POLITIKE

Berisha: Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan t’u fryjnë brirëve të censurës në mënyrë të pabesueshme

n.f Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2024, 12:52
Berisha: Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan t’u
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se shumica e atyre që flasin kundër kryeministrit, Edi Rama lënë mandatin ose shkojnë në burg si ish-deputeti, Ervin Salianji. Më tej ai theksoi se ata që flasin zvarritet në mënyrë barbare në mes të rrugës, pavarësisht se ka qenë president republike, kryeministër apo kryetar parlamenti. 

Berisha shtoi se në vend ka diktaturë pasi po përdorën të gjithë mekanizmat e shëmtuar të frikës. Sipas tij 38 mijë qytetarë shqiptarë janë arrestuar nga kryeministri, Edi Rama në vitin 2015, për fatura drite. Ai theksoi se kjo nuk ndodh në asnjë vend në botë.

Kreu i PD-së tha se Rama arreston gazetarët ndërsa vrasësit serialë nuk janë në burg. Ai theksoi se gazetari që gjeti se dilte emri i Edi Ramës tek fliste me bandat, është në arrest shtëpie. Sipas tij e vërteta është se nuk është kohë e mirë për të drejtat e njeriut. Ai theksoi se vendi i cili ka një nen më të mrekullueshmin në Kushtetutë për lirinë e fjalës, nenin e parë të Kushtetutës, SHBA, filluan t’u fryjnë brirëve të censurës.

Ky takim dhe ky forum mblidhet për problemin më themelor, sepse në hierarkinë e të gjithë të vërtetave që ne qëmtojmë, që ne besojmë, që ne mbrojmë, në politikë, në art, në shkencë, kudo, janë 3-4 prej tyre që janë sa hyjnore, aq edhe tokësore. Që në hierarkinë e të vërtetave dhe vlerave janë më kryesoret. T’i marrim pak se çfarë ndodh me ne.


Liria e fjalës, ne këtu flasim. Flasin edhe disa të tjerë, po shumica e atyre që flet kundër padrinos, lë mandatin dhe shkon në burg siç ka shkuar Ervin Salianji apo zvarritet në mënyrë barbare në mes të rrugës, pavarësisht se ka qenë president republike, kryeministër, kryetar parlamenti dhe pavarësisht mbi të gjitha se nuk mund të ndodhë kurrë zvarritja në rrugë në një vend ku ka ligj dhe Kushtetutë dhe se nuk mund të arrestohet asnjë person nën hetim. Është diktaturë sepse përdor të gjithë mekanizmat e shëmtuar të frikës, të mbjelljes së frikës. Diktatura është mbretëri frike.


Besim, 38 mijë qytetarë shqiptarë ka arrestuar Edi Rama në vitin 2015, për fatura drite, që nuk ka vend në botë që nuk ia arreston. Është diktaturë se bën arrestimin e lidershipit politik në mënyrë që të mos ketë rotacion. Arreston gazetarët, vrasësit serialë nuk janë në burg. Gazetari që gjeti se dilte emri i Edi Ramës tek fliste me bandat, është në arrest shtëpie. E vërteta, e thashë, nuk është kohë e mirë për të drejtat e njeriut sot sepse filloi në mënyrë të pabesueshme, vendi i cili frymëzon me këto të drejta, vendi i cili ka një nen më të mrekullueshmin në Kushtetutë për lirinë e fjalës, nenin e parë të Kushtetutës, SHBA, filluan t’u fryjnë brirëve të censurës.


Mediat e mëdha që u bënë anticensurë, iu kërkua haptas të vendosnin censurën. Filluan publikisht të flasin se duhet censura. Kjo është e vërteta. Dhe kush e bënte këtë? Ata, të cilët kanë etiketën liberalë. Ua them unë ju se ata janë stalinistë të vërtetë. Dhe ua them me bindjen më absolute. Ata që hiqen si liberalë, ata tani censurë. Po rrezikove fjalën, ke rrezikuar çdo gjë. Ndaj dhe këtu, të gjitha mediat kombëtare janë media qeveritare. Po e dini ju se burgjet në Shqipëri janë një ferr i vërtetë. Nuk mund ta imagjinoni. Janë qindra të sëmurë që nuk ua zbardhin vendimet. Gjykatësi ka një detyrim që brenda kaq ditësh të zbardhë vendimin. 70 ditë, 100 ditë, nuk i zbardhet vendimi.

mbledhja e grupit parlamentar të pd-së berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë