POLITIKE

"Karta e konsumatorit do jetë 450 euro"/ Berisha: Çdo premtim do e mbaj 100 përqind!

I.A Përditësimi i fundit 11 Janar 2025, 21:29

"Karta e konsumatorit do jetë 450 euro"/ Berisha: Çdo

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin me anëtarët dhe simpatizantët demokratë në Elbasan tha se, asnjë qindarkë nuk do paguhet në asnjë rrugë apo tunel të Shqipërisë. Berisha tha se ndër vendimet e para do vendoset minimumi jetik 200 euro. Kjo do të thotë, vijoi Berisha, që 57 përqind e pensionistëve, të cilët marrin jo pension të plotë, do marrin 200 euro

"Miqtë e mi, ne që kujtojmë 34 vite më parë, e dimë shumë mirë se Shqipëria sot është 34 herë më ndryshe. Por, po të ndalemi, çfarë kemi sot? Ka disa ngjashmëri të pamohueshme. Ngjashmëria e parë e madhe është se njëlloj si diktatori dhe elita e tij, Edi Rama dhe organizata e tij kriminale janë të shkëputur në mënyrë përfundimtare nga qytetarët shqiptarë. Ata nuk kanë asnjë lidhje as me demokratët, as me socialistët, as më ata pa parti. Ai lëron tokën me parmendë, Edi Rama udhëton me çarter privat personal. Ai nuk ka çati, Edi Rama blen vazon kullë të fildishtë dhe e vendos në oborr dhe u uron Vitin e Ri. Ai merr 70 euro, Edi Rama merr 50-fishin e tij. Pra, miq, këta kanë krijuar një hendek të tmershëm me qytetarët, pavarësisht nga bindjet e tyre.
Është detyra jonë të ulemi me secilin sepse ne vërtet kemi një program, kemi një zotim, kemi një kontratë për të firmosur me secilin shqiptar.

Për ta nisur së pari aty ku ushëtojnë sirenat e urisë, varfërisë, mjerimit. Miqtë e mi, çfarë ndodhi këto 10 vite? Këto 10 vite, 1 milion e 99 mijë shqiptarë u larguan nga Shqipëria drejt BE. U larguan nga skamja e varfëria. Sepse shqiptarët çdo vit ranë poshtë e më poshtë me rrogat dhe pensionet e tyre. Sepse pensionistët sot në Shqipëri marrin një pension 160-170 euro, malazezi që nuk ka as një të dhjetën e pasurive të Shqipërisë, merr një pension 450 euro. Maqedonasi merr një pension 280 euro. Serbi merr një pension 330 euro. Po pse? Ishim para tyre, çfarë ndodh? Nuk ka qeveri në botë që buron nga vota që të mos ua kthejë paratë që mbledh qytetarëve. Të mos i vendosë ata të parët. Përveç kësaj qeverie, e cila ka krijuar mekanizma të tmerrshme për të përvetësuar miliarda. Më ka thënë njëherë një avokat i famshëm, takoi kryeministrin e Shqipërisë. E pyeta, si t’u duk. Problemi i tij është ky, më tha, si avokat kam pasur disa klientë miliarderë, por asnjë prej tyre hezitonte të vidhte miliardin tjetër, sepse nuk ngopen. Kështu është historia e Edi Ramës. Kështu është historia e këtyre ministrave.

Tani thonë se ku do i gjejë ky paratë. Miqtë e mi, çdo premtim që kam bërë këtu dhe do bëj kudo, iu garantoj se do e mbaj 100 përqind. Se 3 muajt e parë, ndër vendimet më të para do vendoset minimumi jetik 200 euro. Kjo do të thotë që 57 përqind e pensionistëve, të cilët marrin jo pension të plotë, do marrin 200 euro. Kjo do të thotë se çdo pensionist shqiptar me pension të plotë 170 euro e poshtë, do marrë 200 euro. Kjo do të thotë se çdo shqiptar pa pension do marrë 200 euro. Kjo do të thotë se çdo i papunë do marrë 200 euro. Kjo do të thotë se çdo shqiptar me ndihmë ekonomike do marrë 200 euro. Kjo është rruga për t’i thënë stop mjerimit.

Kjo është rruga për t’u dhënë shqiptarëve çdo ditë atë pagë që përjashton mjerimin. Këtë do e bëjmë 3 muajt e parë. A e dini ju? E dini sigurisht, qytetarët tanë blejnë me çmimet më të shtrenjta se në Itali, Gjermani ushqimet. Qytetarët shqiptarë udhëtojnë me çmimet më të shtrenjta, sepse nafta e tyre është më e shtrenjtë se në Singapor. Merr fund kjo. Ne nuk do hyjmë në çmimet e ushqimeve, por do u japim kartën e konsumatorit të gjithë atyre që janë me rrogë minimale e poshtë. Karta e konsumatorit është rreth 450 euro. Është rreth 3 pensione. Do kompensohet çdo 6 muaj. Do i ndajmë ndryshe ne këto të ardhura. Është krijuar një hendek i lemeritshëm. Shoqëria është ndarë si kurrë në historinë e saj. Pra, pensionisti do marrë edhe 3 pensione shtesë me rikthimin e TVSH-së. Rrogë minimale nën 500 euro nuk do ketë në Shqipëri. Dhe ky është fillimi," tha Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë