
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se brenda 16 muajve qeverisja e PD do të godasë të gjitha organizatat kriminale shqiptare dhe rajonale. Lideri i opozitës tha gjithashtu se do të ketë zero tolerancë në lidhjet me krimin. Më tej Berisha tha se të gjithë ata punonjës, oficerë, inspektorë policie, që kanë përdorur komunikimet elektronike sekrete me telefona të koduar, Sky, Enchro chat apo Matrix, do të largohen nga strukturat dhe do të penalizohen.
"E vërteta është se Shqipëria ka disa emergjenca sot, por një nga emergjencat e mëdha të saj dhe në mënyre të pamohueshme pa zgjidhjen e së cilës, pa të tjerat nuk mund të zgjidhen është gjendja e Policisë së Shtetit.
Ky institucion është i përbërë nga individë të përfshirë në kultivimin, trafikun e drogave, shpërndarjen e drogave, tregtimin e tyre, ndihmën ndaj trafikantëve dhe nëqoftëse ne nuk pastrojmë policinë nga këta individë, kriminelë, ne nuk do të kemi kurrë institucionin që ne duam. Ndaj dhe jam këtu për të garantuar ju dhe mbarë shqiptarët, se të gjithë ata individë të përfshirë në veprimtari të tilla, do të largohen nga policia dhe do të përballen me ligjin për veprimtarinë e tyre kriminale.
Po kështu të gjithë ata punonjës, oficerë, inspektorë policie, që kanë përdorur komunikimet elektronike sekrete me telefona të koduar, Sky Enchro chat apo Matrix, se ky Proda është një Matrix i gjallë do të largohen nga strukturat dhe do të penalizohen. Zero tolerancë në lidhjet me krimin. Të gjithë ata persona, anëtarë të Policisë së Shtetit që kanë disponuar informacione për përfshirjen në aktivitete kriminale nga punonjës të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës, të vendit apo të huaj, edhe ata do të largohen nga Policia e Shtetit. Nëse nuk e pastrojmë shtëpinë tonë, ne nuk do ta gëzojmë atë. Ndaj dhe puna jonë do të fillojë me pastrimin e shtëpisë tonë.
Gjatë këtyre viteve Edi Rama që është një eksponent botëror krimi, mik i Sinaloas së Meksikës, por edhe i Pëllumb Gjokës së Velipojës, i Bajrave të Dobraçit të Shkodrës, e Çelëve të Elbasanit, Troplinëve të Durrësit dhe gjithë bandave kryesore të vendit, i ka angazhuar gjerësisht bashkëpunëtorët e tyre në polici, së bashku me këto banda në fushatë elektorale, duke bërë që ata të kryejnë krime të rënda elektorale.
Garantoj se, çdo efektiv i Policsë së Shtetit që është implikuar në krim elektoral në forma të ndryshme, do të ndëshkohet. Jo vetëm do të largohet nga policia, por do të ndëshkohet rëndë për krimin elektoral, si një krim kushtetues, si një krim i rëndë politik, si një atentator ndaj demokracisë së vendit. Në programin tonë, në rast se do e nisim nga pastrimi i shtëpisë tonë, ne do të kalojmë në luftën me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo luftë synon goditjen dhe çmontimin e të gjitha grupeve dhe organizatave kriminale, vendase, rajonale dhe kudo që ndodhen në një afat kohor 16 mujor. Ne u shpallim luftë atyre dhe i garantoj se nuk do të ketë paqe me ta, deri në vendosjen e tyre para ligjit. Le të shkojnë ku të dojnë, në Dubai apo ne Zelandën e Re, Australi apo Afrikë të Jugut. Do të kapen dhe do të vendosen para ligjit. Shkatërrimi i bandave shqiptare është detyrë mbi çdo detyre.
Janë këto banda që po shkatërrojnë me narkoeurot ekonomi shqiptare. Janë këto banda që po shkatërrojnë demokracinë në Shqipëri, në bashkëpunim me Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Beteja ndaj tyre do të jetë përparësi absolute dhe u them atje ku janë, kudo që ndodhen, kthehuni pak prapa dhe kujtoni, se ku janë gjetur bosët. Nuk jemi ne të taktikës ‘të hanë kokat e njëri-tjetrit’. Jo jo, kokat do të ua hajë ligji atyre. Kjo është taktika jonë. Dhe ky operacion sado që duket i vështirë, garantoj se policia e rendit ka çdo potencial për ta përmbushur me kompetencë të plotë dhe njësi kohe. Kur kryeministri shkon e takon bandat, e kuptoni vetë ju se çfarë mburoje bëhet për to. Kur mban koordinator në zyra për të koordinuar bandat, ato janë pastaj vetë shteti," tha Berisha.
Artikuj te sugjeruar
E.D
POLITIKE
17 Janar18:13
Berisha: 10-vjeçari i fundit periudha më e zezë për policinë, shteti u bë njësh me krimin, policët prishin prova
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se 10-vjeçari i fundit ka qenë periudha më e zezë për policin&eu...
b.z
POLITIKE
17 Janar17:47
"Rama ka krijuar narkoshtet"/ Berisha: Ka zëvendësuar qindra oficerë policie me organizata kriminale të rrezikshme!
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se ky i fundit ka kriminalizuar Policinë. Gjat&...
M.B.
POLITIKE
17 Janar16:14
"Edhe 46 ditë ju kanë mbetur!" Rama thirrje emigrantëve: Regjistrohuni që pastaj KQZ t’ua dërgojë zarfin me postë
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, u ka bërë thirrje shqiptarëve të diasporës të regjistrohen për të votuar n&e...
b.z
POLITIKE
17 Janar15:37
"Policia e Elbasanit nën urdhërat e Suel Çelës"/ Berisha publikon denoncimin: Para dy ditësh kanë dhunuar kryebashkiakun Gledian Llatja në zyrë
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar së fundmi një denoncim i cili ngre akuza se Policia e Elbas...
n.f
POLITIKE
17 Janar14:51
Ministri Hasani vizitë pune në Kiev: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës!
Hasani
KIEV- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, po zhvillon sot një ...
n.f
POLITIKE
17 Janar13:35
"Çdo hap më afër unitetit dhe zhvillimit të përbashkët", Walker: Kosova dhe Shqipëria janë dy realitete të ndara që ndajnë të njëjtin shpirt kombëtar
Walker
KAVAJË- Ish-ambasadori i OSBE-së, William G. Walker ka marrë pjesë sot në ceremoninë ku u dekorua nga Bashkia e K...
n.f
POLITIKE
17 Janar13:34
Berisha vlerëson Ilir Ikonomin dhe Beqir Sinën: Zëri i Amerikës i rezistoi edhe censurofilisë së çmendur të viteve të fundit!
Berisha
KAVAJË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit të ambasadorit am...
n.f
POLITIKE
17 Janar13:33
Berisha: Pa guximin e ambasadorit Walker, ndoshta historia e Kosovës nuk do ishte kjo që është sot
Walker dhe Berisha
TIRANË- Në bashkinë Kavajë po zhvillohet ceremonia e dekorimit të ambasadorit amerikan, William G. W...