POLITIKE

Eurodeputetja italiane në mitingun e PD/ Berisha: Vazhdimi i miqësisë së PD me Forza Italia dhe vendin fqinj është prioritet shumë i madh

r.ll Përditësimi i fundit 1 Maj 2025, 22:09
Eurodeputetja italiane në mitingun e PD/ Berisha: Vazhdimi i
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar sot takimin e radhës elektoral me qytetarët e njësisë numër 1, 3 dhe 14 në Tiranë. Në mitingun e sotëm ishte e pranishmne edhe eurodeputetja dhe përfaqësuesja e partisë "Forza Italia", Erica Mazzeti, të cilën Berisha e cilësoi si një mikeshë të PD-së, Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Berisha deklaroi se marrëdhëniet midis dy vendeve mike, Shqipërisë dhe Italisë, qëndrojnë në krye të përparësive të tyre. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati tha se është përballë me një kundërshtar që është në panik të thellë nga "krimet që ka kryer dhe nga braktisja e qytetarëve". 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Të dashur qytetare dhe qytetarë të pranishëm në këtë shesh, të dashur qytetare dhe qytetarë të Tiranës kudo që jeni sonte, përshëndetjet më të përzemërta. E nderuar zonja Erica Mazzeti, mikeshë e shquar e PD, Shqipërisë dhe shqiptarëve, përfaqësuese e Forza Italia dhe Parlamentit Europian, e pranishme sonte midis nesh, një mirënjohje të pakufishme ndaj jush. Dhe unë dua t’u informoj miq se mikeshën tonë, e cila erdhi në mbështetjen tonë në ditët më të vështira, e falënderova edhe para 2 mijë delegatëve në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane me gjithë zemër. Dhe e garantoj se për mua dhe PD-në, vazhdimi i asaj miqësie dhe bashkëpunimi të vendosur me të pavdekshmin Silvio Berluskoni është një prioritet shumë i madh.

Por edhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona mike, midis Shqipërisë dhe Italisë, qëndrojnë në krye të përparësive tona.
Të dashur drejtues politikë të kësaj zone, Besart Xhaferri dhe Klevis Balliu, të dashur kandidatë për deputetë të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, krenari e vërtetë e qytetarëve të tiranës, krenari e PD dhe mbarë qytetarëve shqiptarë, u përshëndes shumë përzemërsisht dhe u falënderoj për punën e mrekullueshme që keni bërë në këtë fushatë. Miq, sot nisëm marshin tonë të pandalshëm drejt fitores së 11 Majit. Drejt fitores që ne meritojmë. Në qoftë se marrim historikun tonë, një histori e cila nuk qe e thjeshtë dhe e lehtë. Por çfarë ishte ajo? Historia e njerëzve që besojnë, historia e njerëzve me ideale, historia e njerëzve që duan lirinë dhe vlerat.

Dhe ja ku jemi, të vendosur në një mision shpëtimtar. Ne u ngritëm dhe shpëtuam opozitën nga një monstër njerëzore që kërkonte pas 30 vitesh të shndërronte Shqipërinë në një Shqipëri pa opozitë. Dhe sot ne jemi këtu ballë për ballë me të. Ai në panik të thellë, i tmerruar nga vetja e tij, i tmerruar nga krimet që ka kryer, i tmerruar në atë shkallë nga braktisja e madhe e qytetarëve të Tiranës dhe qytetarëve shqiptarë. Kudo që shkon mblidhet me zyrtarë të zgjedhur me listë dhe vazhdon banalitetin e tij. Një banalitet të turpshëm, të padenjë, një banalitet me të cilin mendon se do fusë përçarjen në familjet tona. Me një fjalor ordineri, ndër më të varfrit, kënetë, zhapinj, bufë, çyrykë, budalla, etj, fjalë të cilat janë fjalë të një mjerani që nuk gjen strehë ku të futet.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë