POLITIKE

Berisha: Këto zgjedhje janë unike, sepse për herë të parë gjysma e elektoratit është jashtë vendit

E.D Përditësimi i fundit 10 Janar 2025, 17:54

Berisha: Këto zgjedhje janë unike, sepse për herë të

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vlerësuar zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, që sipas tij janë unike në historinë e demokracisë shqiptare. Berisha u shpreh gjatë fjalimit tij se këto janë zgjedhjet e para në të cilat gjysma e elektoratit është në Shqipëri dhe gjysma e elektoratit është nëpër botë. Lideri i opozitës më tej theksoi se po bëjnë përpjekje të mëdha që ky proces të jetë proces transparent, i ndershëm dhe të mos mund të kapet nga Edi Rama dhe banda e tij. 

"Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju, dhe një urim edhe njëherë për vitin e ri 2025, si viti i fitores së merituar të opozitës shqiptare mbi regjimin e narkodiktaturës së Edi Ramës. Këto zgjedhje për çdonjërin prej nesh janë unike, janë të parat zgjedhje të këtij lloji në 34 vite. Këto janë zgjedhjet e para në të cilat gjysma e elektoratit është ën Shqipëri, gjysma e elektoratit është nëpër botë. Dhe ridimensionimi, përshtatja e veprimtarisë sonë me këtë realitet të ri është i një rëndësie vendimtare për fitoren e opozitës më datën 11 maj.

Duhet pranuar se, forcat politike në Shqipëri startojnë përpjekjet dhe fushatën elektorale jashtë Shqipërisë nga mungesa e plotë e eksperiencës. Mirëpo, po të kemi parasysh shpërndarjen e elektoratit dhe të disa kushteve të veçanta në Shqipëri, fushata jonë elektorale me shqiptarët jashtë Shqipërisë është e një rëndësie absolutisht të njëjtë me fushatën brenda vendit.

Në këtë kuadër, është e domosdoshme që ne përpjekjen tonë, veprimtarinë tonë ta ndajmë të njëjtë për elektoratin brenda dhe për elektoratin jashtë vendit. E domosdoshme. Sot, në drekë e theksova, edhe flamurin e kemi me dy koka ne, shqiponjën. Tani, edhe zgjedhjet i kemi me dy koka ne. Kështu është, kjo është historia jonë. Por kjo, është një arritje e madhe, sepse gjysma e shqiptarëve do ushtrojnë të drejtën kushtetuese të votimit, në një kohë që nuk e ushtronin, dhe kjo nuk ndodhte me asnjë komb tjetër në rajon, përveçse me ne.

Ne po bëjmë përpjekje të mëdha që ky proces të jetë proces transparent, i ndershëm dhe të mos mund të kapet nga Edi Rama dhe banda e tij, e cila pareshtur bën çdo përpjekje ta kapë. Por, natyrisht ne jemi për një proces transparent, një proces i cili, përjashton manipulimin dhe garanton numërimin e ndershëm dhe korrekt të asaj vote. Ky proces zhvillohet në Shqipëri dhe jashtë saj. Duhet pranuar se, të dy fazat, ajo që zhvillohet në Shqipëri dhe ajo jashtë saj janë të një rëndësie kryesore për këtë proces, natyrisht përcaktuese është puna jonë brenda vendit," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë