Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
VLORË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë sot në prezantimin e kandidatëve për deputetë në qarkun e Vlorës. Berisha ka mbajtur fjalën e tij para qytetarëve të Vlorës, ku tha se ekipi i kandidatëve të koalicionit "PD -Aleanca për Shqipërinë Madhështore" është krenari për Shqipërinë.
Ai tha se programi i Shqipërisë Madhështore nuk është as i ekzagjeruar dhe as nuk ka mungesë realizmi, pasi sipas tij PD është forca politike që ka mposhtur diktaturën.
Berisha u shpreh se nuk do ketë më asnjë shqiptar që do jetë në mjerim ekstrem sepse taksat e qytetarëve do t'ju kthehen vetë atyre. Kryedemokrati theksoi se nuk do të ketë pension nën 200 euro dhe pagë minimale nën 500 euro.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, qytetarëve të Vlorës, banorëve të këtij qarku nga Konispoli në Mifol. Vlonjateve dhe vlonjatëve në Vlorë, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen sonte.
Mirënjohjen më të pakufishme për këtë mbështetje të jashtëzakonshme. Dua të përshëndes gjithashtu këtu para jush, në emër të koalicionit, udhëheqësin politik të qarkut të Vlorës, zotin Bujar Leskaj.
Drejtuesen politike të Sarandës, zonjën Ina Zhupa. Ekipin e mrekullueshëm të përfaqësuesve tuaj në parlamentin shqiptar, krenari për Vlorën, krenari për Shqipërinë. Miqtë e mi, unë vij tek ju për të paraqitur para jush projektin e Shqipërisë Madhështore. Por theksoj këtu se në rast se ky projekt do kishte një djep, djepi i madhështisë së shqiptarëve është Vlora. Është Vlora e bukurive mahnitëse. E pasurive të jashtëzakonshme. Por është Vlora e të pamundurave madhështore në historinë tonë kombëtare. E flamurit të pavarësisë. E betejave të fituara me perandoritë. Asgjë, askund nuk shkon më shumë shpirti madhështor dhe i pamposhtur i shqiptarëve se në Vlorë tek vlonjatët.
Kur ne paraqitëm apo vendosëm të paraqesim para jush projektin tonë për një Shqipëri Madhështore, pati jo pak nga ata që menduan se këtu ka një ekzagjerim, se këtu ka një mungesë realizimi. Në të vërtetë nuk ka asnjë mungesë realizmi, nuk ka asnjë ekzagjerim sepse ne jo vetëm kemi të tillë historinë, por PD ka të tillë trashëgiminë. Është partia që përmbysi diktaturën. Është partia që ndërtoi tregun dhe Shqipërinë e lirë. Është partia që anëtarësoi Shqipërinë në NATO. Demokrate e demokratë të Vlorës, është partia që u përpoqën ta shuajnë nga faqja e dheut sepse qëndroi shqiptare, qëndroi partia e idealeve të lirisë, të dinjitetit njerëzor, të dinjitetit shqiptar. Pak muaj më parë menduan se i lanë duart me ne, por ja ku jemi sot të ngritur si Sfinksi në zenit, të pamposhtur, të sigurt në fitore.
Ne jemi burrat dhe gratë që besojmë se i bëjmë të pamundurat të mundura. Që besojmë se Shqipërina do e shpëtojmë nga e keqja që i ka rënë. Nga e keqja e radhës, sepse kombi ka njohur të këqija të mëdha. Por si kjo e fundit, ndër më të shëmtuarat, ndër më antishqiptaret, kjo e keqe e madhe zbrazi Vlorën e bukurive përrallore, VLorën e pasurive përrallore, zbrazi Shqipërinë më shumë, më keq se çdo pushtim në histori. Miqtë e mi, por ne u ngritëm si shqiptarë që besojnë se do bëjmë të pamundurën të mundur. Që besojnë se këtë regjim, këtë të keqe, do e shkulim nga rrënjët. Do e përcjellim në arkivat e historisë.
Shqipërinë Madhështore, ndërtimin e saj, ne e nisim nga shpirti madhështor i shqiptarëve, i nënave, motrave, burrave dhe grave, të cilët në shekuj kanë ndarë kafshatën me njëri-tjetrin, nuk kanë pranuar kurrë të lënë në mjerim siç ndodh sot. Po miq, e kemi shpallur, do e nisim nga zemra e dhimbsur. Do ta nisim me përulje. Do ta nisim me njerëzi. Me kujdes për ata që ky regjim pothuajse i përjashtoi nga Shqipëria, i varfëroi, i poshtëroi, i topiti dhe i la në mjerim ekstrem. Jo, jo. Nuk do ketë më asnjë shqiptar që do jetë në mjerim ekstrem sepse ne taksat tuaja, paratë tuaja, djersën tuaj, para së gjithash dhe mbi të gjitha, do ua kthejmë ju dhe vetëm ju. T’i pyesim pak këta qeveritarë, si mund të dilni ju para qindra e mijërave burrave dhe grave që shkrinë jetën e tyre, shkrinë energjitë e tyre për Shqipërinë që është sot dhe tani trajtohen në mënyrën më mjerane, më poshtëruese.
Marrin pension më pak se sa Gjermania jep për kafshën shtëpiake. Ndërkohë ministrat, mbiministrat marrin 50 pensione.
Ndërkohë ministrat, mbiministrat ulen me pjata 15 pensione. Hapin shishe 30 pensione. Si mundet? A mund të ecim në këtë mënyrë? Jo. U jap ju fjalën se 3 muajt e parë, kjo situatë përmbyset. Shqiptarët në mjerim nuk do ketë më. Çdo shqiptar do marrë 200 euro. Nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro. Nuk do ketë rrogë mesatare nën 1200 euro. Mësuesit e fëmijëve tanë do marrin 1500 euro. Shqipëria, shqiptarët nisin udhën për të dalë në krye të vendeve të rajonit për rrogat, pensionet dhe mbështetjen e tyre.
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me nisjen e procesit të votimit të shqiptarëve që banojnë jashtë...
KAMËZ- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Kamza ka vënë theksin tëk rëndësia e anëtarësimit ...
KAMËZ- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë pasditen e sotme në një takimin elektoral me të rinjtë në Kamëz. Rama...
SARANDË- Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Vlorë, Ina Zhupa përmes një postimi në "Facebook" ësht&...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama po merr sot pjesë në një takim me qytetarët në Kamëz. Teksa po mbante fjalën...
edi rama TIRANË- Në prezantimin e programit për infrastrukturën e "Shqipërisë 2030", kryeministri Edi Rama ka folur edhe p&eu...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se sistemi i kamerave që do të instalohet nga projekti i nënshkruar me Emiratet e Bashku...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë prezantimit të programit elektoral për infrastruktur&...
rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në aktivitetin "Infrastruktura, arritjet dhe Sfidat për Shqipërin&eum...
belinda balluku TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjetik&eu...