Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një konference shtypi prezantoi ish-drejtuesin e fushatës së Trump i cili do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike, Christopher LaCivita. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se LaCivita zgjodhi për të punuar me PD-në, për shkak se ata kanë mbrojtur dhe kanë luftuar për vlerat konservatore. Më tej Berisha, pasi ka prezantuar Drejtuesin e fushatës së PD, tha se Shqipëria ishte vendi ku e majta radikale beri eksperimente tragjike.
"Me të drejtë, ju dhe ata që na ndjekin mund të shtrojnë pyetjen, si ka mundësi që bashkëkryetari i suksesit elektoral më të madh në histori, në mes të kërkesave më të panumërta, pranoi me përparësi kërkesën e PD dhe aleatëve të saj. Natyrisht përgjigjen e vet e di vetë zoti Chris LaCivita. Por e vërteta është se PD dhe opozita shqiptare, si dhe Shqipëria, ishin vendi i dytë pas SHBA, në të cilën e majta radikale sorosiane, ideologu i saj, armiku i demokracisë, Xhorxh Soros dhe kukulla e tij, Antoni Blinken, gënjeshtar në letrën puçiste të laptopit të famshëm, duke mashtruar kombin e tij dhe botën për interesa politike, këta bënë në Shqipëri eksperimente tragjike.
Bënë gjithçka për zhdukjen e opozitës konservatore, de facto pluralizmit politik dhe instalimin e monizmit të bazuar në krimin, drogën dhe korrupsionin. Shqipëria, edhe njëherë theksoj, është sot kopshti i lulëzuar i Xhorxh Sorosit ku korrupsioni dhe droga dominojnë vendin. Ku lideri i opozitës u sanksionua pa asnjë provë, fakt apo dokument, por vetëm për t’i dorëzuar opozitën Edi Ramës. Vendi, në të cilën drejtësia u shndërrua në armë të fuqishme të narkoshtetit, i cili në traditën e babait të tij biologjik, Kristaq Ramës, që vari në litar për vargjet e tij poetin disident Havzi Nela, arrestoi për motive politike dhe ndoqi penalisht tre liderë të partive kryesore opozitare.
Në përzgjedhjen e zotit Chris LaCivita për të drejtuar fushatën e fitores së PD, unë jam i sigurt se ka ndikuar fakti se PD dhe opozita shqiptare, përballë këtyre shantazheve dhe presioneve të jashtëzakonshme për zhdukjen e tyre, qëndruan të pamposhtura në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve që konservatorët ndajnë në të gjithë botën. Dhe mbi të gjitha, programi aktual i PD dhe opozitës është një program i shkëlqyer për të shpëtuar Shqipërinë. PD dhe opozita qëndrojnë haptas, publikisht në krah të Partisë Republikane në fushatën e fundit, e bindur se kjo fushatë në SHBA ishte e një rëndësie jetike jo vetëm për SHBA, por edhe për botën. Të nesërmen e fitores së presidentit Donald Trump, një publicist i njohur amerikan në radion e tij, Frank Gardner shkruante se në SHBA ndodhi mrekullia. Iu përgjigja se kjo fitore ishte një mrekulli për mbarë njerëzit e lirë kudo në botë," tha Berisha.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar sot drejtuesin e fushatës elektorale të PD-së në Shqipëri, Christophe...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale iu ka bërë thirrje emigrantëve të...
KOSOVË- Albin Kurti duke folur para mbështetësve në sheshin “Zahir Pajaziti”, tha se zgjedhjet ishin të lira, të...
KOSOVË- Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili vjen nga radhët e PDK-së, ka falënderuar qytetarët e Drenasit për proce...
Donika Gërvalla KOSOVË- Donika Gërvalla e ka quajtur fitore të madhe ditën e sotme të zgjedhjeve të përgjithshme, ...
KOSOVË- Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka shpallur fitoren e LDK-së në këtë komunë. Ai përmes një postimi në Fa...
KOSOVË- Mediat e huaja i kanë kushtuar rëndësi zgjedhjeve në Kosovë. Media italiane VaticanNews bë shkrimin e saj...
KOSOVË- Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se në Malishevë koalicioni me AAK-në ka marrë mbi 40%...
KOSOVË- 23% e votave në Kosovë janë numëruar deri më tani. Mësohet se nga votat e numëruara kryeson Lëvizja ...
KOSOVË - Eman Rrahamani nga Koalicioni për Familje në një konferencë ka deklaruar se nuk ka besim tek sondazhet e Exit Polleve që...