BBC: Policia gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt studentëve! Shqetësime për veprimet e uniformave blu
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...
Dashi Nuk do keni aspak probleme dhe vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift perkundrazi komunikimi do jete i ngrohte dhe emocionet te nj&e...
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të ...
Elvin Karaj, i cili ishte infiltruar këtë të hënë mes turmës së protestuesve rezulton punonjës policie në Dibë...
Mitropoliti i Korçës ka reaguar ashpër pasi Policia e Shtetit ndërhyri në ambientet e kishës ortodokse në Tiranë, du...
Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirr...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar pamjet nga kamera e sigurisë së një prej bizneseve në zonën e Medresesë, aty ku më herë...
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në takimin e sotëm iu bëri thirrje grave dhe vajzave që më 11 maj të votojnë për burrat dhe djemtë e tyre që sipas tij, kjo qeverisje i pëzuri nga Shqipëria.
Gjatë fjalës së tij, Berisha paraqiti dhe programin e koalicionit "PD-ASHM". Ai tha se do ulë çmimin e energjisë elektrike për bizneset e vogla dhe të mëdha nga 18 lekë në 6 lekë. Më tej shtoi se do të ulin taksën e hapësirës publike nga 1500 në 120 lekë.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Të dashur miq, 11 Maji është një ditë në të cilën çdo shqiptar, pavarësisht bindjeve të tij politike, përveç një grushti të vogël njerëzish që përfitojnë në mënyrë të paligjshme rreth qeverisë dhe zyrtarëve, voton për veten e tij, voton për pensionin e tij, voton për shkollën e fëmijëve të tij, voton për kujdesin shëndetësor të vetes dhe fëmijëve të tij. Po çdo biznes do të votojë për biznesin e tij sepse ne do ulim energjinë elektrike për bizneset e vogla dhe të mëdha nga 18 lekë në 6 lekë. Sepse ne do ulim taksën e hapësirës publike nga 1500 në 120 lekë.
Sepse ne do përgjysmojmë tarifën e ujit për bizneset. Sepse ne do rrisim tavanet për TVSH-në dhe tatim fitimin për bizneset e vogla nga 100 dhe 140 mijë euro në 180 mijë euro. Sepse ne do ulim taksat për bizneset e tjera nga 23 në 10 përqind. Do ulim TVSH-në nga 20 në 15 përqind. Shqipëria, vendi me taksat më të ulëta në Europë, është programi ynë. Miq, Shqipëria Madhështore është Shqipëria e ëndrrës të të rinjve tanë, e cila nuk mund të jetë tjetër veçse ëndërr dixhitale. Ndaj dhe ne zotohemi ta shndërrojmë Shqipërinë në vendin e internetit 3, inteligjencës artificiale, dataqendrave dhe kriptomonedhave.
Ne do vendosim Shqipërinë në trenin e teknologjisë së lartë. Shqipëria superfuqi energjetike në rajon. U garantoj se rezervat e jashtëzakonshme në diellit, erës, ujit të gjitha do shndërrohen në pasuritë tuaja publike.
Energjia do ulet fillimisht në 7 lekë për konsumatorët dhe pas instalimit të paneleve diellore, ajo do jetë falas pas 3 vitesh për çdo qytetar. Miqtë e mi, kjo garë pra nuk është garë thjesht për pushtet e aq më pak për pushtetin e Sali Berishës. Jo, kjo garë është një mision i madh, një mision të cilin e shprehu shumë bukur mikesha jonë, një mision për të shpëtuar Shqipërinë, një mision për të çliruar Shqipërinë. Ndaj le të bashkohemi ne më 11 maj për t’u ndarë përfundimisht nga vjedhja e madhe që u bëhet shqiptarëve nga këta qeveritarë, për t’u rikthyer paratë dhe pasuritë publike shqiptarëve, për të zëvendësuar narkoshtetin me shtetin ligjor, për të respektuar liritë dhe të drejtat njerëzore, për barazinë e vërtetë gjinore.
Çfarë thoshte sot burreci 2 metra i gjatë? 70 përqind të forcave të punës e bëjnë gratë. Po, pasi burrat e tyre janë nisur në emigracion sepse nuk siguronin dot kafshatën këtu në Shqipëri. Por ky nuk është tregues. Burrat kanë marrë rrugët e dheut për të siguruar jetesën e familjes së tyre dhe ai dilte e rrihte gjoksin se gratë në Shqipëri kanë arritur të jenë 70 përqind e forcës së punës. Natyrisht për atë edhe 80 përqind, edhe 90 përqind po të shkojë është fare mirë sepse do karrigen e tij.
Kurse ne jo, ne duam barazinë gjinore, ne duam që forcat e punës të jenë të ekuilibruara, të punojë burri, të punojë edhe gruaja sepse në këtë mënyrë familja është më e mirëqenë, është më e fortë, më e sigurt. Garantoj çdo nënë, çdo motër se përparësi absolute në programin tonë do jetë suksesi i tyre në biznese, në karrierë dhe në të gjitha drejtimet. Ndaj dhe të dashura gra dhe vajza, nëna dhe motra, me 11 Maj votoni për veten tuaj, për burrat tuaj që kanë marrë rrugët e dheut, për djemtë që nuk janë këtu, për njerëzit tuaj që u përzunë me politikat e Edi Ramës nga Shqipëria, për dinjitetin tuaj, për dashurinë tuaj për familjen dhe Shqipëria. Shqipëria madhështore. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!
sali berisha ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha që nga nisja zyrtarisht e fushatës elektorale, ka zhvilluar takime të...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar sot takimin e radhës elektoral me qytetarët e njësisë num&eu...
BERAT- Kryeministri Edi Rama teksa po mbyllte fjalën e tij në takimin me banorët e Beratit nuk nguroi të bënte batuta me një qyt...
BERAT- Berati i dhuroi një surprizë kryeministrit Edi Rama i cili po mbante fjalën e tij në takim me banorët e këtij qyteti. Tek...
BERAT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Berati foli në lidhje me rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit p&eum...
BERAT- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me banorë të qytetit të Berati. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh sesi n...
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një audio-mesazh nga burgu dhjetë ditë para zgjedhjeve ...
KUÇOVË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Kuçova ka ironizuar opozitën dhe partitë e reja. Rama u...
KUÇOVË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me banorë të Kuçovës ka folur në lidhje ...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në konferencën e sotme për mediat lidhur me kontrat&eum...