Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u është drejtuar përsëri qytetarëve shqiptarëve që të dalin në mbështetje të studentëve dhe të rinjve, që kanë hyrë në ditën e 9-të të protestës së tyre. Me anë të një video mesazhi, lideri i opozitës shqiptare, akuzon Edi Ramën se është duke thurur një plan për të destabilizuar Shqipërinë dhe fajin të ua hedhë studentëve.
Ai ka denoncuar edhe bandidët me maska që dalin nga zyrat e Ministrisë së Brendshme dhe infiltrohen mes protestuesve me qëllim që ti ndalojnë dhe arrestojnë ata.
Videomesazhi i plotë i kryetarit të PD, Sali Berisha:
Hipokrizia dhe cinizmi i padrinos vazhdon, vetëm pak orë pasi zhyti Tiranën nën terrorin e mercenarëve të paguar. Pasi mbuloi për orë të tëra rresht qiellin e Tiranës me re të zeza gazi lotësjellës dhe djegës. Pasi përdori bomba shurdhuese dhe breshëritë e plumbave të gomës duke çarë barkun dhe shpuar kafkën e studentëve heronj. Dhe pasi ju ripërsëriti si mizor shqiptarëve mbrëmë, pamje të mirëfillta lufte, Edi Rama vazhdon hipokrizinë e tij, cinizmin e tij ekstrem duke ftuar studentët në dialog. Por kësaj here nuk vendosi karrige luksi, por plastike e teneqeje. E përsëris edhe një herë; Edi Rama jep dorëheqjen e menjëhershme! Jep dorëheqjen ose do të kesh së shpejti fatin e atyre karrigeve që nxjerr përditë para ndërtesës tënde, kryeministrisë! Jep dorëheqjen, pasi vetëm dorëheqja e fut vendin në shinat e normalitetit.
Ditën e djeshme, plani i Edi Ramës për terrorin e kuq dështoi. Falë heroizmit të studentëve të cilët nuk u frikësuan përpara dhunës dhe terrorit, por dhe falë pedagogëve guximtar, që duke dalë në mbështetje të studentëve te tyre, fëmijëve të shqiptarëve, e shkërmoqën strategjinë e dhunës dhe terrorit e kuq. Por Edi Rama ka një plan tjetër diabolik, për të cilin paralajmëroj çdo qytetar shqiptar. Edi Rama ka një plan për të destabilizuar vendin, në mënyrë që të fajësojë studentët për këtë destabilizim, vetëm e vetëm që të ruaj karrigen e tij, pushtetin e tij të krimit. Platforma e tij për destabilizim synon të bëj krime, vrasje dhe të fajësoj studentët për to, në mënyrë që shqiptarët ti kthej kundra tyre. Kjo u duk qartë dje; Një grup personash me dopio maska, janë filmuar ditën e djeshme duke dalë nga Ministra e Brendshme me fytyrë te mbuluar me maskë të zezë, por dhe me maskën tjetër duke thirrur ‘Rama në burg’ me qëllime për të mësyrë, sulmuar bizneset private dhe realizuar krime të tjera ndaj protestuesve që tu faturohen studentëve. Fatmirësisht ishte meritë e mediave, që e kapën na flagrancë me video, këtë grup terrorist që u lëshua nga ambientet e ministrisë se krimit, e cila parandaloj një tragjedi absolutisht të stisur nga Edi Rama.
Ftoj qytetarët të bashkohen sot me studentët, si e vetmja mënyrë për tu ndarë sa me shpejt me Padrinon dhe narkoshtetin e tij. Në videomesazhin e tij të sotëm, Edi Rama gjysmën e kohës foli për dialogun, ndërsa gjysmën tjetër vijoi kërcënimet e tij, pjesë e strategjisë së terrorit të kuq. Kërcënoi me ndëshkime konstante, ligjore, financiare etj. Kërcënoi studentët që rreh barbarisht, me ndëshkime për ato krime, që dje tentoi të kryente vet me grupin e maskuar që lëshoi nga ministria. Partia Demokratike garanton çdo protestues, student apo qytetar se me largimin e Padrinos nga pushteti, çdo dhunues i tyre do të ndëshkohet në përputhje me ligjet më të rrepta, dhe çdo protestues do të dekorohet dhe do të dëmshpërblehet 100% për dëmet që ka pësuar dhe dënimet e pamerituara që ka marrë. Ndaj dhe një herë, ftoj të gjithë qytetarët të bashkohen me studentët sot. Terrori dhe destabiliteti nga Edi Rama, nuk kanë vend në Shqipërinë e vitit 2026. Zgjidhja për të qetësuar tensionet. Zgjidhja për të kthyer stabilitetin dhe normalitetin në vend. Zgjidhja për të kthyer rendin dhe sigurinë. Zgjidhja për të shpëtuar Shqipërinë, është një dhe vetëm një. Dhe në këtë pikë nuk është dialogu, por është thirrja më e dëgjuar sot në rrugët e Tiranës. Është thirrja e shkruar kudo në rrjete sociale dhe nëpër muret e Tiranës. Është thirrja e shkruar sot në zemrat e mbarë shqiptarëve Zgjidhja është: Rama jepe dorëheqjen!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për protestat studentore dhe pretendimet për...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me protestat studentore që kanë përfshirë vendin. Përmes nj&eum...
Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar retorikën ndaj protestuesve, duke paralajmëruar masa të forta ndaj personave që përfshihen n...
Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler, reagoi në lidhje me protestat që po zhvillohen në Shqipëri. Eurodeputeti gjerman, zëdhën&...
Kryeministri Edi Rama kërcënoi se të gjithë ata që kanë shkaktuar dëmet gjatë protestës në Tiranë, do t...
Një tjetër grup studentësh i është bashkuar protestës që po zhvillohet në Tiranë, duke marshuar në drejtim t...
Studentët dhe pedagogët kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, ndërsa gjatë protestës janë hed...
Punonjësit e bashkisë së Tiranës kanë dalë në terren, duke zbatuar urdhrat për të ‘shkallmuar’ nga gu...
Krahas përdorimit të këtyre mjeteve, janë raportuar edhe raste të dhunës ndaj të rinjve gjatë shoqërimit të ty...
Gazetari dhe kreu i PD-së në Krujë, Aulon Kalaja, denoncoi në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV vështirësit&eu...