Kosovën. Se ne tani kemi rënë aq në gropë, sa duhet të marrim njëherë shembullin, të ngjitemi ku janë Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe pastaj të shohim më lartë.

Kosova e merr naftën nga Durrësi, e shet 40% më lirë në Prishtinë. Kjo merr fund. Nafta nuk do mund të shitet në Shqipëri kurrë më shumë plus minus me çmimin që do të shitet në Kosovë, Maqedoni dhe në vende tjera. Çdonjeri duhet ta dijë se në çmimin e naftës, nuk rëndohet vetëm ai që ka makinën. Rëndohet secili prej atyre që blen, pasi çmimi i naftës është çmim transporti për mallrat. Pra, me këtë paketë ne japim një frymëmarrje. Ne, në një farë mënyre edhe rikthejmë dinjitetin e njerëzve, njerëz që nuk ulen dot të pijnë një kafe. Njerëz që rrinë në stola. Burra e gra që kanë shkri jetën e tyre në punë, dhe tani marrin një shpërblim qesharak. Merr fund kjo! Merr fund! Ne fillojmë me këtë paketë, dhe i garantoj pensionistët dhe rrogëulëtit, do kenë kartën e konsumatorit," tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë