sali berisha
GJERMANI- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga Gjermania, ku po merr pjesë në Kongresin e CDU-së. Berisha e ka cilësuar Kongresin si madhështor, ku tha se ishte kënqësi të merrte pjesë në një ngjarje të tillë. Ai tha se kishte pasur një takim me Friedrich Merz dhe me shumë personalitete të tjera të rëndësishme të CDU. Lideri demokrat tha çështja kryesore e këtyre takimeve ishte bashkëpunimi mes Partisë Demokratike, opozitës shqiptare dhe CDU-së.
Berisha iu bëri thirrje shqiptarëve në Gjermani, që në zgjedhjet e përgjithshme të Shkurtit të votojnë CDU-në dhe kancelarin Merz, si "zgjedhjen në interesin më të mirë të vendit ku jetojnë, por edhe të shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo në botë." Më tej kreu i PD-së tha se fitorja e Merz në Gjermani është fitorja më e rëndësishme në botë për qendrën e djathtë pas fitores së Donald Trump në SHBA.
FJALA E BERISHËS:
Së pari ky ishte një kongres madhështor, me të cilin po kurorëzohet fitorja e Kancelarit të ardhshëm, Frederic Merz, njeriu më të rëndësishëm të Europës. Për mua ishte kënaqësi e madhe, që vija në një ngjarje të tillë pas shumë vitesh. Pata rastin të takoj shumë miq të mëparshëm, miq të rinj dhe një shtrëngim duarsh të përzemërt me kancelarin e ardhshëm, Merz dhe me shumë personalitete të tjera të rëndësishme të kësaj partie.
Në të gjitha këto takime, bashkëpunimi mes Partisë Demokratike, opozitës shqiptare dhe CDU-së ka qenë një çështje kryesore, sikundër e shfrytëzoj këtë rast për të ju bërë thirrje shqiptarëve në Gjermani, që në zgjedhjet e përgjithshme të Shkurtit të votojnë CDU-në dhe kancelarin Merz, si zgjedhjen në interesin më të mirë të vendit ku jetojnë, por edhe të shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo në botë.
Pas fitores së republikanëve në SHBA, fitorja e CDU-së në Gjermani, do të thotë defakto largimin e të majtës nga skartierja evropiane dhe shqiptare. Siç dihet fitorja në Gjermani, bën vendin e 77 njëri pas tjetrit që e majta mundet dhe triumfon qendra e djathtë dhe e djathta. Natyrisht fitorja e kancelarit të ardhshëm Merz në Gjermani, pas fitores së Donald Trump është fitorja më e rëndësishme në botë për qendrën e djathtë.
sali berisha
Artikuj te sugjeruar
r.ll
POLITIKE
3 Shkurt17:03
Berisha merr pjesë në Kongresin e CDU/ Kreu i PD-së takon Friedrich Merz: Një shtrëngim i përzemërt duarsh me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë
pamje nga kongresi
GJERMANI- Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Gjermani ku po merr pjesë në Kongresin elekto...
b.z
POLITIKE
3 Shkurt13:29
Rikonsktruksioni i konvikteve në Qytet Studenti, Rama: Kushtet me standardet e BE-së! Në Paris dhe Londër rrinë 4 veta në dhomë, këtu rrinë vetëm 2
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ministrja për Arsimin dhe Sportin,...
POLITIKE
3 Shkurt11:36
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ apel zgjedhësve, partive politike dhe organizatave: Respektoni ligjin për të dhënat personale!
TIRANË- Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, dhe Komisioneri Shtet&eum...
I.A
POLITIKE
3 Shkurt11:10
Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve: Vota e Diasporës shqetësim
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit politikë të qarqeve në selinë mavi. Mësohet se në f...
e. d
POLITIKE
3 Shkurt11:09
Kërcënohet me jetë kryetari i Komunës së Zubin Potokut
KOSOVË- Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka njoftuar se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale. Zeq...
b.z
POLITIKE
3 Shkurt10:16
Rasti ‘Çyrbja’/ Simbioza krim-politikë dhe roli në korrupsionin zgjedhor
Jurgis Çyrbja
TIRANË - Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, kandidati i Partisë Socialiste për zonën...