POLITIKE

Berisha: Karta e konsumatorit do t’iu kthejë pensionistëve dhe rrogë ultëve 450 euro mbrapsht ! Qeveria u merr 1.1 euro taksë çdo shqiptari në 1 litër naftë

ZH.LL Përditësimi i fundit 12 Janar 2025, 14:23
Berisha: Karta e konsumatorit do t’iu kthejë pensionistëve dhe
Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sot për kartën e konsumatorit. Gjatë një takimi me degën e PD-së në Lezhë, Berisha u ka premtuar qytetarëve shqiptarë që paguhen me paga të ulëta, do të kompensohen me 450 euro. 

Berisha ka garantuar që do të ruajë shoqërinë dhe kohezionin e sa, larg varfërisë dhe mjerimit, përmes kartës së konsumatorit. Kreu i demokratëve ka shtuar gjithashtu se qeveria po u merr qytetarëve, 1.1 euro taksë në 1 litër naftë.

"Së pari, nga këto 8 miliardë akti i parë, çdo shqiptar do të marrë 200 euro, do të marrë minimumin jetik.
Se ju jeni njerëz politik, çfarë do të thotë kjo. Nëqoftëse qytetari shqiptar merr 200 euro, në të gjitha standardet botërore nuk është më në mjerim. Në varfëri po, por jo në mjerim. Mjerimi zhduket, nuk ka varfëri ekstreme më.
Dhe ne do ta bëjmë 3 muaj e parë këtë. Jo vetëm kaq, por akoma më shumë.
Paguajmë ushqimet, njëlloj si pensionisti që merr një pension 120 euro, me rrogën time, rrogën e deputetit apo rroga të tjera.
Jo kjo merr fund.
Pensionisti nuk do ti marrë me të njëjtin çmim. Ai që është rrogë ulët nuk do ti marrë me të njëjtin çmim, do të ketë kartën e konsumatori me të cilën ai do ta marrë mbrapsh TVSH-në me 3 pensione të tjera, apo e barabartë me 450 euro.
A do ta ruajmë shoqërinë dhe kohezionin e saj, apo do ta bëjmë copa copa me varfëri e mjerim, dhe hendeqe. Sigurisht që do ta ruajmë.
Do të jepet karta e konsumtatorit.
Dua të rikujtoj pak këtu, se nga 505 mijë pensionistë me pension pleqërie, 57% janë me pension të pjesshëm, që do të thotë gjysëm pensionis, çerek pensioni. Që të gjithë 200 euro. Pa përjashtim.
Rroga minimale, do të vendoset 3 muajt e parë të jetë 500 euro në shtet dhe privat. Ne nuk i ndërhyjmë privatit në pagesa, por në rrogë minimale po. Sepse i ndërhyn çdo vend në botë. Në çdo vend, sipërmarrësi është i detyruar të paguajë një minimum për orën e punës, javën e punës dhe muajin e punës, dhe ky minimum në Shqipëri fillimi do të jetë 500 euro. Dhe ju garantoj se do të rritet dhe ky hap nuk do të ndalet gjersa ne do të dalim në krye të Ballkanit perëndimor për rrogat, pensionet sepse jemi vendi më i pasur.
Prap le ta ftojmë ne atë, le të flasë me veten në makinë, por të dalë dhe para qytetarëve të flasë, por nuk del dot.
Pyetja tjetër dhe po i them që këtu. Nuk po të pyes se ku janë 130 mln euro të inceneratorit se ku janë zhdukur, se ti lemeriteshe ashtu. Por po të pyesim vetëm për problemet e qytetarëve.
Pse zotëri nafta në Kosovë, që e merr nga Porti i Durrësit, transportohet në Prishtinë dhe shitet 40% më lirë se në Shqipëri, se në Lezhë se në Durrës.
Çfarë ndodh?
Së pari çdo shqiptar paguan për litrin e naftës, ata që nuk kanë makinë dhe ata që nuk kanë makinë e paguajnë, në çmimin e ushqimeve, të transportit dhe çmime të tjera, i paguajnë qeverisë në mënyrë kriminale 1.1 euro për litër nafte.
Në SHBA vendin e tregut, litri i naftës shitet 1 dollar ose 0.8 dollar. Kurse ky taton litrin me 1.1 euro. Taton litrin e naftës 3 herë më shumë se Maqedonia, dy herë e gjysëm më shumë se Kosova. Kjo merr fund.
Ju jap dhe një shifër tjetër. Me 7 prill të vitit 2013, nafta në bursë kushtonte 97 euro. Në treg ishte 1400 lek. Me 7 prill të vitit 2022, nafta në bursë ishte 97.2 euro, në treg 2280 lek.
Faktor tjetër është kontrabanda qeveritare e naftës.
Të dashur miq le të vijë Rama të ua thotë qytetarëve, të ju thotë se si ka mundësi, Shqipëria me 870 mijë automjete këtë vit regjistruara. Kosova me 440 mijë automjete të regjistruara. Kosova zhdoganon 630 mijë ton naftë, Shqipëria zhdoganon 560 mijë ton naftë.
Që Shqipëria duhet të zhdoganojë minimumi 700 mijë ton naftë. E bën qeveria kontrabandën. Nafta nuk mund të bëhet kontrabandë nga askush tjetër veç nga qeveria. Gjemitë me naftë i zhdoganon qeveria dhe të gjitha këto i ndan me qeveritarët.
Pra ja ku janë paratë. Tani ai e ka kuptuar dhe reciton Belind Ballukun nga mëngjesi deri në darkë, por le të recitojë kë të dojë, unë kam hallin e qytetarëve. Më falni, Lubi Ballukun, Lubi Lotin.", tha Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë