
TIRANË- Kreu i Partisë Demoratike Sali Berisha gjatë fjalimit tij në takimin me LDG për festat e fundvitit u shpreh se beteja e grave të PD-së në këtë stad është vendimtare për fitoren e demokracisë dhe rrëzimin e narkodiktaturës. Gjithashtu Lideri i Opozitës u shpreh se PD do parashikojë mbrojtje të hekurt të grave dhe vajzave nga dhuna dhe do parashikojë ndëshkimet më të rënda ndaj atyre që guxojnë të cenojnë dinjitetin e tyre.
"Ne vendosëm standardin evropian në lejet e lindjes. Vendosëm standardin ndër më të mirët që ekziston.
Por nga ana tjetër, nga viti 2009 deri në vitin 2013, numri i popullatës rritej nga viti në vit. Fëmijët qëndronin në Shqipëri, nuk largoheshin nga vatrat e tyre. Programi ynë nuk realizoi të gjithë objektivat, por unë u garantoj se programi i ardhshëm do të parashikojë objektiva të tjera në këtë barazi. Do parashikojë mbrojtje të hekurt të grave dhe vajzave nga dhuna. Do parashikojë ndëshkimet më të rënda ndaj atyre që guxojnë të cenojnë dinjitetin e tyre. Do parashikojë mbrojtje dhe kujdes të veçantë për nënat kryefamiljare, të cilat në shoqërinë tonë sot ndoshta janë më të shumta se kudo tjetër për kompleksitetin e arsyeve.
Do bëjmë gjithçka që talenti, aftësitë e tyre të shpalosen në interesin më të mirë të tyre në radhë të parë, të shoqërisë dhe demokracisë në këtë vend. Qëndresa juaj ka qenë epike dhe me këtë qëndresë ju ia dolët që PD të ringrihet përsëri si forca politike më e fuqishme. Ju nuk u lodhët kurrë, nuk u tërhoqët kurrë në betejën tuaj për të mbrojtur kauza të drejta. Por tani jemi në stadin e fundit të betejës tonë. Dhe beteja juaj, përkushtimi juaj, angazhimi juaj në këtë stad është vendimtar për fitoren e demokracisë dhe rrëzimin e narkodiktaturës me votën e shqiptarëve. Unë dua t’u rrëfej ju se meqenëse rrethohet nga një numër ministresh, Edi Rama thotë se me gratë unë e kam të zgjidhur problemin e votës.
Ndërsa të rinjtë i mohon sepse e di se me arrogancën e tij, të rinjtë pasivisht nuk e honepsin atë në asnjë mënyrë. Por unë kam besim të madh tek ju se me përkushtimin tuaj të madh, me angazhimin tuaj, me integritetin tuaj, ju do realizoni përpjekjen më të suksesshme elektorale në 32 vite. Është e një rëndësie vendimtare dhe dua t’u informoj se në mënyrë të përsëritur është e faktuar se fuqia elektorale e grave është shumë më e madhe se fuqia elektorale e burrave. Se gratë janë shumë më bindëse në fuqinë e tyre elektorale, përkushtimin e tyre elektoral se sa burrat.
Ua them këto për të kuptuar se çfarë rëndësie vendimtare ka vazhdimi nga ana e juaj e betejës, para së gjithash tek çdo vajzë, tek çdo grua shqiptare kudo që ndodhet. Para së gjithash me to. Dhe ju trokisni në çdo zemër të çdo zonje, të çdo zonjushe me një program, i cili do t’u japë përgjigjen më të shpejtë dhe më të vendosur problemeve të mprehta me të cilat një nënë, një gjyshe, një motër përballet çdo ditë. Çelësi i këtij qëndrimi është përmbysja e shpërndarjes së të ardhurave të buxhetit dhe të ardhurave kombëtare. Ne do i kthejmë ato tek qytetarët," tha Berisha.
Artikuj te sugjeruar
E.D
POLITIKE
25 Dhjetor19:31
"Ky regjim është një Luçifer"! Berisha: Nga kjo katastrofë e kanë pësuar më rëndë nënat dhe vajzat shqiptare
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim në selinë blu me LDG me rastin e festave të fundviti...
POLITIKE
25 Dhjetor18:44
"Ndërhyrja e policisë vjen me regji nga qeveria", Vokshi: Dhunë e orkestruar ndaj protestuesve dhe deputetëve të opozitës
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka folur për ngjarjet e protestës së 23 dhjetorit dhe për reprezalj...
ZH.LL
POLITIKE
25 Dhjetor14:13
Serbia refuzon kërkesën e Sveçlës për vizitë në Luginën e Preshevës! Kosova: Provokim nga Beogradi, qëllim për të shkaktuar konflikte
Xhelal Svecla
KOSOVË- Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se Serbia i ka refuzuar kërkesën ministrit Xhe...
M.B.
POLITIKE
25 Dhjetor14:07
U mor i pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, zbardhet akuza ndaj Plarent Ndrecës, dyshohet se favorizoi Gjon Radovanin
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialishte, më parë sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca &eum...
M.B.
POLITIKE
25 Dhjetor13:23
Apeli i GJKKO-së la në fuqi dënimin dhe duhet të kthehej në qeli, arratiset ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj
LEZHA- Ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është arratisur, veprim ky që vjen pas faktit se ai duhej t&eu...
r.ll
POLITIKE
24 Dhjetor22:58
Drejtuesi i Acromax: Ja pse Tik Tok mund të ndikojë “frikshëm” në rezultatin e zgjedhjeve
aldor nini
TIRANË- Drejtuesi i Acromax, Aldor Nini, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se Tik Tok është i vetmi rrjet socia...
r.ll
POLITIKE
24 Dhjetor22:00
Mustafa Nano jep dorëheqjen nga posti i tij, Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar
mustafa nano
ZVICËR- Ambasadori shqiptar në Zvicër, Mustafa Nano ka dhënë dorëheqjen nga posti i diplomatit. Lajmin e ka kon...
E.D
POLITIKE
24 Dhjetor21:54
Berisha uron Krishtlindjen: Bekimet e kësaj nate, për ju dhe më të dashurit tuaj miq!
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar besimtarët e krishterë dhe ortodoksë për festën e Krishtldi...
POLITIKE
24 Dhjetor20:20
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni...
Jean-Baptiste Chastand
POLITIKE
24 Dhjetor19:37
"Le Monde" për Ramën: Kryeministri që adhuron të kapë titujt e shtypit ndërkombëtar me vendimet e tij të pazakonta
edi rama
TIRANË- Edi Rama ia ka dalë të prodhojë një tjetër manovër mediatike për të bërë që t&...