Takimi
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryesinë e PD Lezhë. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama del me tezën se do të marrë mandatin e 4-të, në një kohë ku sipas tij ai ka sjellë një rrënim të qenies shqiptare. Ai thekson se ka larguar 1 milionë e 99 mijë shqiptarë.
Berisha shton se në Shqipëri tregu ka krijuar varfëri në rritje si në asnjë vend tjetër, për shkak të vjedhjeve masive të fondeve dhe pasurive publike. Sipas tij në Rumani që nga viti 2013 deri sot janë 5-fishuar rrogat. Berisha thekson se rrogat janë 5 herë më të mëdha seç ishin në vitin 2013. Ai shtoi se vendi ynë ka pasur rrogën më të lartë se 6 vende të Ballkanit, Rumaninë dhe Bullgarinë.
Kreu i PD-së tha se pensionisti sot merr të paktën 35% më pak, si fuqi blerëse se në vitin 2013. Ai shtoi se prodhimet bazë bujqësore, janë 2-3 fishuar çmimi, me shifra reale duke tejkaluar Greqinë, Gjermaninë dhe Italinë.
Edi Rama del me tezën se do të marrë mandatin e 4-të, në një kohë kur ka sjellë një rrënim të qenies shqiptare, të cilin nuk e ka regjistruar asnjë pushtim para tij. Ka larguar, për hapësirën e Shengenit, 1 milionë e 99 mijë shqiptarë, gjer dy muaj më parë të vitit 2024. Statistika e Eurostatit. Po të marrim sa janë larguar në të gjithë botën, unë ju garantoj se, shkojnë mbi 40% të të gjithë popullatës.
Por sigurisht ky është aspekti më dramatik, sepse të humbasësh, 40-45% të kombit në një hark të shkurtër, sa asnjë luftë civile kund në botë, apo luftë globale, kjo është një fatkeqësi e madhe kombëtare. Por problemi më i madh akoma bëhet, kur këta që jetojnë këtu, ky i ka zhytur në një varfëri lemeritëse, lemeritëse. Me një varfëri në rritje, me të gjithë treguesit. Në kushtet më normale, tregu krijon pasuri e cila shpërndahet, thotë Adam Smith, që nga ajo kohë. Në Shqipëri tregu ka krijuar varfëri në rritje si në asnjë vend tjetër, për shkak të vjedhjeve masive të fondeve dhe pasurive publike.
E riktheksoj edhe njëherë, në Rumani që nga viti 2013 gjer sot janë 5-fishuar rrogat. Janë 5 herë më të mëdha seç ishin në vitin 2013. Rumania në vitin 2013 e kishte qartësisht të paktën 20% më të ulët rrogën se Shqipëria. Ne e kemi pasur rrogën më të lartë se 6 vende të Ballkanit+Rumaninë dhe Bullgarinë. Dhe ky në mënyrë më të pamëshirë i ngriu rrogat. Dhe tani që i rriti, para disa muajsh sërish jemi të fundit ne, nuk i afrohemi asnjëri prej vendeve të tjera. Jo, se i bllokoi në një kohë kur, nuk po them ti 5-fishonte, por të paktë ti 3-fishonte në 12 vite.
Pensionisti sot në mënyrë absolute, merr të paktën 35% më pak, si fuqi blerëse se në vitin 2013. Sepse sot buka, qumështi, është dyfish. Prodhimet bazë bujqësore, janë 2-3 fishuar çmimi, me shifra reale. Sepse sot këto çmime kanë tejkaluar Greqinë, po e po, por kanë tejkaluar Gjermaninë, Italinë. Dhe këtij i duhet të jetojë me 150, 120, ose 180 euro. Duhet të marrë dhe ilaçet, por po mori ilaçet nuk merr një vakt buk, ose lë pa marrë ilaçet. E vërteta. I dënoi edhe më shumë, sepse një pjesë e madhe e pensionistëve jetonin me ato remitanca. Krijoi narkoeuron këtu, narkoeuro ua zhvlerësoi remitancat rreth 40%. Rriti çmimet. Pra ka krijuar një situatë që në shumë aspekte tejkalon imagjinatën.
Artikuj te sugjeruar
r.ll
POLITIKE
11 Dhjetor16:36
Përfundon saga e vulës dhe logos, Gjykata e Tiranës regjistron Sali Berishën si kryetarin e Partisë Demokratike
sali berisha
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka regjistruar në regjistrin e Partive Politike, Sali Berishën si kryetar të Partisë D...
r.ll
POLITIKE
11 Dhjetor16:08
BIRN: Zyrtari i dyshuar për lidhje me krimin gjen punë si ekspert në komisionin "antikorrupsion"
foto ilustruese
TIRANË- Pasditen e 31 janarit 2016 në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës në kufi me Maqedonin&e...
ZH.LL
POLITIKE
11 Dhjetor14:33
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës ankohet për Erion Veliajn: Pavarësisht kushteve të punës, po bëjmë më të mirën
Denar Biba
TIRANË- Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba ka ndarë me qytetarët një shqetësim që përba...
ZH.LL
POLITIKE
11 Dhjetor14:31
E shoqëruar sërish nga e bija, Monika Kryemadhi paraqitet në Apelin e GJKKO-së
Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Po...
M.B.
POLITIKE
11 Dhjetor13:47
Ish-drejtori i policisë Shkodër paditi Bardhin për akuzat lidhur me Sky Ecc, dështon seanca e parë në GJKKO
TIRANA- Seanca e përballjes mes Gazmend Bardhit dhe Edmond Sulës u shty për mungesë të demokratit dhe të avokatit t&eu...
ZH.LL
POLITIKE
11 Dhjetor13:43
Konferenca e Kryetarëve/ Enkelejd Alibeaj propozoi ngritjen e një Komisioni johetimor për çështjet e fëmijëve, deputetët rrëzojnë propozimin
Alibeaj
TIRANË- Enkelejd Alibeaj ishte sot i pranishëm në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, nga ku bëri një pr...
ZH.LL
POLITIKE
11 Dhjetor13:28
Shtyhet senca paraprake ndaj Plarent Ndrecës, shkak mungesa e avokatëve! Gjyakata vendosi datën 26 dhjetor për seancën e radhës
Ndreca
TIRANË- Senca paraprake ndaj Plarent Ndrecës është shtyrë sërish sot për shkak të mungesës së avok...
M.B.
POLITIKE
11 Dhjetor13:20
Rusia: Qytetarët tanë të shmangin udhëtimet në Perëndim, mbartin rreziqe serioze
MOSKA- Rusia tha të mërkurën se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë aq konfrontuese, saqë qytetarët rusë nuk...
M.B.
POLITIKE
11 Dhjetor12:32
Ministri i Financave: Në fund të dhjetorit caktojmë bonusin e pranverës për pensionistët
TIRANA- Ministri i Financave Petrit Malaj ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët, ku foli në lidhje me pagat dhe informalitetin...