Banka e Shqipërisë shton blerjet e euros, në tremujorin e parë u blenë 95.5mln, por monedha vijon të dobësohet kundrejt lekut
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buz&eu...
Kanë dalë pamjet nga momenti kur efektivët e RENEA-s, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të Prokurorisë rrethojnë autom...
Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transfe...
Vajza 20-vjeçare e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes do të luajë në një dramë ikonike të adaptuar nga William Sha...
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...
CNN, përmes rubrikës analitike ‘Fareed’s Global Briefing’, i ka kushtuar vëmendje protestave që po zhvillohen prej rreth...
Një zjarr shpërtheu pasditen e së dielës, 26 korrik në një zonë me bimësi të ulët në jug të Pylaia...
Përfundimi i Kupës së Botës shënoi edhe fundin e karrierës ndërkombëtare për disa nga emrat më të njohu...
West Ham ka hyrë në histori si klubi i parë i Championship që arkëton një shifër rekord nga shitja e vetëm dy futbolli...

Duke folur në ‘Foltoren’ e Korçës, që përkon dhe me 35-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike, në një takimi masiv me qytetarët, kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi si Edi Ramën dhe regjimin e tij, përgjegjës për shkatërrimin e zgjedhjeve të lira, kapjen e shtetit dhe bashkëqeverisjen me krimin e organizuar.
Berisha theksoi se, pavarësisht përndjekjes, izolimit dhe përpjekjeve për asgjësimin e opozitës, Partia Demokratike ka mbetur e pamposhtur dhe sot paraqitet më e fortë, më e kthjellët dhe më e vendosur se kurrë për t’i dhënë fund një sistemi që sipas tij, mbijeton vetëm përmes farsës elektorale, blerjes së votës dhe dhunimit të lirive themelore të shqiptarëve.
Berisha: Miqtë e mi, ne jo vetëm që nuk u zhdukëm, po ne mbrojtëm liritë, dinjitetin, kauzën e çdo shqiptari, në kushtet më të vështira. Në kushtet kur bëhej gjithçka kundra nesh. Dhe sot jemi, jua garantoj unë ju, më të fortë se kurrë në ekzistencën tonë. Po, sot jemi më të kthjellët se kurrë dhe më të vendosur se kurrë në histori. Sot ne vijmë, sot ne vijmë pasi keni faktuar shqiptarëve dhe botës, me dokumente, me mijëra, e mijëra dokumente se Edi Rama është një armik i egër i votës së shqiptarëve. Se ai nuk zhvillon zgjedhje, po vetëm farsë elektorale. Dhe kjo, kjo është arritje e jashtëzakonshme.
Pse? Se kjo na jep të drejtën ne, në ligjin e vendit dhe ligjin ndërkombëtar, t'i japim atij çdo ndëshkim që meriton.
Ne duhet të votojmë. Ne duhet të votojmë.
Zgjedhjet sigurisht që ato ishin një traumë e vërtetë, sepse Edi Rama, për të dhunuar zgjedhjet, vetëm dy ditë para zgjedhjeve, përdori 2 miliardë euro gjoba dhe kamata. Me 2 miliardë euro gjoba dhe kamata të falura, jo zgjedhjet e një kombi me 1.5 milionë votues, po dhe 4 milionë, 5 milionë votues i shkatërron ato. Edi Rama, për të përmbysur zgjedhjet, s'i fitonte kurrë po të mos bënte listat e 28 deputetëve nga bandat, nga kartelet e drogës, Troplinët, Çelët, e të tjerë e të tjerë.
Edi Rama do ishte humbësi më i madh në qoftë se nuk do të ndante 100 euro në mes të fushatës për çdo pensionist, duke shkelur ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Edi Rama do ishte humbës dhe pa gjykatës sot, në qoftë se nuk firmoste licencat për 28.000 hektarë kanabis në mbarë vendin. Do ishte humbës sot dhe pa gjyqit, në qoftë se nuk shndërronte administratën, shërbëtorët e qytetarëve, në terroristë politikë të votës së lirë. Edi Rama nuk do, do ishte humbës sot, në rast se nuk përdorte të gjithë fuqinë ekzekutive për leje ndërtimi, për certifikata, për të gjitha në mënyrë që të mashtronte për votat.
Por miq është ky është 35 vjetor dhe ne bëjmë bilanc. Ne absolutisht në historinë tonë kemi patur gabime, kemi patur të meta, kemi patur defekte, i kemi njohur ato, por një mësim, nuk e ka nxjerrë ai. Ne jemi të pamposhtur. Jemi të pamposhtur.
Po, po. Ne jemi të pamposhtur. Edhe, ne ja u kemi provuar. Ne ja u kemi provuar shqiptarëve.
Ne, kur ai ka nxjerrë tanket, ne u kemi vënë flakën tankeve të tij. Kur ai na ka vrarë, ne i kemi përzënë nga vendi ata, parti-krimi. Kur ai na izoloj, bëri gjithçka, ne triumfuam dhe shiheni ku është dhe ku do përfundojë ai sot.
Ne jemi parti e paqes. Paqja është forca jonë, por jemi të pamposhtur. Qëndrojmë. Në momentet më kritike, kjo parti ka patur si frymëzim dhe si moto: Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.
Po. Dhe pikërisht për këtë. Dhe pikërisht për këtë, ne kemi rrojtur për liri dhe ne do rrojmë për liri dhe ne do fitojmë. Bëri përpjekjet më të jashtëzakonshme për ta, për ta përmbysur raportin. Dështoi, dështoi dhe vetëm dështoi. Raportet e zgjedhjeve sepse si kryeministër, paguan dhjetëra e dhjetëra milionë euro taksat tuaja për të mashtruar me lobistë, me deklarata, me forma, me çdo formë. Por, falë punës që bënë demokratët, opozitarët, ne grumbulluam, paraqitëm mijëra, mijëra dokumenta. Kështu që zgjedhjet faktikisht u dënuan me vdekje. Zgjedhjet ishin farsë dhe rekomandimi, dy, dy gjëra do më kujtoj, s'do lexoj raportin këtu. Por në Këshillin e Europës, Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, kryetari i delegacionit që vizitoi Shqipërinë në zgjedhje, në raportin e tij rekomandoi: Në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti. Pra, në Shqipëri, zgjedhjet i bëri shteti kundra partive. Ishin farsë dhe nuk ishin zgjedhje.
Tjetri në Parlamentin Europian: Në Shqipëri, krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit. Jam mirënjohës shumë këtyre burrave, të cilët i thanë në aulat më të shquara të Europës të vërtetat, të vërtetat që ne mbronim.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka nisur takimin me mbështetësit dhe demokratët në qytetin e Korçës, ku ka mbaj...
Drejtuesi demokrat i qarkut të Korçës, Ivi Kaso në një fjalim të mbajtur para anëtarëve dhe simpatizantëve...
Kryetari i opozitës, Sali Berisha njoftoi se Foltorja do të ndalet sot në Korçë. Në një postim online, Berisha shkruan s...
Opozita e sheh si të vonuar dhe propagande nismën e qeverisë, e cila parashikon vendosjen e filtrave mbrojtëse ndaj investimet e huaja.Jor...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Heti...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një intervistë për Syri TV me moderatoren Armela Ferko, ka deklaruar se regjimi aktu...
Sponsorizimi me çdo mjet i opozitës së opozitës mediatiko politike ishte një nga projektet që Rama e konsideroi prioritet dhe ...
Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncoi me anë të një video në rrjete sociale se si shishet e shtrenjta të verës shkonin në ...
Partia e Lirisë lëshoi akuza në drejtim të qeverisë Rama sa i takon skandaleve tek AKSHI. Në një dalje për mediat, z&e...
Ditën e sotme sekretari politik i Partisë Demokratike, dega Elbasan, Sokol Shkelzeni, në një deklaratë për shtyp lidhur me buxhe...