Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me degën e PD Kamëz. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se 12 vite më parë, shqiptarët kishin rrogat dhe pensionet më të larta në rajon. Ai shtoi se sot në gropën që i rrëzoi kjo qeveri, shqiptarët duhet të shohin, duhet të ngrenë kokën lart për të parë se ku janë të tjerët dhe ku kanë mbetur vetë.
Berisha tha se sot pensionisti në Kamëz, Kukës dhe kudo merr një pension 350 përqind më të ulët se sa pensionisti malazez. Ai theksoi se pensionisti në Maqedoni merr një pension 280 përqind më të lartë se pensionisti në Tiranë dhe në Kamëz. Kreu i PD-së tha se dje, Kosova për qytetarët e Kosovës në pension jashtë Kosovës ndau 50 milionë euro.
Sipas tij për qeverinë për 780 mijë pensionistë nuk ekzistojnë dhe la 16 milionë euro. Berisha shtoi se do të hapin një dialog me çdo qytetar të këtij vendi, të Kamzës dhe mbarë Shqipërisë, me zotimin solemn se ne kësaj situatë, do i japin përgjigjen më të fortë, më të fuqishme jo në 3 vitet e para të pushtetit tonë, por në 3 muajt e parë të pushtetit.
Të dashur miq, po të ndalemi për një moment dhe të mendojmë ç’po ndodh me ne, pse kjo braktisje masive e Shqipërisë, braktisje e paregjistruar në këtë shkallë asnjëherë në histori në asnjë pushtim, çfarë po ndodh, pse shqiptarët po braktisin ditë e natë këtë vend. Sigurisht ju e keni pyetur veten dhe unë e kam pyetur qindra herë veten dhe unë u them ju se shkaku i parë dhe më kryesor i kësaj braktisje është tirania e varfërisë që rëndon sot mbi shqiptarët, është gropa e tmerrshme e varfërisë që hapi kjo qeveri në 12 vite.
Miq, 12 vite më parë, shqiptarët kishin rrogat dhe pensionet më të larta në rajon dhe po ecnim.
Kurse sot në gropën që i rrëzoi kjo qeveri, ata duhet të shohin, duhet të ngrenë kokën lart për të parë se ku janë të tjerët dhe ku kanë mbetur vetë. Sot, pensionisti në Kamëz, Kukës dhe kudo merr një pension 350 përqind më të ulët se sa pensionisti malazez. Merr 450 euro, merr 160 euro.
Sot, pensionisti në Maqedoni merr një pension 280 përqind më të lartë se pensionisti në Tiranë dhe në Kamëz.
Sot, pensionisti në Bosnje merr një pension 320 përqind më të lartë se në Tiranë. Sot, pensionisti në Serbi merr një pension 330 përqind më të madh se në Tiranë. 12 vite kjo qeveri kreu krimin më të shëmtuar, i ngriu rrogat dhe pensionet dhe i futi shqiptarët në gropën e varfërisë dhe mjerimit. Në vitin 2013, rroga minimale në Rumani ishte rreth 30 euro më e ulët se në Shqipëri, ishte gjithsej 160 euro. Sot pas 12 vitesh, rroga minimale e rumunëve është 3300 euro.
Po pse ky ndryshim kaq i madh? Sepse çdo qeveri që ka minimumin e përgjegjësisë përpara qytetarëve të vet është e detyruar që të ardhurat që mbledh, t’i shpërndajë për qytetarët.
Është e detyruar që të ardhurat që mbledh, të ndajë një pjesë të madhe për rroga dhe pensione dhe pastaj të ndërtojë objekte, rrugë, shkolla, etj. Çfarë ndodh me ne miq? Ku shkojnë?
Këtë vit, buxheti ishte 8.2 miliardë euro. Nuk kishte gjë më cinike, qesharake dhe të ulët se sa nga 8.2 miliardë euro, të caktosh për 780 mijë pensionistë 16 milionë euro. A ka tallje më të madhe? Dje, Kosova, jo për pensionistët në Kosovë, por për qytetarët e Kosovës në pension jashtë Kosovë, në Gjermani, Zvicër etj, ndau 50 milionë euro. Zotëria e tij, për 780 mijë pensionistë, për atë nuk ekzistojnë, la 16 milionë euro. A mund të ketë qëndrim më mohues, më neglizhues? Ndaj dhe ne hapim një dialog me çdo qytetar të këtij vendi, të Kamzës dhe mbarë Shqipërisë, me zotimin solemn se ne kësaj situatë, do i japim përgjigjen më të fortë, më të fuqishme jo në 3 vitet e para të pushtetit tonë, por në 3 muajt e parë të pushtetit tonë.
Foto ilustruese TIRANË- Në Shqipëri, pavarësisht se hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë përfshirë...
Gjekmarkaj TIRANË- Nënkryetar i PD-së dhe Kuvendit, Agron Gjekmarkaj duke folur për incidentin që i ndodhi gjat&eum...
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas deklaratës së kreut të Partisë Demokrartike, Sali Berisha, se ka laj...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë sot me një deklaratë për mediat ku tha se ka lajme të shumta se kry...
Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar kthimin e menjëhershëm të Erion Veliajt në Shqipëri ose dorëh...
TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka bërë sot një deklaratë p&eum...
Ilir Meta TIRANË- Ish-kryetari i PL-së, Ilir Meta, ka deklaruar se prioritetet e Partisë së Lirisë do të jenë zgjidhja p...
FIERI- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, me anë të një letre nga burgu ku po vuan dënimin, ka shkruar lidhur me...
TIRANA- Në vitin 2019, pak muaj pasi Sandër Lleshaj ishte bërë ministër i Brendshëm dhe Plarent Ndreca u emë...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar episodin e radhës të podcastit "Flasim" ku të ftuar ishin fituesit e festivalit të 63 t&eu...