Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të tij. Gjatë fjalës së tij Berisha foli në lidhje me vrasjen e regjistruar në Pogradec ku u tentua nga policia të fshihej ngjarja. Berisha tha se babait me dy fëmijë, një njeriu të ndershëm i morën jetën në mesditë në Pogradec.
Ai shtoi se për së dyti atë e vrau policia e narkoshtetit, e cila në një ngjashmëri me Klodian Rashën, bëri gjithçka të fshihte vrasjen makabre të një qytetari, të një babai, vetëm e vetëm se vrasësi ishte i sojit të krimit, i sojit të Rilindjes.
Ai theksoi se policia lëshonte komunikatë, përdhoste të vdekurin, viktimën. Sipas Berishës policia në një akt ndër më kriminalët, për të mbrojtur xhelatin, vrasësin fshihte shkakun e vdekjes.
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve guximtarë, misionarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar. Një nderim të veçantë për oratorët e parlamentit të fjalës së lirë, që përcjellin këtu nga kjo platformë çdo ditë të vërtetat që fsheh, krimet që kryen, vjedhjet monstruoze, të ligat që regjimi diktatorial i bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve, u shkakton qytetarëve të këtij vendi.
Të dashur miq, asnjëherë nuk duhet të harrojnë shqiptarët se çdo ditë që kalon me këtë narkoregjim në pushtet është një ditë jo e mirë, është një ditë e keqe për qindra e qindra shqiptarë që mbledhin plaçkat e tyre dhe largohen nga Shqipëria. Është një ditë e keqe, jo e mirë për qindra mijëra fermerë shqiptarë që shkojnë drejt falimentimit për shkak të vasalitetit të Edi Ramës ndaj Beogradit dhe Ballkanit të Hapur. Për shkak të kontrabandës së qeveritarëve të korruptuar dhe mbetjes në fushë të prodhimeve të fermerëve shqiptarë.
Çdo ditë që kalon është një ditë jo e mirë për fëmijët shqiptarë, studentët, nxënësit sepse është një ditë rënie tjetër e shkollimi, e arsimit në Shqipëri si në asnjë vend tjetër. Çdo ditë që kalon në këtë vend është në avantazh të krimit, vrasjeve, makabriteteve dhe fshehjeve të tyre. Dje, një babai me dy fëmijë, një njeriu të ndershëm i morën jetën në mesditë në Pogradec. Por për së dyti atë e vrau policia e narkoshtetit, e cila në një ngjashmëri me Klodian Rashën, bëri gjithçka të fshihte vrasjen makabre të një qytetari, të një babai, vetëm e vetëm se vrasësi ishte i sojit të krimit, i sojit të Rilindjes.
Dhe policia lëshonte komunikatë, përdhoste të vdekurin, viktimën. Policia në një akt ndër më kriminalët, për të mbrojtur xhelatin, vrasësin fshihte shkakun e vdekjes. Shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Shpreh respektin tim për reagimin e menjëhershëm të gazetarëve të Pogradecit dhe qytetarëve të atij qyteti të mrekullueshëm, pa të cilët të vërtetën e vrasjes së një njeriu të pafajshëm nga vrasësi rilindas dhe policia e Rilindjes do ta merrte varri.
sali berisha policia vrasje ne pogradec
Artikuj te sugjeruar
n.f
POLITIKE
12 Gusht20:34
Instituti i Studimeve Politike: Kuvendi në Shqipëri nuk ka mekanizma funksionale! Nuk lufton të parandalojë konfliktin e interesit të deputetëve
Kuvend
TIRANË- Në Tiranë, Instituti i Studimeve Politike thekson në një raport mbi integritetin e Kuvendit, se parlamenti nuk ka m...
r.ll
POLITIKE
12 Gusht13:10
Ditë e re, zhytje e re/ Meta ndan videon duke notuar në liqenin e Jazhicës: Malet tona më të larta, ujërat tona më të kaltra!
ilir meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta siç duket nga videot që poston gati çdo ditë në rrje...
r.ll
POLITIKE
12 Gusht12:32
PD kallëzon në SPAK Balluku për tunelin e Llogarasë: Ja 10 shkeljet që ka kryer ministrja
belinda balluku
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Kryetarit të tij Gazment Bardhi, ka kallëzuar në SPAK...
r.ll
POLITIKE
12 Gusht10:02
Neglizhenca e seancave plenare penalizon xhepin e deputetëve, sa u gjobitën ligjvënësit për mungesat në Kuvend
kuvendi
TIRANË- Mungesa në seanca plenare apo komisione parlamentare, gjatë periudhës së muajit korrik ka bërë që ...
n.f
POLITIKE
11 Gusht21:41
Berisha: Beleri fitoi, por u arrestua politikisht! Vangjel Tavo nuk është as grek, as vllah, as sllav, as shqiptar, është mafioz si Edi Rama
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur pos...
n.f
POLITIKE
11 Gusht21:41
Berisha: Shqipëria me tre drejtuesit kryesorë të opozitës të arrestuar ose në procese politike, tejkalon dhe Rusinë e Putinit
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur posht&eum...
r.ll
POLITIKE
11 Gusht14:34
VIDEO/ Veliaj dhuron "spektaklin" e radhës në Paris, shtrin në tokë presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes
erion veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Paris për të ndjekur kompeticionin e Lojërave Olimpike,...
r.ll
POLITIKE
11 Gusht13:11
"Përshëndetje nga Prevalla", Meta habit ndjekësit, poston videon i zhytur në përroin rreth 30 cm të thellë
ilir meta
PREVALLË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme në Prevallë, në zonën e...
n.f
POLITIKE
10 Gusht21:21
Berisha: Sot pas 36 vitesh, Edi Rama ka faktuar se punon si varrmihës i demokracisë për një Shqipëri pa opozitë
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur posht&eum...