POLITIKE

Berisha: Brenda 18 muajsh do ta heqim Shqipërinë nga harta e kultivimit të kanabisit

E.D Përditësimi i fundit 17 Janar 2025, 19:09

Berisha: Brenda 18 muajsh do ta heqim Shqipërinë nga harta e

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, premtoi se brenda 18 muajsh Shqipëria do të dalë nga harta e kultivimit të kanabisit. Lideri i opozitës gjithashtu akuzoi qeverinë socialiste për përdorimin e krimit si pjesë të identitetit politik, duke theksuar se krimi i organizuar ka depërtuar në çdo nivel të qeverisjes. Më tej ai tha se do të krijohet Komisioni i të Vërtetës, dhe dosjet që po quhen ‘Metamorfoza’ do të zbardhen që ti marrë vesh çdo shqiptar.

"Në vitin 2005, bandat sundonin ç’është e vërteta edhe atëherë se këta janë të pandarë nga krimi. Kjo parti krimin e ka, identitetin e vet. Identiteti i vërtetë i kësaj partie është krimi. Të themi realitetin. Mua më vjen keq kur e them këtë, se ka socialistë me qindra e mijëra që thonë, pse na akuzon në këtë mënyrë. Por nuk mund të them ndryshe, kur drejtuesi i tij kryesor është i lidhur me qëllim, këmbë e krye. Kur ministrat e tij të rendit, i cakton sipas lidhjeve që kanë me krimin. Kur drejtorin e Policisë e caktojnë bandat. Kur listën e deputetëve ja bëjnë bandat kriminale. Atëherë unë i them çdo socialisti, më thuaj pak a janë realitete këto apo nuk janë.

Por kjo është një forcë politike. Unë nuk kam ndërmend socialistët e thjeshtë, kur them identiteti kanë krimin. Por kjo forcë politike identitet ka krimin.Ndaj dhe kjo luftë nuk do të njohë as kufi, as ndërprerje gjer në asgjësimin e tyre të plotë dhe vendosjen para ligjit. E kam thënë disa herë. Në 2005 njëri prej më erdhi në zyrë e më tha; Z. Kryeministër këtë betejë që kemi nisur, a je i sigurtë që nuk do të na ktheni pas. E dëgjova me çudi dhe i them, çfarë do të thuash me këtë? E më tha, që do të na jepni urdhër të mos e vazhdoni. Urdhër të mos e vazhdoni, urdhër keni gjer sa ti shtypni aty ku janë. Dhe e vërtetat është se në 18 muaj ju bëtë një punë të jashtëzakonshme.

Prandaj nga situata ku ndodhemi, kam besim të plotë se njerëz të ndershëm, me uniformë, të betuar, janë qindra herë më të fuqishëm se sa, banditët, trafikantët, hajdutët, fuqia e të cilëve buron vetëm nga lidhje me pushtetin, se pastaj të gjejnë vrimën e miut ku të futen. Në një hark kohor 18 mujor, Shqipëria del nga harta kultivimit të kanabisit dhe i çdo lloj bime tjetër narkotike. Me gërshërë do të priten të gjitha lidhjet e politikës me krimin. Është minierë floriri arkiva e bisedave telefonike, me telefona të koduar. Aty janë politika dhe krimi në sipërmarrje të përbashkët, duke përcaktuar veprime, duke ndarë përfitime e duke dhënë urdhra njëri-tjetrit.

Kështu që do të krijohet Komisioni i të Vërtetës, dhe dosjet ato që po quhen ‘Metamorfoza’ ato do të zbardhen që ti marrë vesh çdo shqiptar. Fatmirësisht ato janë dokumentet e vetme që sado ti falsifikojnë dhe manipulojnë Dumanët dhe mercenarët e Skapit, sado ti përdorin për pengmarrje ato ekzistojnë në disa arkiva. Përveç arkivës së Skapit. Kështu që në këtë aspekt është një arkivë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe do të zbardhim para shqiptarëve të gjitha lidhjet. Cili politikan me lidhjet e tij me bandat, ka përfituar, ka ndihmuar vrasësit, ka marrë pjesë në vrasje, ka marrë pjesë në trafiqe, etj. Pra kemi një moment përpara shumë të rëndësishëm me dokumente kësaj here, falë shërbimeve inteligjente të vendeve partnere që i kanë zbuluar dhe sjellë në Shqipëri. Mirëpo ata i përdorin për të marrë peng njëri-tjetrin," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë