POLITIKE

Berisha: Paratë që Rama duhej ti jepte si rritje pagash dhe pensionesh, i vodhi në punëra publike

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Maj 2025, 20:36

Berisha: Paratë që Rama duhej ti jepte si rritje pagash dhe

MIRDITË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takimin përmbyllës të fushatës elektorale për PD-ASHM në Mirditë. Gjatë fjalës së tij Lideri i opozitës akuzoi Kryeministrin Edi Rama se arsyeja se pse nuk i ka rritur pagat dhe pensionet e shqiptarëve, është arsyeja që i vodhi në punëra publike. Kryedemokrati gjithashtu theksoi se në vitin 2014 gjer në vitin 2023, 1 milionë e 99 mijë shqiptarë u larguan vetëm për në BE. 

"Mirditore dhe mirditorë, nga zemra ju përshëndes dhe shpreh ju këtu dhe të gjithë banorëve të Mirditës dhe mirditorëve kudo që janë sot, në Shqipëri jashtë vendit, mirënjohjen time më të pakufishme, nderimin tim më të madh, për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme që i kanë dhënë PD-së, opozitës shqiptare, për rolin e tyre të jashtëzakonshëm në historinë kombëtare të shqiptarëve. I dashur kryetari i bashkisë, Albert Melyshi. I dashur udhëheqësi politik i qarkut Lezhë, për PD-ASHM, Agron Gjekmarkaj.

Të dashur kandidatë për deputetë dhe deputetë, përfaqësues të shquar të qytetarëve qarkut të Lezhës, krenari e vërtetë për PD, për banorët e Lezhës dhe mbarë Shqipërisë. Të dashur miq, kjo ishte dhe është java e Njishave.
Me numrin e Zotit, Njishat kanë marrë në dorë sot, fatin e Shqipërisë. Kanë marrë në dorë fitoren e shumë pritur të datës 11 maj. Kudo që shkoj, dritën, shkëlqimin e saj, që buron nga zemra, shpirti, sytë e qytetarëve të ringritur me shpresë dhe besim për tu ndarë nga një e keqe, që ata kurrë nuk e meritonin. Për tu ndarë nga një e keqe e madhe, që po shkreton Mirditën Madhështore dhe Shqipërinë Madhështore.

Për tu ndarë nga një e keqe që po mbyll klasat, po mbyll shkollat, që po mbjell vetmi dhe pasiguri në votrat shqiptare. E tha i nderuari Ndoka këtu para nesh, kur të ikin fëmijët dhe mbetesh vetëm, në një mënyrë ose në një tjetër, dënohesh me vetmi, por vetmia nuk është vetëm kaq, dënohesh dhe me pasigurinë e ditëve që vijnë.
Të gjitha këto u bënë epidemi këto 11 vite, miqtë e mi. E vërteta është kjo, se nga viti 2007 deri në viti 2014, Mirdita, Lezha, Shqipëria u rrit në popullatë nga viti në vit. Sepse kishte shpresë se Mirdita bëhet, se Shqipëria bëhet. Kishte shpresë se i riu dhe e reja në këtë vend, mund të ndërtonin ëndërrën e tyre shqiptare, ëndrrën e tyre mirditore.

Nga viti 2014 gjer në vitin 2023, 1 milionë e 99 mijë shqiptarë u larguan vetëm për në hapësirën e BE-së. U larguan nga Shqipëria sa kurrë ndonjëherë në historinë e saj shekullore. U larguan nga Shqipëria sa nga asnjë komb tjetër, nga çfarë do lloj lufte apo epidemie që do kishte njohur. U larguan nga Shqipëria miqtë e mi, sepse u vranë, u rrënuan mundësitë e shqiptarëve dhe bashkë me to, shpresa dhe besimi për një të ardhme në vendin e tyre. Po e ndëgjuam Ndokën këtu. Si asnjë moshatar i tij në Ballkan dhe në Europë, Edi Rama ngriu pensionet, të cilat ishin pa diskutim të ulëta, por me rritje vertikale nga viti 2005 në 2013.

Dhe për herë të parë në historinë tonë, në vitin 2013 ne kishim rrogat dhe pensionet më të larta në Rajon. Çfarë ndodhi? Si u rrokullisëm ne në 10 vite? Sepse ndaloi rritjen e pensioneve. Po pse e ndaloi? Se nuk kishte lek? Jo, kishte lek, pa diskutim. Por sepse miliarda e miliarda që duhej tu jepeshin pensionistëve, rrogëtarëve, u vodhën, u vodhën dhe vetëm u vodhën në punëra publike," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë