POLITIKE

Berisha: PD do të thërrasë protesta të tjera kombëtare! Studentët po luftojnë që të qëndrojnë në vendin e tyre

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Tetor 2026, 23:24
Berisha: PD do të thërrasë protesta të tjera kombëtare!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka parlajmëruar thirrjen e të tjera protestave kombëtare. Nga selia blu, Berisha u shpreh se studentët po luftojnë për idealin më atdhetar, të qëndrojnë në vendin e tyre.

‘Nuk ka luftë, nuk ka betejë më atdhetare, më fisnike, më patriotike se kjo’, theksoi kryedemokrati.

Zoti Berisha, ju keni dalë hapur në mbështetje të protestës studentore që prej nisjes së saj. Ndërkaq, po krahas lëvizjes dhe protestës së ditës së sotme, Partia Demokratike thirri po ashtu protestë pranë ambienteve të Kryeministrisë. Pyetja ime për ju zoti Berisha është, a do të vijojë Partia Demokratike të thërrasë protesta në vijim apo do të shtrijë të gjithë energjinë dhe mbështetjen e saj tek protestat studentore?

Sali Berisha: Partia Demokratike, ju falënderoj për pyetjen.

Së pari, shfrytëzoj rastin t'u bëj thirrje të gjithë demokratëve dhe demokrateve, demokratëve të Tiranës dhe të Shqipërisë, që nesër të bashkohen në orën e protestës me studentët në mbrojtje të kauzës së tyre, në mbështetje të tyre. Kjo e para.

E dyta, kjo e sotmja ishte protestë kombëtare e Partisë Demokratike, e thirrur në mbështetje të studentëve.

Partia Demokratike pa diskutim që do të thërrasë protesta të tjera kombëtare si në mbështetje të studentëve ashtu dhe për kauzë direkt, e cila s'mund të jetë ndryshe nga ajo e studentëve, është e vërteta në këtë periudhë.

Kështu që është një detyrim madhor, jo partiak, të mbështesësh ato vajza që kanë treguar një guxim të jashtëzakonshëm. Ju jeni gazetarë dhe lexoni, po ato kanë fituar një simpati botërore të paparë.

Mediat e botës, rrjetet sociale në botë, ato i mbajnë flamur, edhe djemtë dhe po kështu.

Pra, për çdo shqiptar, aktet e burrërisë, të guximit, të trimërisë të studentëve janë një frymëzim, duhet të jenë një frymëzim.

Por është dhe një detyrim madhor. Çdo prind, çdo gjysh, gjyshe, nënë, baba, çdo qytetar duhet të jetë në këmbë në mbështetje të tyre.

Pse po luftojnë ata? Ata po luftojnë për idealin më atdhetar, po luftojnë që të qëndrojnë në vendin e tyre, të mos ikin siç kanë ikur 750 mijë të tjerë.

Ata po luftojnë pra që ky vend të banohet nga shqiptarë, nga kombi shqiptar dhe Shqipëria të quhet Shqipëri. Nuk ka luftë, nuk ka betejë më atdhetare, më fisnike, më patriotike se kjo.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?